Farmacitė nuk respektojnė distancat

Letra tė gjata, ankesa dhe diskutime tė gjera mes farmacistėve.

Pranė Autoritetit Shėndetėsor Rajonal ēdo ditė mbėrrijnė ankesa nga farmacitė e Tiranės, pėr biznese tė tjera qė duan tė ngrihen fare pranė tyre, pa respektuar distancėn 100-150 metra.

Nisur nga kėto dhe disa mangėsi tė konstatuara nė ligj urdhri i farmacistėve ka listuar njė grup problemesh qė ndesh sot shėrbimi i farmaceutikės. Distanca 100-150 metra krijon amulli, konkurrencė tė pandershme dhe shkel hapur parime tė profesionalizmit. Kėto janė disa nga konstatimet e bėra nga urdhri i farmacistėve.

Problemet

"Kriteri i distancės sė farmacive, i sanksionuar nė ligjin e barnave qė ėshtė aktualisht nė fuqi, ėshtė vendosur duke iu referuar legjislacionit europian", sqaron urdhri i farmacistėve.

Ky kriter ėshtė i zbatueshėm sot nė 15 vende tė Komunitetit Europian. Njė kriter tjetėr shumė i rėndėsishėm pėr cilėsinė dhe sigurinė e barnave e tė shėrbimit farmaceutik ėshtė vendosja nga Gjykata e Drejtėsisė Europiane me datėn 19 maj 2009, i cili ka mbėshtetur tė drejtėn e shteteve europiane, qė pronari i farmacisė duhet tė jetė farmacist dhe askush tjetėr nuk mund tė hapė farmaci apo tė ushtrojė profesionin e farmacistit pa u diplomuar si i tillė.

"Ky koncept i Ministrisė sė Ekonomisė, qė ka vėnė shenjėn e barazimit midis tregtisė sė lirė tė mallrave dhe shėrbimit me barna, tregon se politikat e barnave janė thjesht politika tregtare dhe shėndeti i njeriut ėshtė baras me mall. Ky vendim akoma nuk ėshtė njohur nga i gjithė komuniteti i farmacistėve, por kanė mbėrritur me dhjetėra reagime ndaj kėtij kthimi mbrapa nė shėrbimin farmaceutik", sqaroi kreu i urdhrit tė farmacistėve, Arjan Jaupllari.

Ligji

Nė njė sqarim zyrtar, urdhri i farmacistėve thekson se njė pjesė e ligjit ėshtė lidhur gonxhe, duke qenė se ndryshimi herė pas here i legjislacionit ka kthyer nė amulli tregun farmaceutik.

Nė lidhje me kėtė referencė na ēudit fakti qė nė VKM-nė Nr. 583, tė cituar mė sipėr, edhe pse nė ligjin Nr. 10081, datė 23.02.2009, "Pėr licencat, autorizimet dhe lejet nė Republikėn e Shqipėrisė", ligj mbi tė cilin ėshtė mbėshtetur dalja e kėtij vendimi nuk ėshtė shprehur nė lidhje me heqjen e kriterit tė distancės pėr hapjen e farmacive tė sanksionuar nė ligjin Nr. 9323.

Kėtė kriter e ka hedhur poshtė nėpėrmjet kėtij vendimi. "Farmacitė hapen nė zonat urbane, nė njė largėsi 100-150 metra, nė varėsi tė dendėsisė sė popullsisė, njė pėr ēdo tre mijė banorė". Ky pėrjashtim nga ana e VKM-sė tė kėtij kriteri ligjor e bėn antikushtetues kėtė vendim dhe pėr pasojė tė gjitha subjektet farmaceutike qė do tė licencohen duke shkelur kėtė kriter do tė jenė licenca tė pavlefshme, por, nga ana tjetėr, do tė krijojė njė amulli dhe ēoroditje tė shėrbimit farmaceutik.



Barnatoret, 24 orė


ASHR, asistencė pėr

ēeljen e aktiviteteve natėn


Farmacitė e kryeqytetit janė tė hapura 8 orė, 12 orė apo 16 orė. Vetėm 2 nga farmacitė e kryeqytetit japin shėrbim farmaceutik 24 orė nė 24. Problemin e ka vendosur nė dukje Autoriteti Shėndetėsor Rajonal, i cili pas kontrolleve tė kryera nga inspektorėt e kėsaj strukture, nė tre muajt e parė tė vitit 2009, ka dalė nė pėrfundimin se shėrbimi farmaceutik gjatė orėve tė vona tė natės gjendet me vėshtirėsi. ASHR-ja u ka bėrė thirrje subjekteve farmaceutike qė duan tė ofrojnė kėtė shėrbim, se pranė saj do tė gjejnė gjithė konsulencėn dhe lehtėsirat e duhura, me qėllim qė tė shtohet numri i farmacive qė punojnė natėn.

Nė njė qytet ku jetojnė mesatarisht 1 milion banorė tregtojnė barna gjatė natės vetėm dy farmaci. "Problem tjetėr i konstatuar gjatė kontrolleve ishte shėrbimi "farmaci roje nate", qė aktualisht mbulohet vetėm nga dy farmaci, tė cilat nuk mund t‘i plotėsojnė kėrkesat dhe nevojat e qytetarėve pėr kėtė shėrbim", ka sqaruar Autoriteti Shėndetėsor Rajonal i qytetit tė Tiranės.




 

Publikoje në:

Disktutime, lajme dhe informacione nga jeta e perditshme

Informacione mbi artikullin

Gazeta Shqip

Publikuar nga: Gazeta Shqip

Tė tjera lajme interesante

Regjistrim

Ju mund tė regjistroheni pėr RSS ose pėr tė marrė e-mail me lajmet mė tė fundit.

Regjistrohuni per RSS feed


Ky opsion do tė rivendose dhe njėherė rregullat a paracaktuara tė shfaqjes sė lajmeve nė faqe.

Ri-vendos