Aksident nė Shkodėr me tre viktima, njė vdes dy plagosen



Shkodėr – Frenimi i njė kamioni nė rrugėn Bushat-Shkodėr ka qenė fatal pėr njė qytetar i cili gjeti vdekjen kurse dy tė tjerė u plagosėn pasi tre makina u pėrfshinė nga aksidenti i shkaktuar. Burime zyrtare nga policia e Shkodrės thanė dje pėr gazetėn se ngjarja ka ndodhur mbrėmjen e sė martės rreth orės 21:00 te vendi i quajtur “Kthesa e Beltojės”. Nga hetimi nė vendngjarje, doli se 35-vjeēari nga Shkodra, Fatbardh Boshti, duke drejtuar mjetin tip kamion “Liaz”, me targė SH 1736 E, nė rrugėn kryesore Bushat-Shkodėr, pas njė frenimi ka dalė nga rruga duke u pėrplasur me tre mjete tė tjera qė lėviznin nė sens tė kundėrt. Pėr pasojė, nga kjo pėrplasje ka gjetur vdekjen 48-vjeēari Gjon Shulza, lindur e banues ne fshatin Reē, Komuna Velipojė, i cili po drejtonte mjetin tip “Bens” me targa TR 6074 M. Sakaq, kanė pėsuar dėmtime shtetasit Gj. Sh. dhe R. Sh., tė cilėt po udhėtonin me automjetin e tyre. Grupi hetimor tha se ka kryer veprimet e duhura procedurale, ėshtė bėrė kėqyrja e vendit tė ngjarjes dhe shkaku i kėtij aksidenti do tė pėrcaktohet nga eksperti autoteknik. Ndėrkohė, policia kreu arrestimin e Fatbardh Boshtit, lindur e banues nė lagjen “Qafė Kala”, Ajasėm tė qytetit Shkodėr dhe tha se materialet nė ngarkim tė shtetasit tij, i kaluan Prokurorisė sė Rrethit Gjyqėsor Shkodėr, pėr ndjekje tė mėtejshme.

20 Gusht 2009

 

Publikoje në:

Disktutime, lajme dhe informacione nga jeta e perditshme

Informacione mbi artikullin

Albania

Publikuar nga: Albania

Tė tjera lajme interesante

Regjistrim

Ju mund tė regjistroheni pėr RSS ose pėr tė marrė e-mail me lajmet mė tė fundit.

Regjistrohuni per RSS feed


Ky opsion do tė rivendose dhe njėherė rregullat a paracaktuara tė shfaqjes sė lajmeve nė faqe.

Ri-vendos