Artistėt emigrantė hapin sezonin e ri nė Teatrin “Andon Z. Ēajupi” nė Korēė

Teatri “Andon Zako Çajupi”  i qytetit tė Korçės do tė çelė sezonin e ri artistik nė 30 gusht me njė variete me humor dhe kėngė, protagonistė tė sė cilės do tė jenė artistėt Arben Dervishi dhe Ermira Babaliu, tė cilėt prej vitesh jetojnė dhe punojnė nė SHBA. Aktivitetet e kėtij institucioni artistik, edhe kėtė sezon mbėshteten tek forcat mė tė mira krijuese pėr tė dhuruar sa mė shumė spektakėl e cilėsi pėr artėdashėsit.  “Varieteja me humor dhe kėngė qė do tė çelė sezonin e aktiviteteve kulturore tė teatrit risjell nė skenė artistė tė njohur korçarė si humoristin Arben Dervishi, kėngėtaren Ermira Babaliu apo libretistin  Maksi Stiko”, tha drejtoresha e kėtij teatri, aktorja Zamira Kita. Nostalgjia e artėdashėsve korçarė pėr artistėt e larguar, por edhe e vetė kėtyre artistėve qė i rikthehen skenės sė qytetit tė tyre, garanton njė  sukses tė premierės sė komedisė qė do tė shfaqet nė teatrin e Korçės nga fundi i muajit gusht. “Vetė artistėt kanė dėshirė tė rikthehen  nė qytetin ku janė formuar si tė  tillė, pėr tė shpalosur njė krijimtari mė cilėsore qė pa dyshim do tė mirėpritet nga artėdashėsit korçarė”, cilėsoi znj.Kita, e cila ėshtė dhe njė nga artistet qė do tė interpretojė nė varietenė premierė tė teatrit tė Korçės. Tre nga artistėt kryesorė tė premierės, aktori Arben Dervishi, kėngėtarja Ermira Babaliu dhe libretisti Maksi Stiko, kanė emigruar nė SHBA dhe tashmė rikthehen sė bashku nė Korçė me njė projekt tė pėrbashkėt kulturor nė bashkėpunim me teatrin e kėtij qyteti.Varieteja me humor qė do tė çelė sezonin artistik tė vjeshtės, me libret tė Maksi Stiko, trajton tema tė korrupsionit dhe aspekteve sociale tė jetės shqiptare, duke i pėrcjellė ato me humor. Kjo premierė do tė sjellė nė skenė, veç kėngėtares sė njohur Ermira Babaliu, edhe Lazarela Detin e tė tjerė interpretues tė kėngėve qytetare dhe serenatave korçare. 

 

...

 

Publikoje në:

Disktutime, lajme dhe informacione nga jeta e perditshme

Informacione mbi artikullin

Gazeta 55

Publikuar nga: Gazeta 55

Tė tjera lajme interesante

Regjistrim

Ju mund tė regjistroheni pėr RSS ose pėr tė marrė e-mail me lajmet mė tė fundit.

Regjistrohuni per RSS feed


Ky opsion do tė rivendose dhe njėherė rregullat a paracaktuara tė shfaqjes sė lajmeve nė faqe.

Ri-vendos