Shpallen fituesit e Olimpiadės sė Matematikės

Ministria e Arsimit dhe Shkencės shpall fituesit e Olimpiadės Kombėtare tė Matematikės pėr nxėnėsit e shkollave tė mesme. Janė shpallur plot 23 fitues nga viti i parė gjimnaz deri nė vitin e katėrt. Ata janė nga qytete tė ndryshme, si Shkodra, Tirana, Fieri, Durrėsi, etj. Nxėnėsit e klasave 9, 10, 11, 12, qė rezultojnė fitues nga vendi i parė deri nė tė gjashtin, mund tė garojnė pėr Olimpiadėn Ballkanike. Ministria e Arsimit bėri tė ditur dje se "nxėnėsit qė gjejnė emrat nė listė duhet tė paraqiten deri mė 5 prill nė Fakultetin e Shkencave tė Natyrės nė Tiranė, pėr tė marrė pjesė nė testin seleksionues, nga i cili dalin edhe pėrfaqėsuesit e Shqipėrisė nė Olimpiadėn Ballkanike". Ndėrkohė qė pėr ata qė janė tė pakėnaqur me rezultatin, pra nxėnės qė nuk kanė fituar olimpiadėn, apo ata qė nuk janė tė kėnaqur me vendin e marrė, mund tė ankimojnė pranė kėtij fakulteti deri mė datėn 29 mars, duke kontaktuar me Edmond Pishėn.

Pėr kėtė vit, fituesit e olimpiadės janė si vijon: Klasa e 9; Vendi i parė Tedi Alia, 24 pikė, Fier; i dyti Disel Spahija, 23 pikė, Shkodėr; i treti Rigert Mema, 22 pikė, Durrės dhe Arnold Shehu 22 pikė, Tiranė. Klasa 10: Vendi i parė Kristiana Tulina, 20 pikė, Elbasan; i dyti Erion Dervishi, 18 pikė, Tiranė; i treti Jurgen Fataj 12 pikė Vlorė; i katėrti Endrit Shehaj 11 pikė Fier; i pesti Elona Hasa 10 pikė Dibėr; i gjashti Elvira Troka 9 pikė Fier. Klasa 11: Vendi i parė Andi Reci, 31 pikė, Tiranė; i dyti Manushaqe Muco, 18 pikė, Vlorė; i treti Niko Kaso, 15 pikė, Vlorė, Jurgen Kopliku, 15 pikė, Tiranė, Albana Grembi, 15 pikė, Fier dhe Ndriēim Hajdari 15 pikė Lushnje. Klasa 12: Vendi i parė Erdian Spaho, 22 pikė, Tiranė; i dyti, Eglantina Dani, 19 pikė, Tiranė; i treti Redi Haderi, 16 pikė, Shkodėr; i katėrti Rezarta Myrtollari, 14 pikė, Korēė; i pesti Ornela Lalaj 10 pikė, Vlorė, Limonera Bozhaj 10 pikė, Fier, dhe Marsida Ēollaku, 10 pikė, Tiranė.



 

Publikoje në:

Disktutime, lajme dhe informacione nga jeta e perditshme

Informacione mbi artikullin

Gazeta Shqip

Publikuar nga: Gazeta Shqip

Tė tjera lajme interesante

Regjistrim

Ju mund tė regjistroheni pėr RSS ose pėr tė marrė e-mail me lajmet mė tė fundit.

Regjistrohuni per RSS feed


Ky opsion do tė rivendose dhe njėherė rregullat a paracaktuara tė shfaqjes sė lajmeve nė faqe.

Ri-vendos