Matura, sot rezultatet e lėndėve me zgjedhje

Sot do tė bėhet afishimi i rezultateve tė arritura nga ēdo maturant qė ka garuar pėr tė hyrė nė universitet. Pas kryerjes sė kėsaj procedure pritet tė nisė dhe procesi i pėrllogaritjes sė pikėve. 

TIRANE- Ka pėrfunduar korrigjimi i provimeve tė lėndėve me zgjedhje, tė cilave iu nėnshtruan rreth 38 mijė maturantė nė shkallė vendi. Sipas informacioneve tė marra nga APRIAL, pėr “GSH” rezultatet do tė dalin sot.

Maturantėt mund t’i marrin rezultatet nėpėr gjimnazet ku kanė kryer studimet. Me publikimin e rezultateve tė kėtyre provimeve, pritet qė sė shpejti tė pėrcaktohen dhe fituesit e tė drejtave tė studimit nė 11 universitetet publike tė vendit, sipas kuotave tė pėrcaktuara pėr vitin e ri akademik. Agjencia e Vlerėsimit tė Arritjeve tė Nxėnėsve (AVA) ka bėrė tė ditur se, katėr qendrat e korrigjimit kanė pėrfunduar vlerėsimet qė njė javė mė parė. Por, kėto rezultatet janė sjellė nė qendrėn e kryeqytetit, ku ėshtė bėrė konvertimi i pikėve pėrkatėse nė notė sipas skemės unike, tashmė tė pėrcaktuar nė rang kombėtar. Ndėrkohė qė pasi pėrfundoi konvertimi i pikėve nė notė, institucioni pėrkatės, APRIAL, ka bėrė bashkėrendimin e rezultateve tė arritura nė kėtė provim me identitetin e maturantit.

Sot do tė bėhet afishimi i rezultateve tė arritura nga çdo maturant qė ka garuar pėr tė hyrė nė universitet. Pas kryerjes sė kėsaj procedure pritet tė nisė dhe procesi i pėrllogaritjes sė komponentėve pėrbėrės tė Maturės Shtetėrore 2009, nėpėrmjet sė cilės bėhet listimi i kandidatėve fitues sipas kuotave tė aprovuara pėr çdo universitet publik qė do tė çelet gjatė vitit akademik 2009-2010. Veç rezultateve tė arritura nė tė katėr provimet e maturės, peshė tė veçantė nė pėrzgjedhjen e fituesve do tė luajė edhe nota mesatare e shkollės sė mesme. Pėr çdo program studimi do tė shpallet lista e kandidatėve tė renditur sipas pikėve tė fituara, ku nė kėtė listė evidentohen dhe fituesit.
(s.g/GSH/BalkanWeb)


 

Publikoje në:

Disktutime, lajme dhe informacione nga jeta e perditshme

Informacione mbi artikullin

BalkanWeb

Publikuar nga: BalkanWeb

Tė tjera lajme interesante

Regjistrim

Ju mund tė regjistroheni pėr RSS ose pėr tė marrė e-mail me lajmet mė tė fundit.

Regjistrohuni per RSS feed


Ky opsion do tė rivendose dhe njėherė rregullat a paracaktuara tė shfaqjes sė lajmeve nė faqe.

Ri-vendos