DELEGATėT E KOLONISė Sė BUKURESHTIT Nė KUVENDIN E VLORėS

Nė vitet e Rilindjes sonė Kombėtare, lufta pėr ēlirim mori pėrpjesėtime tė mėdha. Rol tė rėndėsishėm pėr ta kurorėzuar me fitore kėtė luftė, pėrveē ēetave tė armatosura, luajtėn dhe veprimtarė politikė. Tė gjithė ata sė bashku me pėrpjekjet e tyre vunė nga njė gur nė themelin e Pavarėsisė shqiptare.

Njėri prej tyre ėshtė pa dyshim atdhetari Dhimitėr Vasil Zografi. Ai lindi nė Korēė nė vitin 1878, atė vit kur nė Prizren u lidh besa e shqiptarėve nėn emrin "Lidhja Shqiptare e Prizrenit".

Nė fund tė shekullit tė nėntėmbėdhjetė, ai sė bashku me tre vėllezėrit e tjerė Vasil, Grigor e Daniel, emigroi nė Rumani. Aty menjėherė vėllezėrit Zografi, sidomos Vasili e Dhimitri, u radhitėn nė koloninė shqiptare tė Bukureshtit dhe morėn pjesė nė shoqėritė patriotike tė atjeshme "Drita" e "Dituria".

Veprimtaria patriotike e Dhimitėr Zografit fillon tė marrė jetė nė ato vite kur tė "sėmurit tė Bosforit" po fillonte t‘i dridhej toka nėn kėmbė. Vėllai i tij mė i madh, Vasili, pėr mjaft kohė kishte jetuar e punuar nė Francė. Kjo i dha mundėsi atij qė tė njihte e tė admironte Revolucionin francez. Pa dyshim qė kėto pėrshtypje revolucionare u pasqyruan edhe nė jetėn e tė riut, Dhimitėr Zografi. Gjatė kėsaj kohe, ai propagandon shtypin shqiptar tė kohės e njėkohėsisht bėhet njė nga pėrkrahėsit kryesorė tė komitetit tė fshehtė "Pėr lirinė e Shqipėrisė". Mban letėrkėmbim tė pasur me figurat kryesore tė lėvizjes pėr ēlirim kombėtar nė Shqipėri e gjetkė. Njė miqėsi e veēantė e karakterizon me vėllezėrit Spiridon e Tashko Ilo, me Asdrenin, Dhimitėr Berattin etj. Mė 1906 merr pjesė nė themelimin e shoqėrisė patriotike tė shqiptarėve te Bukureshtit "Bashkimi-Unirea".

Prej fillimit tė shekullit XX, vėllazėria Zografi kishte nėn zotėrim dyqane e restorante, njė prej tė cilėve e shohim tė reklamuar nė njė broshurė, botuar nė vitin 1911 nga Dhimitri. Veprimtarinė e tij tregtare, ai e ushtron gjatė kėsaj kohe, nė rrugėn

"Doamnei".

Shėnohet si njė nga organizatorėt e mbledhjeve qė u zhvilluan nė fillim tė nėntorit 1912 nė hotel "Kontinental". Aty theksoi se patriotėt "kanė besim tė plotė nė veprimin e Kombit shqiptar pas udhės qė tregoi z. Ismail Qemal Beu, e cila pėrmblidhet nė

vendimet ////////////////(ā€¦) e se kanė pėr tė bėrė sa mundet e pėr t‘u pėrpjekur me gjithė shpirt e me tė gjitha mėnyrat pėr shpėtimin e Atdheut" ("Shqipėri` e Re", Kostancė, datė 29 nėntor 1929).

Nė mbledhjen e datės 5 nėntor 1912, Dhimitri Zografi u zgjodh delegat i kolonisė shqiptare tė Bukureshtit pėr tė marrė pjesė nė Shpalljen e Pavarėsisė. Siē na tregon njė fotografi, me pushkė nė dorė, siguron udhėtimin e delegacionit prej Rumanie nė Shqipėri.

Mė 28 nėntor 1912, si pėrfaqėsues i kolonisė shqiptare tė Bukureshtit, firmos vendimin e Pavarėsisė me siglėn "Dimitri Zografi". Ėshtė anėtar i pleqėsisė (senatit) sė pėrbėrė prej 18 vetash, me nė krye Vehbi Dibrėn. Njė informacion interesant mbi rrethanat e ngritjes sė flamurit kombėtar, ai na jep nė shkrimin e tij "Si u kasnecua vetėqeverimi i Shqipėrisė" (Revista "Ylli i mėngjesit", Boston, datė 30 nėntor 1917, faqe 196-205). Nė dhjetor 1912, bashkė me Dhimitėr Emanoilin, shkon nė Brindisi e prej andej kthehet nė Korēė. Kėtu gjen njė situatė aspak tė pėlqyeshme. Pas takimeve me patriotėt korēarė, sidomos me Themistokli Gėrmenjin e Jovan Cico Kosturin, largohet mė 1917 nė Rumani, ku vazhdon aktivitetin e tij patriotik e tregtar. Ndjek me interes ngjarjet e kėsaj kohe, si Konferencėn e Paqes nė Paris dhe kundėrshton vendimet e padrejta tė saj nė kurriz tė popullit shqiptar, firmos protesta drejtuar kryesisė sė Konferencės, nė qershor 1919.

Nė shkurt 1915 zgjidhet anėtar i kėshillit tė "Shoqėrisė sė kolonisė shqiptare tė Bukureshtit".

Nė vitin 1935, kolonia shqiptare e Rumanisė i dėrgon qeverisė sė Ahmet Zogut njė protestė ku theksohet : "Me tė marrė lajmin e dėnimit nė vdekje prej gjyqit politik tė Fierit tė kaq patriotėve Kolonia shqiptare e Rumanisė dėrgoi me datė 19 vjeshtė (shtator) 1935 telegramin qė pason : Mbretit Zog I Tiranė. Tė nėnėshkrarėt nė emėr e Kollonisė me dhembshuri pėr gjendjen e Atdheut ēfaqim hidhėrimin pėr ngjarjet e funtme. Lutemi pėr ndalimin e ekzekutimeve tė patriotėve dhe pėr marjen masash pėr ēdukjen e shkaqeve tė moskėnaqėsive tė popullit, qė provokojnė tė tilla turbullime tė dėmshme pėr Atdhenė". Mes 79 nėnshkrimeve, me numrin rendor 3, dallojmė emrin e Dhimitėr Zografit.

Nė gusht 1936 ndodhet nė Berlin, ku ndjek lojėrat olimpike "Berlin 1936" dhe thuhet se ėshtė takuar me Hitlerin, por aspak nė mėnyrė miqėsore. Mė pas kthehet nė Rumani. Pėr herė tė fundit erdhi nė Shqipėri nė janarin e vitit 1937.

Prej fillimit tė viteve `30 e deri nė fund tė jetės, patrioti Dhimitėr Zografi iu kthye jetės private. Gjatė kėtij harku kohor ndiqte tė gjitha zhvillimet politike e kulturore tė Shqipėrisė. Nuk pėrshėndeti pushtimin e vendit nga trupat nazifashiste dhe vendosjen e regjimit komunist. Pas ēlirimit nuk mundi tė kthehej nė Korēė. Vdiq larg vendlindjes, nė Bukuresht pas vitit 1945.

Dhimitėr Zografi ėshtė dekoruar me urdhrin "Pėr veprimtari patriotike" tė klasit III, me kėtė motivacion: "Ėshtė aktivizuar nė lėvizjen patriotike nė kolonitė shqiptare tė Rumanisė dhe mė 1912 ka erdhur nė Shqipėri me Ismail Qemalin dhe ka firmosur Aktin e shpalljes sė Pavarėsisė".



DHIMITĖR BERATTI (1888-1970)



Mėsuesi, shkrimtari dhe gazetari Dhimitėr Beratti lindi nė qytetin e Korēės nė 15 tetor 1888.

Pėr plotėsimin e arsimit, Dhimitri nė vitet e para tė shekullit qė lamė pas, shkoi nė Rumani ku pėrfundoi Fakultetin e Shkencave Politike dhe atė Juridik. Ai karakterizohej nga njė pasion e vullnet i veēantė pėr dije e kulturė. Vitet e para tė shekullit XX dhanė shkėndijat e para tė formimit tė tij patriotik.

Pas vitit 1905 kthehet nė Korēė ku pėr nevoja tė arsimit tonė kombėtar, punon si mėsues. Ai dha ndihmesė tė admirueshme nė pėrparimin e kulturės dhe arsimit nė vendin tonė. Kudo ku ka shėrbyer si drejtor shkolle apo mėsues i thjeshtė, ėshtė bėrė figurė shumė e dashur pėr tė rinjtė, sepse u falte eksperiencėn e tij nė fusha tė ndryshme. Ai ka qenė mėsues pėr njėfarė kohe edhe nė shkollėn e parė shqipe tė Korēės. Anėtar i klubit patriotik "Dituria" tė Korēės qė nė themelimin e tij mė 1908.

Nė vitin 1909, mė 13 dhjetor nė Korēė u luajt drama "Besa" e Sami Frashėrit. Nė trupėn e aktorėve bėn pjesė edhe Dhimitėr Beratti. Nė fotografinė e Petro Fotografit, tė vetmen e kėsaj shfaqje, shohim ulur z.Beratti, regjisori dhe sufleri i shfaqjes. Po kėtė vit merr pjesė nė Kongresi i Elbasanit e mė vonė nė Kongresi i dytė i Manastirit.

Dhimitėr Beratti ėshtė nga tė parėt pjesėmarrės nė mbledhjen e hotel "Kontinental"-it nė Bukuresht. Zgjidhet delegat i kolonisė shqiptare tė Bukureshtit 3) dhe me pushkė nė krah shoqėron Ismail beun pėr nė Vlorė.

Dhimitėr Beratti ka firmuar aktin historik tė shpalljes sė pavarėsisė, me siglėn "D. Beratti", nė emėr tė kolonisė sė Bukureshtit. U emėrua "drejtor i pėrgjithshėm" nė organin e qeverisė sė Vlorės "Pėrlindja e Shqipėniės" dhe u zgjodh anėtar i pleqėsisė. Pėr Dhimitrin, 28 nėntori i vitit 1912 ėshtė njė datė e shenjtė, sepse: "Sa e shohim ma sė largu nė pasqyrėn e mendjes s‘onė, aq ma e bukur na ngjan kjo ditė e kurorėzimit tė shpresave tė kombit shqiptar" - shkruan ai nė gazeta "Elbasani" (28 nėntor 1922, viti I, nr. 2, faqe 1).

Mė 1913 ėshtė sekretar i delegacionit shqiptar qė udhėton me nė krye Ismail Qemalin pėr sigurimin e tėrėsisė sė trojeve shqiptare. Shkon nė Londėr, Paris, Romė etj. Bashkė me Luigj Gurakuqin, ėshtė krahu i djathtė i plakut tė Vlorės dhe nė janar 1919 vajton humbjen e tij. Mė 1913 merr detyrėn e administratorit tė spitaleve tė vendit.

Nė korrik 1914 emigron nė Rumani. Aty punoi pėr krijimin e kishės ortodokse shqiptare tė Rumanisė. Mihal Gramenoja na thotė se Beratti ėshtė delegat i shqiptarėve tė Bukureshtit nė Konferencėn e Paqes nė Paris mė 1919. Nė shkurt tė vitit 1919 shėnohet si sekretar i kolonisė shqiptare tė Bukureshtit. Me kėtė detyrė, ai i dėrgon mjaft protesta kryesisė sė Konferencės sė Paqes nė Paris me qėllim rishikimin e vendimeve tė padrejta qė merren nė kurriz tė popullit shqiptar. Gjithashtu, ai ngre zėrin kundėr pretendimeve greke nė jug tė vendit: "Nė emėr tė njėmijė shqiptarėve me origjinė nga zona e Korēės dhe Gjirokastrės me qėndrim provizor nė Rumani dhe nė emėr tė familjeve tė tyre qė janė nė mėmėdhe, ne nėnshkruesit protestojmė sė fundi pėr pretendimet e qeverisė greke mbi territoret tona qė i bashkėngjiten shtetit shqiptar pas ndarjes sė Komisionit Ndėrkombėtar tė 1913-ės (ā€¦) Nė emėr tė drejtėsisė dhe tė gjitha principeve qė duhet tė shėrbejnė si bazė e paqes dhe qė tė garantojnė jetėgjatėsinė, ne i kėrkojmė Konferencės tė pranojė disa diskutime mbi rajonin e Gjirokastrės e tė Korēės, djep tė Rilindjes politike tė Shqipėrisė. Jeta e shtetit shqiptar - pėrfundon protesta - pa distriktin e Jugut ėshtė me tė vėrtetė e pamundur".

Nė njė letėr drejtuar presidentit Wilson, nėnvijėzojmė: "Ne duam njė Shqipėri tė pandarė e tė pavarur, e cila tė pranohet dhe nga vendet e tjera (ā€¦) Kėshtu qė pyesim SHBA pėr tė caktuar njė mandat pėr Shqipėrinė, e cila ėshtė njė pikė qė duam tė kujdesemi e tė kemi njė pjekuri tė nevojshme pėr ta udhėhequr mė vete (ā€¦.) tė gjithė ne shqiptarėt dėshirojmė tė jemi tė bashkuar e nė tė ardhmen pa ndėrhyrjen e fqinjėve, tė cilėt na ndjekin kėmba-kėmbės pėr interesat e tyre (ā€¦) ne besojmė, zoti President, nė duart tuaja, si dhe nė realizimin e kėrkesės sonė tė drejtė." Mes 31 nėnshkrimeve tė dokumentit, dallojmė emrin e Dhimitėr Berattit, si dhe tė Viktor Efthimiut, Stavri Kuneshkės, Dhimitėr Ilos etj.

Mė 1924 ndodhet nė Sofje me detyrėn e kryekonsullit. Nė periudhėn 1926 deri mė 1934 punon si sekretar nė Ministrinė e Jashtme. Mė 1935 emėrohet ministėr i Ekonomisė kombėtare. Njė vit mė vonė emėrohet ministėr nė Romė. Nga ribotimi i librit "Mėsime" tė Naim Frashėrit, ku ai shkruan parathėnien, nė tetor 1942, kuptojmė se ėshtė ministėr sekretar shteti i kulturės popullore. Nė kėtė post u emėrua mė 3 dhjetor 1941, datė e krijimit tė qeverisė sė Mustafa Merlikės Kruja. Kėtė detyrė Beratti e mbajti deri mė 4 nėntor 1942, kur u zėvendėsua nga Eqrem Vlora. Po kėtė vit ėshtė anėtar i Institutit tė Studimeve Shqiptare nė Tiranė, me kryetar Ernest Koliqin.

Kėshilli i Ministrave miratoi mė 22 prill 1943, emėrimin e Ernest Koliqit si kryetar tė pėrfaqėsisė shqiptare pranė qeverisė italiane sė bashku me Dhimitėr Berattin dhe me Demir Vilėn .

Nė gusht 1944 si pėrfaqėsues i qeverisė, Dhimitėr Beratti mban njė fjalim nė ceremoninė e varrimit tė diplomatit shqiptar, Rauf Fico. Nė fjalėn e tij, ai theksoi: "Me vdekjen e Rauf Ficos tė gjithė humbasim njė burrė shteti nė kuptimin e naltė tė fjalės. Kudo ai ia zbardhi faqen atdheut (ā€¦) me kopetencėn dhe kthjelltėsinė me tė cilėn ai dinte t‘i shtronte dhe t‘i mbronte interesat e vendit tė vet."

Pas rėnies sė qeverisė sė Rexhep Mitrovicės, u largua nga Shqipėria pėrgjithmonė e u vendos nė Itali. Aty u mor me veprimtari tė shumta patriotike, me organizimin e mbledhjeve e pėrvjetorėve tė ndryshėm me qėllim afrimin e shqiptarėve me banim nė Itali. Shkruan artikuj nė gjuhė tė huaja nė favor tė ēėshtjes shqiptare, si dhe pėrkthen nė shqip studime tė huaja pėr Shqipėrinė. Mbretėria rumune mė 1932 e dekoroi me medaljen "Grand Officer De La Courron Roumania".

Vdiq nė Romė mė 8 shtator 1970 ku dhe sot e kėsaj dite ka varrin.

Dhimitėr Beratti ėshtė autor i kėngės sė njohur korēare "Malėsoria", tė cilėn e shkroi para fillimit tė viteve `20 tė shekullit tė kaluar. Kėtė e shohim tė botuar edhe nė kėngėtoret e kohės.

Ai ka botuar dy vėllime me titull "Shqipėria mė 1937", tė cilėt pėr nga vlera qė mbartin, shėrbejnė edhe nė ditėt tona si model pėr shkrimin e historisė sė shtetit shqiptar.

Dhimitėr Beratti ėshtė dekoruar me urdhrin "Pėr veprimtari patriotike" tė klasit tė parė.


DHIMITĖR MBORJA (EMANOIL) (1884-1945)

Personaliteti i shquar i lėvizjes pėr ēlirim kombėtar, atdhetari i dalluar e punėtori i palodhur i ēėshtjes shqiptare, Dhimitėr Emanoil, ka lindur nė fshatin Mborje tė Korēės mė 1884. Bashkė me tė atin dhe vėllezėrit, nė moshėn 16-vjeēare emigron nė Bukuresht. Babai i tij, tregtari Viskė Mborjari, kur u shpėrngul nga Mborja, shtėpinė e tij ia dhuroi kėtij fshati pėr shkollė shqipe.

Nė mėrgim, Dhimitri ndihmon tė atin nė njė restorant tė vogėl nė Bukuresht. Nė vitin 1908, krahas librave fillon t‘u pėrkushtohet veprimtarive me karakter patriotik. E shohim anėtar tė shoqėrisė "Dituria" tė Korēės mė 1908 e mė pas zgjidhet mjaft herė si kryetar i shoqėrisė patriotike tė shqiptarėve tė Bukureshtit.

Nga dokumentacioni i "Bandės sė Lirisė" qė ndodhet pranė arkivit tonė, mėsojmė se Dhimitri ka kontribuar nė botimin e dy marsheve me karakter kombėtar "Band‘ e Lirisė" dhe "Kongresi i Dibrės", tė hartuar nga profesori i bandės, Paskal Anibali nė vitin 1910. Emri i Dhimitėr Emanoilit pėrmendet nė dokumentet e mbledhjes sė ndihmave.

Boton e shpėrndan programin e komitetit tė fshehtė "Pėr lirinė e Shqipėrisė", themeluar nė Gjirokastėr nga Bajram Fehmi Gjirokastra (Bajo Topulli).

Gazeta "Minerva" mė 5 nėntor 1912 (qė sot ndodhet nė Repartin e Koleksioneve Speciale tė Bibliotekės sė Rumanisė) boton nė faqet e saj artikullin "Autonomia e Shqipėrisė". Shkruhet aty pėr mbledhjen e Bukureshtit nė hotel "Kontinental" dhe pėrmendet emri i Dhimitrit si delegat i kolonisė sė Bukureshtit nė ngjarjen e ngritjes sė flamurit. Sė bashku me vėllain e tij, Pandeli Emanoil, shoqėron Ismail Qemalin pėr nė Shqipėri.

Ditėn e shėnuar tė 28 nėntorit 1912, Dhimitėr Mborja firmon aktin e pavarėsisė me siglėn "Dh Emmanuel" nė emėr tė kolonisė sė Bukureshtit. "Pas krijimit tė Ministrisė sė Financave, ai i dorėzon Luigj Gurakuqit 1000 napolona flori si ndihmė pėr mėkėmbjen e ekonomisė sė shtetit tė ri shqiptar.



Gjatė kėsaj kohe ai ndihmon me tė holla botimet shqipe. Nė dhjetor tė vitit 1912 bashkė me Dhimitėr Zografin, shkon nė Brindisi e mė pas vjen nė Korēė. Mė 1914 e shohim bashkė me vėllain e vogėl, Nuēi Emanoil, nė krah tė Themistokli Gėrmenjit, pas njė kėrkese qė ky i fundit iu bėn vėllezėrve Emanoil (Mborja).

Nė shkurt tė vitit 1915 zgjidhet si kėshilltar pranė shoqėrisė sė "Komunitetit Ortodoks Shqiptar tė Bukureshtit", e cila punonte edhe pėr tė mbajtur njė shkollė nė gjuhėn shqipe.

Rreth vitit 1920, Dhimitri do tė lėshonte pa qira godinėn e shtėpisė sė tij nė Korēė si ambient mėsimor pėr Liceun Kombėtar tė Korēės.

Mė 1924 mbėshtet Nolin nė revolucion e mė pas, i detyruar nga presioni i forcave zogiste, zhvendoset nga Korēa e pėr njė periudhė kohe nuk kthehet nė atdhe. Largohet nė Rumani pėr t‘u rikthyer nė Shqipėri vite mė vonė. Nuk pati simpati pėr vendosjen e regjimit komunist nė Shqipėri. Gjatė kėsaj kohe ndiqte me interes lajmet qė bashkatdhetarėt dhe shtypi i sillnin pėr zhvillimet nė Shqipėri. Vdiq nė Bukuresht nė vitin 1945. Dhimitėr Emanoil ka harxhuar pasuri dhe ėshtė persekutuar pėr ēėshtjen shqiptare si veprimtar i saj.

Mė 27 nėntor 1992, me numėr dekreti 372, i jepet Dhimitėr Emanoilit urdhri "Pėr veprimtari patriotike" i klasit tė parė me motivacionin "Atdhetar i dalluar i lėvizjes kombėtare qė ka dhėnė njė kontribut tė madh pėr forcimin e shtetit tė pavarur shqiptar." Titulli iu dorėzua pasardhėsve nė Korēė dhe e ruan sot Julian Emanoil. Historiografia shqiptare na ka lėnė tė trashėguar njė informacion dokumentar mjaft tė cekėt pėr sa i pėrket figurės sė Dhimitėr Emanoil Mborjes, mungesė tė cilėn po pėrpiqemi sado pak ta mėnjanojmė sot me kėtė shkrim, modest nė krahasim me veprimtarinė e tij tė gjerė nė shėrbim tė kombit e atdheut.

Nga vėllezėrit Emanoil, nė Kuvendin e Vlorės mė 1912 ka marrė pjesė edhe Pandeli Emanoil.







 

Publikoje në:

Disktutime, lajme dhe informacione nga jeta e perditshme

Informacione mbi artikullin

Gazeta Shqip

Publikuar nga: Gazeta Shqip

Tė tjera lajme interesante

Regjistrim

Ju mund tė regjistroheni pėr RSS ose pėr tė marrė e-mail me lajmet mė tė fundit.

Regjistrohuni per RSS feed


Ky opsion do tė rivendose dhe njėherė rregullat a paracaktuara tė shfaqjes sė lajmeve nė faqe.

Ri-vendos