Provimet me zgjedhje,pėrfundon korrigjimi i 40 mijė testeve

Nis procesi i bashkėrendimit tė rezultateve pėr tė gjithė maturantėt

Jonida Tashi

Pėrfundon korrigjimi i afro 40 mijė testeve tė provimeve me zgjedhje tė Maturės. Burime nga Agjencia e Vlerėsimit tė Arritjeve tė Nxėnėsve (AVA), bėjnė tė ditur se katėr qendrat e vlerėsimit tė testeve tė Maturės, kanė mbyllur procesin e korrigjimit dhe tashmė pritet tė nis ai i bashkėrendimit tė rezultateve. Aktualisht, tri qendrat e vlerėsimit tė testeve nė rrethet Fier, Elbasan dhe Shkodėr kanė nisur dėrgimin e testeve tė korrigjuara drejt asaj tė kryeqytetit, ku do tė bėhet konvertimi i pikėve pėrkatėse nė notė sipas skemės pėrkatėse, qė ėshtė e njėjtė pėr tė gjithė vendin. Paralelisht me procesin e kthimit tė pikėve tė ēdo maturanti nė notė, Agjencia e Pranimeve nė Universitete (APRIAL), do tė bėjė bashkėrendimin e rezultateve tė arritura nė provimet me zgjedhje me identitetin e maturantit. Ditėn e premte tė kėsaj jave pritet qė maturantėt tė njihen me notat e provimeve me zgjedhje, tė cilat janė prova e fundit qė duhet tė kalojė njė maturantė pėr tė hyrė nė universitet. Menjėherė pas shpalljes sė rezultateve tė provimeve me zgjedhje, do tė nisė dhe procesi i pėrllogaritjes sė pikėve pėr nė universitet, sipas pesė komponentėve tė Maturės Shtetėrore 2009, nėpėrmjet tė cilėve pėrcaktohen kandidatėt fitues, sipas kuotave pėr ēdo universitet publik.
Mesatarja
Pėrveē rezultateve tė grumbulluara nė tė katėr provimet e Maturės, nė pėrzgjedhjen e fituesve tė universiteteve njė peshė tė veēantė do tė ketė edhe nota mesatare e shkollės sė mesme. Nota mesatare ėshtė nota e tė katėr ose pesė vjetėve tė studimit qė ka kryer kandidati, qė vendoset nė Dėftesėn e Pjekurisė sė maturantit nė pėrfundim tė shkollės sė mesme. Pėr nxėnėsit qė kanė mbaruar shkollėn e mesme nė vitet e kaluara shkollore (2006–2007, 2007–2008), do tė merret nota mesatare e shėnuar nė dėftesė, ndėrsa pėr nxėnėsit qė kanė mbaruar para vitit 2007, do tė nxirret nota mesatare e katėr ose pesė vjetėve tė studimit. Nė kėtė llogaritje nuk do tė merren parasysh notat e provimeve tė Maturės. Nė shkollat pėrkatėse gjenden tė gjitha dėftesat origjinale pėr maturantėt qė kanė plotėsuar formularin A1-Z, tė cilat do tė shėrbejnė pėr nxjerrjen e notės mesatare.
Fituesit
Pėrzgjedhja e fituesve do tė bazohet nė bazė tė pikėve tė grumbulluara nga ky procesi pėrllogaritės i pikėve. Pėr ēdo program studimi do tė shpallet lista e kandidatėve tė renditur sipas pikėve tė fituara, ku nė kėtė listė evidentohen dhe fituesit. Ndėrsa pėr programet e studimit tė Akademisė sė Arteve, Akademisė sė Edukimit Fizik dhe Sporteve “Vojo Kushi”, pėr programin e studimit “Edukim fizik dhe Sporte” tė Universitetit tė Shkodrės dhe tė Universitetit tė Elbasanit, pėr programin e studimit “Arkitekturė” tė Universitetit Politeknik tė Tiranės si dhe pėr programin e studimit “Pedagogji e specializuar” e Universitetit tė Vlorės, nė pėrllogaritjen e pikėve do tė merren parasysh rezultatet e konkurseve tė pranimit. Pėr programet e studimit tė mėsipėrme, pėrveē programit tė studimit “Pedagogji e specializuar” nuk merren nė konsideratė rezultatet e provimeve me zgjedhje. Pėrcaktimi i kandidatėve fitues do tė bėhet pas llogaritjes sė pikėve pėrkatėse pėr tė dhjetė preferencat e listuara nė formularin A2. Fillimisht kontrollohet preferenca e parė. Nėse rezultoni fitues qė nė kėtė preferencė, rrjedhimisht shpalleni kandidat pėr tu regjistruar nė universitet. Nėse nuk jeni fitues nė preferencėn e parė, kontrollohet preferenca e dytė e kėshtu me radhė deri nė preferencėn e 10-tė. Sipas rregullores, maturantėt do tė shpallen fitues vetėm nėse kanė mbledhur pikėt e nevojshme nė preferencėn mė tė lartė. Specialistėt pohojnė se kandidatėt do tė jenė fitues vetėm nė njė program studimi: nė atė tė preferencės mė tė lartė. Kėshtu, megjithėse njė maturant mund ta shohė veten nė fillimet e listės nė disa degė fakultetesh, ai do do tė jetė fitues vetėm nė atė program studimi, qė i takon preferencės sė tij mė tė lartė.



12 lėndėt me zgjedhje tė Maturės
Histori
Gjeografi
Njohuri pėr Shoqėrinė
Ekonomi-Filozofi
Fizikė
Kimi
Biologji
Anglisht
Histori
Frėngjisht
Italisht
Gjermanisht
Spanjisht


Mbetėsit nė provime
Si do tė zhvillohen provimet me detyrim tė Maturės nė sesionin e dytė

Maturantėt qė nuk kanė mundur t’i marrin provimet me detyrim tė Maturės, duhet tė rifuten nė kėto provime gjatė sesionit tė dytė. Sipas datave tė pėrcaktuara nga kreu i Ministrisė sė Arsimit, Fatos Beja, provimi Letėrsi-Gjuhė shqipe do tė zhvillohet nė datėn 8 tetor, ndėrsa ai i Matematikės nė datėn 15 tė po kėtij muaji. Nxėnėsit e klasave tė katėrta tė gjimnazeve dhe tė shkollave social-kulturore, tė klasave tė pesta tė shkollave teknike, tė klasave tė treta tė shkollave profesionale (me kohė tė plotė) dhe tė klasave tė pesta tė gjimnazeve me kohė tė shkurtuar, qė kanė mbetur nė klasė nė njė apo dy lėndė, me pėrfundime (nota) vjetore jo-kaluese, kanė tė drejtė ti japin ato provime klase me gojė nė sesionin e dytė tė po atij viti shkollor. Kur nxėnėsi vlerėsohet kalues nė provimet e klasės, ka tė drejtė tė pranohet nė sesionin e dytė tė Maturės, tė po atij viti shkollor. Para zhvillimit tė provimeve tė Maturės nė sesionin e dytė, ēdo Drejtori Arsimore Rajonale dhe Zyrė Arsimore (DAR/ZA) duhet tė paraqesė nė Agjencinė e Vlerėsimit tė Arritjeve tė Nxėnėsve (AVA), njė muaj para datės sė zhvillimit tė provimit tė parė tė detyruar tė sesionit tė dytė, listėn e nxėnėsve qė kanė plotėsuar formularin A1, tė cilėt kanė qenė me njė ose dy lėndė pakaluese nė fund tė vitit shkollor, por i kanė dhėnė provim kėto lėndė nė sesionin e vjeshtės dhe kanė fituar tė drejtėn tė hyjnė nė provimet e sesionit tė dytė tė Maturės Shtetėrore. Lista dorėzohet me shkresė zyrtare dhe nė formė elektronike. Bashkė me kėtė listė dorėzohet nė AVA edhe lista e mjediseve ku do tė zhvillohen provimet. Hartimi i testeve pėrfundimtare pėr provimet e detyruara tė Maturės Shtetėrore nė sesionin e dytė do tė bėhet nga persona tė pėrcaktuar me urdhėr tė brendshėm tė drejtorit tė AVA-s. Nė AVA, do tė bėhet shumėfishimi dhe paketimi i test-broshurave. Ndėrsa shpėrndarja e dokumentacionit tė pėrgatitur nga AVA, pėr provimet e detyruara tė Maturės Shtetėrore nė sesionin e dytė do tė bėhet sipas grafikut tė hartuar nga ky institucion. Dokumentacioni i provimeve tėrhiqet pranė AVA-s njė ditė para datės sė zhvillimit tė provimit nga pėrfaqėsuesi i autorizuar prej drejtorit tė DAR-sė, shoqėruar nga pėrfaqėsuesi i MASH-it nė DAR/ZA dhe ruhet nė ambiente tė sigurta. DAR-tė duhet tėrheqin edhe dokumentacionin e ZA-sė qė kanė nė vartėsi. Provimet do tė zhvillohen nė mėnyrė tė pėrqendruar nė mjedise, tė pėrcaktuar nga DAR/ZA-tė, duke zbatuar tė njėjtat rregulla dhe procedura sipas “Rregullores sė zhvillimit tė Maturės Shtetėrore”.

Datat e sesionit tė dytė
Datat e zhvillimit tė provimeve tė detyruara tė Maturės Shtetėrore nė sesionin e dytė janė:

Letėrsi dhe Gjuhė shqipe 08 tetor 2009
Matematikė 15 tetor 2009


22 Korrik 2009

 

Publikoje në:

Disktutime, lajme dhe informacione nga jeta e perditshme

Informacione mbi artikullin

Albania

Publikuar nga: Albania

Tė tjera lajme interesante

Regjistrim

Ju mund tė regjistroheni pėr RSS ose pėr tė marrė e-mail me lajmet mė tė fundit.

Regjistrohuni per RSS feed


Ky opsion do tė rivendose dhe njėherė rregullat a paracaktuara tė shfaqjes sė lajmeve nė faqe.

Ri-vendos