Agjencia Kosovare e Inteligjencės, nė pritje tė kompletimit

Pėrfaqėsuesit e Agjencisė Kosovare tė Inteligjencės thonė se kjo agjenci ėshtė duke funksionuar, edhe pse ende nuk ėshtė kompletuar i gjithė stafi i saj. Por, ekspertėt e sigurisė pasojat e mosfunksionalizimit i konsiderojnė tė mėdha. Agjencia Kosovare e Inteligjencės vazhdon ta ketė tė pakompletuar stafin punues. Drejtuesit e kėsaj agjencie thonė se pavarėsisht moskompletimit tė stafit, agjencia ėshtė funksionale. Drejtori i kėtij institucioni, Bashkim Smaka, pohon se shumė shpejt do tė kompletohet i gjithė stafi nė AKI. “Siç e dini, qė nga emėrimi im ka filluar funksionimi i kėsaj agjencie, mirėpo me kapacitetet minimale. Tash janė duke u bėrė tė gjitha pėrgatitjet qė agjencia tė kompletohet edhe me numrin tjetėr tė stafit. Janė bėrė tė gjitha pėrgatitjet e mundshme qė tė shpallen konkurset e para; shumė shpejt pritet tė fillohet me rekrutimin e parė tė stafit tė agjencisė”, tha Smaka.

Nga ana tjetėr, ekspertėt e çėshtjeve tė sigurisė thonė sė agjencia nuk ėshtė duke funksionuar. Drejtori i Qendrės Kosovare pėr Studime tė Sigurisė, Ramadan Qehaja, thotė se janė tė pakuptimta deklaratat e zyrtarėve tė institucioneve se agjencia ėshtė duke funksionuar. “Fillimisht dua tė theksoj se kėtu nuk bėhet fjalė pėr funksionimin e agjencisė, por bėhet fjalė pėr mosfunksionimin e agjencisė. Ështė e ditur se pėrveç shefit tė kėsaj agjencie, organet tjera nuk janė caktuar apo persona tjerė qė duhet tė veprojnė aty, si dhe ndonjė sensibilizim tė mirėfilltė nga organet qeveritare dhe nga presidenti nuk ka pasur”, tha Qehaja. Pėrveç emėrimit tė drejtorit, nė kėtė institucion nuk janė emėruar zyrtarė tė tjerė pėrgjegjės, me tė cilėt do tė kompletohej struktura udhėheqėse e kėtij mekanizmi. Drejtori i AKI-sė, zoti Smaka, thotė se emėrimi i zėvendėsdrejtorit dhe kryeinspektorit nuk ėshtė çėshtje e tij, por e Presidencės dhe e Qeverisė. “Kjo ėshtė çėshtje e presidentit dhe e kryeministrit me ligj. E di qė ėshtė njė listė shumė e ngushtė, qė presidenti dhe kryeministri janė nė kontakte tė vazhdueshme rreth emėrimit tė kėtyre dy pozitave. Shpresoj qė shumė shpejt do tė bėhet edhe ky emėrim”. “Por, tė them tė drejtėn, unė kam pritur para dy javėve tė behėt ky emėrim, mirėpo pėr disa shkaqe tė tjera teknike, siç duket, e kanė shtyrė edhe pėr disa ditė kėtė emėrim”, deklaroi Smaka. Por, zyrtarė tė qeverisė kanė thėnė se pėr emėrimin e zėvendėsdrejtorit dhe kryeinspektorit tė AKI-sė, me emra do tė dilet shpejt.

Ndryshe, eksperti Qehaja, vonesėn e fillimit tė funksionimit dhe emėrimit tė zyrtarėve tė lartė nė kėtė institucion e sheh si çėshtje qė po ndikohet nga politika. “Tjetėr shpjegim nuk mund tė kemi, pėrveç asaj qė kjo agjenci tė jetė partiake, gjė qė ėshtė shumė negative dhe mund tė ketė perkusione shumė tė rrezikshme nė tė ardhmen, nėse mendohet se ajo agjenci duhet t’i pėrkasė njė partie apo partisė tjetėr”. “Unė mendoj se urgjentisht duhet tė shqyrtohet kjo çėshtje dhe tė ndėrpritet kjo praktikė e heshtjes, pritjes, momentit, qė tė gjenden njerėzit ‘e pėrshtatshėm’ pėr tė kryer kėtė detyrė sipas tekeve tė disave, tė cilėt mendojnė se e kanė bahçe tė vetėn kėtė - ky ėshtė njė gabim shumė i madh”, u shpreh Qehaja. Kosova ėshtė nė njė situatė nė tė cilėn funksionimi i Agjencisė sė Inteligjencės ėshtė shumė i domosdoshėm, kur kihet parasysh gjendja e sigurisė nė vend, thonė ekspertėt. Zoti Qehaja thotė se Kosova ėshtė e mbuluar me shumė agjenci tė huaja inteligjente. 

...

 

Publikoje në:

Disktutime, lajme dhe informacione nga jeta e perditshme

Informacione mbi artikullin

Gazeta 55

Publikuar nga: Gazeta 55

Tė tjera lajme interesante

Regjistrim

Ju mund tė regjistroheni pėr RSS ose pėr tė marrė e-mail me lajmet mė tė fundit.

Regjistrohuni per RSS feed


Ky opsion do tė rivendose dhe njėherė rregullat a paracaktuara tė shfaqjes sė lajmeve nė faqe.

Ri-vendos