Universitete: Pikėt pėr tre fazat e pranimit

31/07/2009  Grumbullimi i pikėve maksimale pohohet tė shkojė pėr aplikimet tek gjuhėt e huaja

Me zyrtarizmin e kuotave tė pranimit pėr ēdo fakultet publik gjatė vitit tė ardhshėm akademik, maturantėt mund tė pėrllogarisin vetė rezultatin final tė pikėve qė arrijnė pėr secilėn nga dhjetė preferencat e listuara nė formularin A2. Kjo llogaritje bazohet nė skemėn tradicionale tė Maturės Shtetėrore (D1 + D2 + M) x KSH + Z1 x K1 + Z2 x K2]. Ku KSH ėshtė koeficienti i shkollės, K1 ėshtė koeficienti pėr provimin e parė me zgjedhje dhe K2 koeficienti pėr provimin e dytė me zgjedhje. Pas nxjerrjes sė kėtij rezultati mund tė bėhet njė pėrllogari e afėrt mbi probabilitetin pėr t’u shpallur fitues nė njėrėn nga pėrzgjedhjet e bėra pėr studimet e larta. Procesi i llogaritjes sė rezultatit final do tė pėrbėhet nė masėn 80 pėr qind nga rezultatet e tė katėr provimeve tė Maturės Shtetėrore dhe 20- pėrqindėshi i mbetur do t’i pėrkasė notės mesatare tė arritur nga nxėnėsi nė katėr vjetėt e shkollės sė mesme. Mė poshtė do tė gjeni tė publikuara dhe pikėt e fundit tė pranimeve pėr ēdo fazė, e cila ndihmon maturantėt nė marrjen e njė pėrgjigje para se tė publikohen rezultatet nga institucioni pėrgjegjės nė muajin shator, ku evidentohet edhe lista e kandidatėve fitues. Megjithatė, specialistėt e Ministrisė sė Arsimit kanė pohuar se kėtė vit numri i maturantėve qė do tė humbasin vitin akademik do tė jetė mė i ulėt se sa vitet e shkuara. Ndėrkohė qė janė shtuar nė degė tė caktuara dhe kuotat e pranimeve, ēka pėrcakton mė shumė vende nė dispozicion tė tyre. "Po ju deklaroj se janė 550 nxėnės qė kanė kėrkuar rivlerėsim nė letėrsi, nga tė cilėt 150 kanė pasur ndryshime. Nė matematikė 600 nxėnės kėrkuan rivlerėsim, nga tė cilėt 250 iu ndryshua vlerėsimi, 30 mė pak pikė se sa kishin marr dhe pjesa tjetėr, nga 1 deri ne 4 pikė", ka pohuar drejtor i sistemit parauniverstar nė MASH, Fatmir Vejsiu. Ndėrkohė qė njė nga risitė e maturės kėtė vit ishte aplikimi pėr ndjekjen e studimeve tė larta nė akademitė sportive apo artistike. Pėr t’u pranuar nė kėto tė fundit ėshtė eliminuar detyrimi pėr dhėnien e provimeve me zgjedhje. Sipas specialistėve, “edhe sikur kėta maturantė tė rezultojnė mbetės me pikėt e konkursit, si dhe rezultatet e maturės, do tė mund tė sigurojnė njė vend. Ky vendim i ri erdhi si pasojė e ankesave tė shumė maturanteve, mes tė cilėve edhe talente, tė cilėt mbeten jashtė auditorėve, pėr shkak tė provimit me zgjedhje”.

tabelat e plota ne gazeten e shkruar

 

Publikoje në:

Disktutime, lajme dhe informacione nga jeta e perditshme

Informacione mbi artikullin

Metropol

Publikuar nga: Metropol

Tė tjera lajme interesante

Regjistrim

Ju mund tė regjistroheni pėr RSS ose pėr tė marrė e-mail me lajmet mė tė fundit.

Regjistrohuni per RSS feed


Ky opsion do tė rivendose dhe njėherė rregullat a paracaktuara tė shfaqjes sė lajmeve nė faqe.

Ri-vendos