Ekstradohet nga Amerika vrasėsi fierak

Ekstradohet nga SHBA-ja super i kėrkuari Gramoz Yzeiri. Riatdhesimi i tij ėshtė bėrė nė orėn 23:30 tė sė mėrkurės dhe sipas burimeve zyrtare tė policisė sė Fierit, Yzeiri ishte shpallur nė kėrkim pėr veprat penale: "mbajtje pa leje tė armėve dhe municioneve luftarake nė sasi tė madhe", "vrasje nė bashkėpunim", "trafik lėndėsh narkotike", si dhe "falsifikim tė dokumenteve". Mėsohet se 38-vjeēari fierak ėshtė arrestuar nė Teksas tė Amerikės. Ai kishte mundur tė fshihej nė SHBA falė dokumenteve false qė kishte siguruar nė Shqipėri, e mė pas nė disa vende tė Europės Qendrore dhe asaj Perėndimore, ku ka qėndruar ilegalisht pėr disa kohė. Yzeiri kėrkohej prej policisė pėr vrasjen e Xheladin Qelisė, ngjarje kjo e ndodhur 11 vjet mė parė, mė 13 qershor tė vitit 1998. Sipas burimeve nga Seksioni i Personave tė Shpallur nė Kėrkim pranė Drejtorisė sė Policisė sė Qarkut Fier, mėsohet se nė prill tė vitit 2004, uniformat blu fierake, nė bashkėpunim me forcat speciale RENEA, zhvilluan njė operacion nė lagjen "1 Maj" pėr arrestimin e tij, por pa rezultat. Ai mundi qė t‘i largohej policisė, ndėrkohė qė nga kontrolli i kryer nė banesėn e tij u gjet dhe u sekuestrua njė sasi e konsiderueshme lėnde narkotike e llojit kokainė dhe pėrzierės, qė kapte sasinė e afro 72 kg, disa armė luftarake dhe municione nė sasi tė konsiderueshme. Tė njėjtat burime referojnė se Gramoz Yzeiri ėshtė vėnė nė pranga disa muaj mė parė nė shtetin e Teksasit, por ekstradimi i tij nė Shqipėri ėshtė bėrė i mundur pas plotėsimit tė dokumentacionit tė dosjes sė tij. Yzeiri ka mbėrritur nė Shqipėri nėpėrmjet aeroportit ndėrkombėtar "Nėnė Tereza" dhe pasi u ėshtė dorėzuar autoriteteve pėrkatėse shqiptare, ėshtė dėrguar nė njė burg tė sigurisė sė lartė.

Mėsohet se 38-vjeēari ėshtė arrestuar nė Teksas tė Amerikės, nė afėrsi tė banesės sė tij, falė bashkėpunimit tė Interpol Tirana me Interpol Uashingtonin dhe agjentėt e ISE-ės. Ndėrkohė, sipas policisė sė Fierit, i ekstraduari nga Teksasi i SHBA-sė, Gramoz Yzeiri, konsiderohet si mbėshtetės i fuqishėm i Selami Hasanit, i cili u arrestua pak ditė mė parė si autor i vrasjes sė kushėririt tė Arben Isufajt, ose i njohur ndryshe si Ben Qimja. Po ashtu, Yzeiri konsiderohet edhe si krahu i djathtė i Renato Saliajt, i njohur ndryshe si Renato Ēami. Burimet zyrtare tė policisė sė Fierit tregojnė pėr "Shqip" se Yzeiri, Saliaj dhe Hasani, prej vitesh kanė qenė bashkėpunėtorė. Tė njėjtat burime pohojnė se nė shumė ngjarje tė ndodhura vite mė parė nė Fier, ku ėshtė lakuar emri i Selami Hasanit apo dhe Gramoz Yzeirit, tė dy kėta "aktorė" tė rėndėsishėm kanė pasur dijeni ose kanė qenė shumė pranė me njėri-tjetrin. Kontrolli pėr drogė i ushtruar nė prill tė vitit 2004, nga ku u sekuestrua sasia e madhe e kokainės dhe pėrzierėsi, ka pasur si objekt pikėrisht banesat e miqve tė ngushtė, Selami Hasanit dhe Gramoz Yzeirit, pasi banesat e tyre janė pranė me njėra-tjetrėn. Tė dy kėta persona kanė mbėshtetur njėri-tjetrin nė mjaft aktivitete qė policia i cilėson si tė dyshimta dhe kriminale.




Ngjarja

Gramoz Yzeiri dyshohet se ka vrarė nė bashkėpunim Xheladin Qelinė dhe motiv i saj ka qenė hakmarrja. Ngjarja e ndodhur nė vendin e quajtur bar "Rinia", e vendosur nė qendėr tė qytetit tė Fierit, ėshtė regjistruar 13 qershorin e vitit 1998. Vrasja e Xheladin Qelisė dyshohet prej policisė se ka lidhje me njė vrasje tė ndodhur mė parė nė lokalin "Zėrat e Natės", ku ka mbetur i vrarė nipi i Renato Saliajt, ose njohur ndryshe me pseudonimin Renato Ēami. Kjo vrasje prej vitesh ka mbetur pa autor dhe ėshtė rihapur pėr t‘u hetuar nė fillim tė vitit 2008. Ndėrkohė qė pėr veprėn penale tė "trafikut tė lėndėve narkotike", Gramoz Yzeiri ėshtė shpallur fajtor dhe dėnuar nga Gjykata e Shkallės sė Parė tė Rrethit Gjyqėsor Fier me 12 vjet heqje lirie.



 

Publikoje në:

Disktutime, lajme dhe informacione nga jeta e perditshme

Informacione mbi artikullin

Gazeta Shqip

Publikuar nga: Gazeta Shqip

Tė tjera lajme interesante

Regjistrim

Ju mund tė regjistroheni pėr RSS ose pėr tė marrė e-mail me lajmet mė tė fundit.

Regjistrohuni per RSS feed


Ky opsion do tė rivendose dhe njėherė rregullat a paracaktuara tė shfaqjes sė lajmeve nė faqe.

Ri-vendos