Industria e ndėrtimit, firmat mė tė suksesshme nė Shqipėri nė tre vitet e fundit

Firma Bektel e Durrės-Kukės nė krye tė klasifikimit pėr tė tretin vit radhazi

Ervin KOĒI

Kompanitė e ndėrtimit nė vendin tonė janė ndėr subjektet e biznesit me mė tepėr fitim dhe qė zhvillojnė njė aktivitet tė madh ekonomik. Vet sektori i ndėrtimit nė vendin tonė ėshtė njė nga shtyllat e ekonomisė shqiptare dhe numėron mbi 50 mijė tė punėsuar, nė njė kohė qė kompanitė e ndėrtimit sot janė ndėr taksa-paguesit mė tė mėdhenj tė arkės sė shtetit. Ato derdhin nė buxhetin e shtetit ēdo vit miliarda lekė nė formėn e taksave dhe tatimeve, nė njė kohė qė kontributi i tyre ėshtė mjaftė i madh nė ekonominė e vendin sidomos nė 10 vitet e fundit. Gazeta “Albania” boton sot tė plotė listėn e 28 kompanive kryesore tė ndėrtimit nė vend, bashkė me bilancet e tyre tė fitimit nė tre vitet e fundit. “Pjesėmarrja” nė top-listėn e kompanive mė tė mėdha nė sektorin e ndėrtimit i pėrket firmave tė prodhimit tė ēimentos dhe tė ndėrtimit dhe shtrimit tė rrugėve. Sipas ndėrtuesve, kjo ėshtė njė shprehje e qartė qė sektori i ndėrtimit varet mė sė shumti nga investimet publike dhe jo nga burimet e investimit tė vetė bizneseve. Kėtė e konfirmon fare mirė edhe pozicioni kryesues pėr tė tretin vit radhazi i konsorciumit amerikano-turk ndėrtues i rrugės Durrės-Kukės, “Bechtel & Enka”, qė ndryshe nga tė gjitha kompanitė e tjera tė ndėrtimit nė vend ka njė rritje tė fitimeve nga viti nė vit.

Kompanitė

Nė listėn e 28 kompanive kryesore tė ndėrtimit nė vend, afro 50 pėr qind tė xhiros totale pėr shoqėritė mė tė mėdha, ėshtė realizuar nga firmat e ndėrtimit tė rrugėve. Jo rastėsisht, shoqėria me xhiron mė tė lartė nė sektorin e ndėrtimit ėshtė “Bechtel & Enka”. Ajo nė tre vitet e fundit ka marrė edhe “pjesėn e luanit” tė financimeve tė buxhetit tė shtetit pėr investimet nė infrastrukturė, ku kjo sasi parash ka shkuar pėr rrugėn Durrės-Kukės-Morinė, ose mė saktė pėr segmentin mė tė shtrenjtė tė saj atė Rėshėn-Kalimash. Konsorciumi amerikano-turk, i angazhuar nė ndėrtimin e rrugės Rrėshen-Kalimash, projektit mė tė kushtueshėm nė infrastrukturėn shqiptare, realizoi njė xhiro vjetore prej afro 37 miliard lekėsh, nė njė kohė qė fitimi para tatimit rezultoi rreth 11 miliard lekė, apo rreth 90 milion euro. Norma bruto e fitimit rezulton rreth 30 pėr qind. Fitimi i vitit 2008 ėshtė nė vlerė rreth 60 pėr qind mė i lartė se ai i vitit 2007. Nga ana tjetėr, firma ka realizuar 30 pėr qind tė xhiros totale tė sektorit tė ndėrtimit gjatė vitit 2008. “Bechtel & Enka J.V.” rezulton kėshtu njė ndėr kompanitė mė fitimprurėse nė tregun shqiptar dhe ka pasur fatin e mirė qė nuk ėshtė ndikuar aspak nga kriza ekonomike globale qė filloi t’i jepte efektet nė vend nė fundin e vitit tė kaluar. Kompania rezultoi e dyta mė e madhe nė vend pėr nga madhėsia sipas xhiros, duke ia kaluar vetėm KESH-i. “Bechtel & Enka J.V.”, falė tenderit miliarder tė rrugės Rrėshen-Kalimash ka realizuar njė vlerė tė ardhurash shumė tė lartė krahasuar me gjithė bizneset e tjera tė sektorit tė ndėrtimit. Pasi realizoi njė xhiro “simbolike” prej 500 milion lekėsh nė vitin 2006, nė vitin 2007 shoqėria amerikano-turke arkėtoi njė shifėr 36 herė mė tė lartė nga buxheti i shtetit shqiptar, rreth 17 miliard lekė. Qė kur ka nisur punimet e saj nė Shqipėri, gjatė viteve 2006-2008, kjo kompani ka xhiruar rreth 58 miliard lekė duke arritur kėshtu nivele xhiroje “tė papara” mė parė nė sektorin shqiptar tė ndėrtimit. Aksi Rrėshen-Kalimash, me njė gjatėsi prej 60 kilometrash, qė po ndėrtohet nga kjo kompani, pritet tė pėrfundojė brenda kėtij viti.

Ndėrtimi

Sektori i ndėrtimit, qė zė rreth 14 pėr qind tė Prodhimit tė Brendshėm Bruto (PBB), qė gjatė vitit 2008 ėshtė rritur vetėm nga kompanitė e prodhimit tė ēimentos dhe ndėrtimit tė rrugėve. Sipas tė dhėnave nga DPT-ja, kompanitė kryesore nė vend kanė qarkulluar gjatė vitit 2008, rreth 80.8 miliard lekė, ku pjesa dėrrmuese i pėrket firmave tė ndėrtimit dhe shtrimit tė rrugėve. Kompanitė qė ndėrtojnė banesa kanė ulur ndjeshėm xhirot, kjo pėr shkak tė krizės ndėrkombėtare ekonomike, por dhe pėr shkak tė mbingopjes sė tregut vendas me ndėrtime. Kriza nė kėtė sektor ka ulur xhirot vjetore pėr shumė kompani qė veprojnė nė kėtė degė, kryesisht nė ndėrtimin e apartamenteve, ndėrsa rritje kanė shėnuar kompanitė qė janė pėrfshirė nė punėt publike (tė financuara me tendera shtetėrorė). Pėr vitin e kaluar, sipas INSTAT-it, sektori i ndėrtimit ka realizuar rreth 126.3 miliardė lekė tė ardhura, me njė rritje prej 6.5 pėr qind krahasuar me vitin 2007. Nė 2008 sektori i ndėrtimit zinte rreth 14 pėr qind tė PBB-sė. Ajo qė vihet re nė fakt, nė xhirot e deklaruara nė organet tatimore ėshtė rėnia e tė ardhurave, si dhe xhirot tepėr tė ulėta krahasuar mė tė tjerėt, tė kompanive aktive nė ngritjen e godinave tė banimit.



Xhiro (nė lekė) e firmave kryesore tė ndėrtimit nė vend

Subjekti Xhiro 2008 Xhiro 2007 Xhiro 2006
BECHTEL & ENKA 36,972,188,815 17,934,726,311 500,880,184
FUSHE-KRUJE CEMENT FACTORY 6,779,052,000
ANTEA CEMENT 3,459,890,000
EUROTECH CEMENT 2,872,047,000 2,932,212,217 3,276,089,575
KALIVAC GREEN ENERGY sh.p.k. 2,695,952,000
TREMA ENGINEERING 1,974,010,000 1,796,725,923 2,362,455,952
ALB-STAR 1,936,556,000
ALPINE BAU GMBH, Filiali Tiranė 1,750,040,000
ELBASAN CEMENT FACTORY 1,705,447,000 1,506,881,682 1,422,300,573
GECI 1,683,588,000
EDIL-AL– IT 1,632,504,000 2,678,522,331 3,102,958,662
SALILLARI 1,476,670,000
ALBAN - TIRANA CO 1,171,266,000 383,471,841 372,174,680
KAMZA DEVELOPMENT 1,140,812,000 459,515,694 121,283,552
ALBAVIA 1,028,818,000 469,145,323 543,377,504
GORA 989,154,000 1,148,407,209 1,148,495,341
DEGINA 901,107,000
GJOKA CONSTRUCTION 894,475,000 811,856,353 588,952,209
ALBANIAN INVESTMENT CONSTRUCTION892,756,000
J & P AVAX SH.A. 848,548,000 1,224,954,360 926,240,825
EUROTEOREMA GROUP 821,164,000 918,640,842 719,887,232
KIRCHBERGER–ALBANIA807,287,000 399,261,641 477,040,083
GLOBAL CONSTRUCTION792,674,000
IMPRESA COSTRUZIONI GIUSEPPE MALTAURO776,956,000
TRISS NDERTIM 738,642,000
ALBA BETON 735,204,000
PERXHOLA 725,870,000
EUROTEOREMA PEQIN 116,009,000 729,700,749 572,871,207

Burimi: Drejtoria e Pėrgjithshme e Tatimeve




BSH: Importet vijuan ngadalėsimin nė qershor

Gjatė 6-mujorit tė parė, Shqipėria importoi 116 milionė euro mallra mė pak, ose ranė me 10.1 pėr qind, duke treguar se kėrkesa e brendshme nė ekonomi ka vijuar tė dobėsohet. Kjo gjė bėhet e ditur nga tė dhėnat statistikore tė pėrpunuara nga Banka e Shqipėrisė. Sipas BSH-sė, gjatė qershorit tė kėtij viti, Shqipėria importoi 267.3 milionė euro mallra, ndėrkohė qė njė vit mė parė pati importuar rreth 300 milionė euro. Importet e Shqipėrisė filluan tė ngadalėsohen nė muajt e fundit tė vitit 2008, ndėrsa kaluan nė negativ nė fillim tė vitit 2009. Rėnia e importeve nė qershor ishte mė e forta e shėnuar ndonjėherė nė Shqipėri dhe u prodhua njėkohėsisht si pasojė e rėnies sė ēmimeve tė mallrave nė tregun ndėrkombėtar, por edhe si pasojė e rėnies sė kėrkesės sė brendshme. Importi i ushqimeve dhe kafshėve tė gjalla u reduktua me 12 pėr qind gjatė qershorit, ndėrsa importet legale tė karburanteve dhe lėndėve tė tjera djegėse u reduktuan me 47 pėr qind. Rėnia e importeve tė lėndėve djegėse i dedikohet posaēėrisht rėnies sė ēmimit tė naftės nė tregun ndėrkombėtar. Nė qershorin e vitit tė kaluar, ēmimi i naftės nė bursėn e Londrės pati mbėrritur nė rreth 140 dollarė pėr fuēi, ndėrsa aktualisht ėshtė mė pak se 65 dollarė pėr fuēi. Gjatė gjashtėmujorit tė parė tė kėtij viti, Shqipėria ka importuar 1.55 miliardė euro mallra, rreth 116 milionė euro mė pak nga e njėjta periudhė e vitit tė kaluar. Nė tė njėjtėn kohė, eksportet e Shqipėrisė kanė rėnė me 96 milionė euro, ose me 20 pėr qind.



27 Korrik 2009

 

Publikoje në:

Disktutime, lajme dhe informacione nga jeta e perditshme

Informacione mbi artikullin

Albania

Publikuar nga: Albania

Tė tjera lajme interesante

Regjistrim

Ju mund tė regjistroheni pėr RSS ose pėr tė marrė e-mail me lajmet mė tė fundit.

Regjistrohuni per RSS feed


Ky opsion do tė rivendose dhe njėherė rregullat a paracaktuara tė shfaqjes sė lajmeve nė faqe.

Ri-vendos