Testet e matematikes, letersise dhe lendeve me zgjedhje

Te gjithe maturantet, qe hamendesojne ne lidhje me pyetjet qe do t'u bien ne provimet me detyrim dhe me zgjedhje te Matures Shteterore, e kane nje zgjidhje per t'u qartesuar. Agjencia e Vleresimit te Arritjeve te Nxenesve, AVA, ka botuar 6 buletine me informacione te plota per kete ceshtje. Ne buletine, gjenden modele testesh per te gjitha llojet e lendeve, te cilat synojne qe te ndihmojne nxenesit per t'u perqendruar pikerisht ne mesimet qe duhen dhe qe do t'u pyeten ne provimet e Matures Shteterore. Drejtori i AVA-s, Edmond Lulja, sqaroi se ky botim eshte mundesuar nga fondet e buxhetit te shtetit dhe projekti "Cilesi dhe Barazi" ne arsim. Titujt e ketyre buletineve jane: Teste te Matures Shteterore 2006, teste te Matures Shteterore 2007, ushtrime te zgjidhura matematike, teste model, teste te standardizuara, vleresimi i arritjeve te nxenesve. Sipas drejtorit Lulja, buletinet ne fjale jane shperndare falas ne te gjitha shkollat e mesme te vendit. Permbajtja Ne dy buletinet e para jane perfshire testet e dhena ne provimet e detyruara dhe me zgjedhje te Matures Shteterore te viteve 2006 dhe 2007, bashke me skemat e korrigjimit dhe celesat e pergjigjeve. Buletini i trete permban ushtrime te zgjidhura matematike, qe u sherbejne maturanteve per pergatitjen e tyre per provimin e detyruar te Matures Shteterore ne kete lende. Nga ana tjeter, buletini "Teste model" u sherben mesuesve te lendeve te ndryshme si ne arsimin e mesem dhe ne arsimin e detyruar. Sipas drejtorit te AVA-s, Edmond Lulja, buletini "Teste te standardizuar" u sherben mesuesve dhe specialisteve te letersise dhe matematikes, duke u dhene atyre analizen statistikore dhe komentet perkatese per pergjigjet e dhena nga nxenesit ne provimet e detyruara te Matures Shteterore ne vitet 2006 dhe 2007. Dhe se fundmi, buletini "Vleresimi i arritjeve te nxenesve" eshte nje permbledhje artikujsh, qe trajtojne probleme te metodologjise se vleresimit ne lende dhe ne cikle te ndryshme te arsimit parauniversitar ne vendin tone. SSSASS

 

Publikoje në:

Disktutime, lajme dhe informacione nga jeta e perditshme

Informacione mbi artikullin

Koha Jonë

Publikuar nga: Koha Jonë

Tė tjera lajme interesante

Regjistrim

Ju mund tė regjistroheni pėr RSS ose pėr tė marrė e-mail me lajmet mė tė fundit.

Regjistrohuni per RSS feed


Ky opsion do tė rivendose dhe njėherė rregullat a paracaktuara tė shfaqjes sė lajmeve nė faqe.

Ri-vendos