Kualifikimi, pedagogėt qė rrezikojnė tė largohen nga puna brenda vitit 2011

Vėshtirėsohet hyrja nė Master. Kėtė vit edhe pedagogėt nė garė me studentėt pėr kėto diploma. Pėrjashtohen nga kualifikimi pedagogėt qė kanė dalė nė pension nė qershor tė 2009-s

Jonida Tashi

Pedagogėt qė nuk do arrijnė tė kualifikohen brenda vitit 2011, nuk do tė japin mė leksione nga vendi i punės qė aktualisht ata kanė. Ndėrsa vendet e punės tė zėna nga personeli akademik, qė, nė qershor tė vitit 2009 kanė arritur moshėn 60 vjeē pėr meshkujt dhe 55 vjeē pėr femrat, nuk shpallen e rishpallen pėr konkurrim. Pėr rrjedhojė, ky personel ka tė drejtė ta ruajė vendin e punės deri nė daljen nė pension, nė kategorinė dhe nivelin qė do tė klasifikohet, nė bazė tė vendimit tė ri pėr ndarjen e pedagogėve nė nivele, pa zbritur nga paga qė ka gėzuar deri nė atė ēast.
Masterat
Qeveria ka pėrcaktuar kritere tė reja pėr punėsimin e pedagogėve, sipas tė cilave personeli akademik, do tė riorganizohet me vendet e reja tė punės, duke filluar qė nga viti i ri akademik 2009-2010. Kėshtu, sipas vendimit tė qeverisė, personeli akademik, i cili nė vitin akademik 2008-2009 nuk e ka pasur shkallėn e kualifikimit, sipas pėrcaktimeve tė bėra nė kėtė vendim, do tė mbajė njė vend pune, qė i afrohet mė shumė kualifikimeve tė tij, me detyrimin qė, brenda njė periudhe 5-vjeēare, nga hyrja nė fuqi e Ligjit tė Arsimit tė Lartė, Nr.9741, datė 21.5.2007, tė ndryshuar, tė kualifikohet, sipas kėrkesave tė vendit tė punės. Pėr t’i ardhur nė ndihmė trupės pedagogjike nė procesin e kualifikimit, qeveria ka vendosur qė personeli akademik, i punėsuar aktualisht nė universitetet publike tė vendit, tė ketė pėrparėsi ndaj kėrkesave tė kandidatėve tė tjerė, nė kuotat qė miratohen pėr programe studimi master i nivelit tė dytė dhe doktoraturė. Kjo do tė thotė se duke filluar qė nga viti i ardhshėm akademik e deri nė atė pasardhės tė tij, do tė vėshtirėsohet sė tepėrmi nisja e masterave pėr mijėra student tė sapodiplomuar, pėr arsye se kandidatėt e parė qė do tė pranohen pėr tė vijuar kėto studime do tė jenė pedagogėt. Sipas vendimit, universitetet nuk mund tė klasifikojnė nė kategorinė “Profesorė” dhe “Docentė” anėtarė tė personelit akademik, tė punėsuar nė institucion, tė cilėt nuk pėrmbushin kriteret pėrkatėse tė kualifikimit, shkencor e pedagogjik tė vendit tė punės.
Kategoritė
Personeli akademik, i punėsuar nė universitetet publike pėrparon nė karrierė, mbėshtetur nė kualifikimet dhe nė vlerėsimet pozitive nė punė. Kalimi nga njė kategori nė njė tjetėr do tė bėhet nėpėrmjet njė kėrkese me shkrim, dhe pėrkundrejt procedurave tė konkurrimit pėr atė vend pune. Po ashtu edhe kalimi nga njė nivel nė njė tjetėr mė tė lartė, brenda kategorisė, dhe nga njė kategori mė tė ulėt nė njė tjetėr mė tė lartė, tė personelit akademik, do tė bėhet kur institucioni ka vend tė lirė pėr kėtė nivel dhe kandidati ka kualifikimet e nivelit pėrkatės si dhe ka marrė vlerėsim pozitiv pėr punėn e bėrė nga Kėshilli i Fakultetit. Kėto vlerėsime kryhen ēdo dy vjet. Nė nivelin c/1 “Lektori” apo “Kėrkuesi” do tė kalojnė anėtarėt e personelit akademik, me njė diplomė tė marrė nė studime tė thelluara pasuniversitare dhe tė ekuivalentuara sipas Ligjit tė Arsimit tė Lartė. Nė nivelin c/1 do tė kalojnė edhe anėtarėt e personelit akademik, qė kanė njė diplomė tė nivelit tė dytė, diplomė tė integruar tė nivelit tė dytė ose njė diplomė tė studimeve universitare, tė modelit tė vjetėr dhe tė ekuivalentuar. I gjithė personeli akademik me titullin “Profesor”, aktualisht i punėsuar nė universitetet publike tė vendit, gėzon tė drejtėn e vendit tė punės tė nivelit a/1. Pėr tė tėrhequr personel akademik me kualifikimin e nevojshėm, universitetet duhet tė shpallin, para fillimit tė ēdo viti akademik, tė gjitha vendet e punės, tė zėna nga personeli akademik, i punėsuar me kontratė tė pėrkohshme, por qė nuk pėrmbush kriteret pėrkatėse tė kualifikimit, shkencor, pedagogjik, tė vendit tė punės. Me prioritet pėr tu punėsuar nė universitetet publike tė vendit do tė jenė edhe pėrfituesit nga programi “Brain Gain”. Ndėrkohė qė tė njėjta rregulla duhet tė zbatohen edhe nga universitetet private pėr punėsimin e pedagogėve.

Ndarja e personelit akademik sipas kategorive
Kategoritė e personelit akademik ndahen nė nivele. Kjo ndarje bėhet pėr shpėrndarjen e personelit akademik nė universitete, sipas vendeve tė punės, qė ka ēdo njėsi, mbėshtetur nė veprimtarinė, qė do tė zhvillojė dhe kualifikimin e kėrkuar.

Kategoria “Profesor”
Kategoria “Profesor” pėrfshin personelin akademik, i cili ėshtė titullar lėndėsh ose modulesh e udhėheqės i veprimtarisė sė kėrkimit shkencor, pėrkatėsisht, nga nivelet a/1 “Profesori” dhe a/2 “Profesori i asociuar”.
Niveli a/1 “Profesori”:
I cili ėshtė titullar i disiplinave/moduleve, nė programe studimi, kryesisht tė ciklit tė dytė e tė tretė, dhe i komisioneve tė provimeve, nė tė gjitha ciklet e studimeve, udhėheq studentėt nė pėrgatitjen e tezave tė diplomave, nė tė gjitha ciklet e studimeve, detajon hartimin e dokumentacioneve kryesore, shkollore dhe kurrikulare; Drejton veprimtarinė e kėrkimit dhe transferimit tė teknologjive, drejton grupin kėrkimor, udhėheq tezat e doktoraturės, pėr pėrgatitjen e kėrkuesve tė rinj etj; Merr pjesė aktive nė drejtimin dhe zhvillimin e institucionit tė arsimit tė lartė e tė njėsive tė tij, si dhe jep ndihmesė profesionale, pėr ēėshtjet e arsimit e tė shkencės, nė shkallė vendi. Niveli a/1 kėrkon personel akademik, me titullin “Akademik” ose “Profesor”, i cili e ushtron veprimtarinė mėsimore e kėrkuese nė institucionet e arsimit tė lartė.
Niveli a/2 “Profesori i asociuar”:
I cili ėshtė titullar i disiplinave/moduleve e i komisioneve tė provimeve, nė tė gjitha ciklet e studimeve, udhėheq studentėt nė pėrgatitjen e tezave tė diplomave tė studimeve, tė ciklit tė parė dhe tė dytė, merr pjesė nė hartimin e dokumentacioneve kryesore, shkollore e kurrikulare, dhe nė drejtimin e procesit mėsimor; Kryen veprimtari tė pavarura tė kėrkimit shkencor, tė zhvillimit dhe tė transferimit tė teknologjive e njohurive dhe jep ndihmesėn e vet nė pėrgatitjen e kėrkuesve etj; Mund tė jetė edhe udhėheqės i tezave tė doktoratės, kur kėshilli i profesorėve tė fakultetit jep pėlqimin, mbėshtetur nė veprimtarinė e akademike tė udhėheqėsit dhe nė natyrėn e temės sė disertacionit tė doktoratės, qė propozohet; Merr pjesė nė drejtimin dhe zhvillimin e institucioneve tė arsimit tė lartė dhe tė njėsive tė tij, si dhe ofron ndihmesė profesionale, pėr ēėshtjet e arsimit dhe shkencės, nė shkallė vendi etj. Niveli a/2 kėrkon personel akademik, me titullin “Profesor i asociuar”, i cili e ushtron veprimtarinė mėsimore e kėrkuese nė institucionet e arsimit tė lartė. Personeli akademik, me titullin “Profesor emeritus”, pėrbėhet nga personel akademik, i dalė nė pension, me kontribute tė spikatura nė mėsimdhėnie, kėrkim apo nė shėrbim tė institucionit dhe qė e ka fituar kėtė titull, nė pėrputhje me pėrcaktimet e tjera nėnligjore. Ky personel ftohet nė institucionet e arsimit tė lartė pėr elemente tė veēanta tė veprimtarisė, tė pėrmendura mė sipėr, si detyra e nivelit a/1 dhe a/2.

Kategoria “Docentė”
Kategoria “Docentė” pėrfshin personelin akademik, qė zhvillon, kryesisht, veprimtari mėsimore dhe ka titullin “Docent” ose gradėn shkencore “Doktor”. Kjo kategori pėrbėhet, pėrkatėsisht, nga nivelet b/1 “Docenti”, b/2 “Lektori i parė”/”Kėrkuesi i parė”.
Niveli b/1 “Docenti” kryen kėto veprimtari:
Jep mėsim, nė mėnyrė tė pavarur, nė tė gjitha programet e studimit, tė ciklit tė parė dhe tė dytė, si dhe, nėn drejtimin e personelit akademik, tė nivelit a/1 e a/2, nė programet e studimit tė ciklit tė tretė. Ai mund tė jetė anėtar nė komisionet e provimeve, nė tė gjitha ciklet e studimeve, si dhe udhėheqės i studentėve nė pėrgatitjen e tezave tė diplomave, tė ciklit tė parė dhe tė dytė tė studimeve; Harton programe mėsimore tė studimit tė ciklit tė parė, merr pjesė nė hartimin e programeve mėsimore studimi tė ciklit tė dytė e tė tretė dhe pėr zhvillimin e teknikave e tė teknologjive tė reja nė mėsimdhėnie etj; Merr pjesė nė programe kėrkimi, zhvillimi dhe transferimi tė teknologjive e njohurive, nė botime profesionale dhe tė mėsimdhėnies etj; Merr pjesė nė drejtimin dhe zhvillimin e institucioneve tė arsimit tė lartė e tė njėsive tė tij nė udhėheqje e kėshillim karriere pėr grupe studentėsh etj;
Niveli b/1 kėrkon personel akademik me titullin “Docent”, qė ushtron veprimtarinė nė institucionet e arsimit tė lartė.
Niveli b/2 “Lektori i parė”/”Kėrkuesi i parė” kryen kėto veprimtari:
Jep mėsim, nė mėnyrė tė pavarur, nė programe tė studimit, tė ciklit tė parė dhe tė dytė, harton dokumentacionet e programeve tė studimit e tė programeve disiplinore. Merr pjesė nė programe e projekte kėrkimore, tė zhvillimit dhe tė transferimi tė teknologjive, nė kėrkim tė pavarur, nė botime shkencore dhe profesionale etj; Merr pjesė nė drejtimin dhe zhvillimin e institucioneve tė arsimit tė lartė e tė njėsive tė tij nė tutorėt e kėshillim karriere, pėr grupe studentėsh etj; Niveli b/2 kėrkon personel akademik, me gradėn shkencore “Doktor”, qė e ushtron veprimtarinė nė fakultete, dhe quhet “Lektor i parė” ose nė institute e qendra kėrkimi dhe zhvillimi, qė quhet “Kėrkues i parė”. Ky nivel zbatohet edhe pėr personelin akademik, tė punėsuar nė drejtimet e studimeve universitare, nė fushėn e shėndetėsisė, i cili ka kryer studimet specializuese afatgjata dhe ka, sė paku, 2 vjet pėrvojė pune si specialist nė fushėn pėrkatėse.

Kategoria “Lektorė”
Kategoria “Lektorė” pėr bėhet nga niveli: c/1 “Lektori”/”Kėrkuesi”, i cili kryen kėto veprimtari: Jep mėsim nė programe tė studimit universitar tė ciklit tė parė dhe nė programe tė studimit jouniversitar, merr pjesė nė hartimin e dokumentacioneve kurrikulare tė programeve tė studimit tė ciklit tė parė, nėn drejtimin e personelit akademik, tė niveleve a/1, a/2, dhe/ose b/1, b/2, si dhe nė procese tė tjera, tė cilat pėrputhen me formimin e tij etj; Jep mėsim nėn drejtimin e personelit akademik, sė paku, tė njė kategorie mbi tė, nė programet e studimit nė ciklin e dytė (DND) ose, nė mėnyrė tė pavarur, nė master i nivelit tė parė (MNP); Merr pjesė nė projektet kėrkimore tė institucionit, nė programet rajonale tė zhvillimit dhe transferimit tė teknologjive etj; Merr pjesė nė komisione provimesh, nė monitorime, tutorėt dhe kėshillim karriere, pėr studentė e grupe studentėsh etj. Niveli c/1 e ushtron veprimtarinė nė fakultete dhe quhet “Lektor” ose nė institute e qendra kėrkimi dhe zhvillimi, dhe quhet “Kėrkues”.



1 Gusht 2009

 

Publikoje në:

Disktutime, lajme dhe informacione nga jeta e perditshme

Informacione mbi artikullin

Albania

Publikuar nga: Albania

Tė tjera lajme interesante

Regjistrim

Ju mund tė regjistroheni pėr RSS ose pėr tė marrė e-mail me lajmet mė tė fundit.

Regjistrohuni per RSS feed


Ky opsion do tė rivendose dhe njėherė rregullat a paracaktuara tė shfaqjes sė lajmeve nė faqe.

Ri-vendos