MASH-i shpall fituesit e Olimpiadės Kombėtare tė Matematikės



Ministria e Arsimit shpalli dje fituesit e Olimpiadės Kombėtare tė Matematikės pėr nxėnėsit e shkollave te mesme, i cili u zhvilluar nė datėn 15 mars 2008. Nxėnėsit e klasave X, XI, XII, qė janė fitues deri nė vendin e gjashtė sipas listės sė mėposhtme, duhet tė paraqiten nė datėn 5 prill nė Fakultetin e Shkencave tė Natyrės, Universiteti i Tiranės, ku do tė zhvillohet testi seleksionues pėr kėta nxėnės, pėr tė pėrfaqėsuar Shqipėrinė nė Olimpiadėn Ballkanike. Ndėrsa nxėnėsit qė kėrkojnė tė ankimojnė rezultatet e tyre pėr pikėt e marra, mund tė paraqiten nė Fakultetin e Shkencave tė Natyrės deri nė datėn 29 mars dhe tė kontaktojnė me Edmond Pishėn.
Pesė olimpiadat kombėtare
MASH-i organizon ēdo vit, nėpėrmjet Drejtorive Arsimore Rajonale, 5 olimpiada kombėtare nė lėndėt: Matematikė, Informatikė, Fizikė, Biologji dhe Letėrsi. Ēdo vit nga kėto konkurse spikasin dhe nderohen me ēmime rreth 150 nxėnės tė talentuar tė moshave nga 14–18 vjeē. Deri sot Shqipėria ka marrė pjesė nė 23 olimpiada ballkanike dhe 7 botėrore. Rezultatet pozitive tė nxėnėsve tanė nė aktivitetet shkencore jashtė shtetit, tashmė janė bėrė njė realitet i pranueshėm nga juritė ndėrkombėtare. Sipas MASH-it, ky rezultat ėshtė edhe njė fryt i punės sė mėsuesve nė shkollat e mesme tė vendit.
Fituesit
Sipas listės zyrtare qė po publikon MASH-i, fituesit janė nga qytete tė ndryshme tė vendit. Pėr klasat e nėnta vend tė parė ka marrė njė djalė nga qyteti i Fierit, Tedi Alia, ndėrsa vendi i dytė dhe i tretė ėshtė fituar nga konkurrentė qė vinin nga Shkodra, Durrėsi dhe Tirana. Ndėrsa pėr klasat e dhjeta janė renditur qytetet e Elbasanit, Tiranės, Vlorės, Fierit dhe Dibrės. Pėr klasat e njėmbėdhjeta mė shumė pikė ka marrė konkurrenti nga kryeqyteti, duke u vijuar mė pas nga konkurrentė mė me pak pikė nga qytete tė tjera.



Fituesit
Klasa IX
Vendi i parė
Tedi Alia 24 pikė Fier
Vendi i dytė
Disel Spahija 23 pikė Shkodėr
Vendi i tretė
Rigert Mema 22 pikė Durrės
Arnold Shehu 22 pikė Tiranė
Klasa 10
Vendi i parė
Kristiana Tulina 20 pikė Elbasan
Vendi i dytė
Erion Dervishi 18 pikė Tiranė
Vendi i tretė
Jurgen Fataj 12 pikė Vlorė
Vendi i katėrt
Endrit Shehaj 11 pikė Fier
Vendi i pestė
Elona Hasa 10 pikė Dibėr
Vendi i gjashtė
Elvira Troka 9 pikė Fier
Klasa XI
Vendi i parė
Andi Reci 31 pikė Tiranė
Vendi i dytė
Manushaqe Muēo 18 pikė Vlorė
Vendi i tretė
Niko Kaso 15 pikė Vlorė
Jurgen Kopliku 15 pikė Tiranė
Albana Grėmbi 15 pikė Fier
Ndriēim Hajdari 15 pikė Lushnje
Klasa XII
Vendi i parė
Erdian Spaho 22 pikė Tiranė
Vendi i dytė
Eglantina Dani 19 pikė Tiranė
Vendi i tretė
Redi Haderi 16 pikė Shkodėr
Vendi i katėrt
Rezarta Myrtollari 14 pikė Korēė
Vendi i pestė
Ornela Lalaj 10 pikė Vlorė
Limonera Bozhaj 10 pikė Fier
Marsida Ēollaku 10 pikė Tiranė



27 Mars 2008

 

Publikoje në:

Disktutime, lajme dhe informacione nga jeta e perditshme

Informacione mbi artikullin

Albania

Publikuar nga: Albania

Tė tjera lajme interesante

Regjistrim

Ju mund tė regjistroheni pėr RSS ose pėr tė marrė e-mail me lajmet mė tė fundit.

Regjistrohuni per RSS feed


Ky opsion do tė rivendose dhe njėherė rregullat a paracaktuara tė shfaqjes sė lajmeve nė faqe.

Ri-vendos