Matura, rezultatet gati pėr bashkėrenditje me emrat

20/07/2009  Pėrfundojnė korrigjimet e lėndėve me zgjedhje. Roli i notės mesatare pėr tė caktuar fituesit

Pėrfundon korrigjimi i provimeve me zgjedhje, rezultatet e tė cilave lejojnė maturantėt tė hyjnė nė garėn e konkurrimit pėr marrjen e tė drejtave tė studimit nė universitete sipas kuotave tė pėrcaktuara pėr vitin e ardhshėm akademik. Burime pranė Agjencisė sė Vlerėsimit tė Arritjeve tė Nxėnėsve kanė bėrė tė ditur se katėr qendrat i kanė pėrfunduar vlerėsimet, ku ēdo test ka kaluar nė korrigjimin e dy mėsuesve tė ndryshėm. Menjėherė sapo kėto rezultate tė sillen nė qendrėn e kryeqytetit, do tė bėhet konvertimi i pikėve pėrkatėse nė notė sipas skemės unike, tashmė tė pėrcaktuar nė rang kombėtar. Ndėrsa gjatė tri ditėve tė ardhshme institucioni pėrkatės, APRIAL, do tė bėjė bashkėrendimin e rezultateve tė arritura nė kėtė provim me identitetin e maturantit. Nė mbyllje tė javės, e konkretisht ditėn e premte, ėshtė pohuar se do tė bėhet afishimi i rezultateve tė arritura nga ēdo maturant qė ka garuar pėr tė hyrė nė universitet. Pas kryerjes sė kėsaj procedure pritet tė nisė dhe procesi i pėrllogaritjes sė komponentėve pėrbėrės tė Maturės Shtetėrore 2009, nėpėrmjet sė cilės bėhet listimi i kandidateve fitues sipas kuotave tė aprovuara pėr ēdo universitete publik qė do tė ēelet gjatė vitit akademik 2009-2010.

Mesatarja

Pėrkundrejt rezultateve tė arritura nė tė katėr provimet e maturės peshė tė veēantė nė pėrzgjedhjen e fituesve do tė luajė edhe nota mesatare e shkollės sė mesme. Nota mesatare ėshtė nota e tė katėr ose pesė vjetve tė studimit qė ka mbaruar kandidati, qė vendoset nė dėftesėn e pjekurisė sė maturantit nė pėrfundim tė shkollės sė mesme. Pėr nxėnėsit qė kanė mbaruar vitet e kaluara shkollore (2006–2007, 2007–2008), do tė merret nota mesatare e shėnuar nė dėftesė, ndėrsa pėr nxėnėsit qė kanė mbaruar para vitit 2007, do tė nxirret nota mesatare e katėr ose pesė vjetve tė studimit. Nė kėtė llogaritje nuk do tė merren parasysh notat e provimeve tė maturės. Nė shkolla janė dėftesat origjinale pėr ata qė kanė plotėsuar formularin A-1, tė cilat do tė shėrbejnė pėr nxjerrjen e notės mesatare. Pėrzgjedhja e fituesve do tė bazohet nė bazė tė pikėve tė grumbulluara nga ky proces pėrllogaritės. Pėr ēdo program studimi do tė shpallet lista e kandidatėve tė renditur sipas pikėve tė fituara, ku nė kėtė listė evidentohen dhe fituesit.

Ndarjet

Pėr programet e studimit tė Akademisė sė Arteve Akademisė sė Edukimit Fizik dhe Sporteve “Vojo Kushi” pėr programin e studimit “Edukim fizik dhe sporte” tė Universitetit tė Shkodrės dhe tė Universitetit tė Elbasanit, pėr programin e studimit “Arkitekturė” tė Universitetit Politeknik tė Tiranės si dhe pėr programin e studimit “Pedagogji e specializuar” e Universitetit tė Vlorės merren parasysh dhe rezultatet e konkurseve tė pranimit. Pėr programet e studimit tė mėsipėrme pėrveē programit tė studimit “Pedagogji e specializuar” nuk merren nė konsideratė rezultatet e provimeve me zgjedhje.

Fituesit

Pėrcaktimi i kandidatėve fitues bėhet pas llogaritjes sė pikėve pėrkatėse pėr tė dhjetė preferencat e listuara nė formularin A-2. Fillimisht kontrollohet preferenca 1. Nėse aty jeni fitues, shpalleni pėr regjistrim nė universitet. Nėse nuk jeni fitues nė preferencėn 1, kontrollohet preferenca 2 e kėshtu me radhė deri nė preferencėn 10. Sipas rregullores, maturantėt do tė shpallen fitues vetėm nėse kanė mbledhur pikėt e nevojshme nė preferencėn mė tė lartė. Specialistėt pohojnė se kandidatėt do tė jenė fitues vetėm nė njė program studimi: nė atė tė preferencės mė tė lartė. Njė kandidat mund ta shohė veten nė fillimet e listės nė disa programe studimi, por do tė jetė fitues vetėm nė atė program studimi, qė i takon preferencės sė tij mė tė lartė.

 

Publikoje në:

Disktutime, lajme dhe informacione nga jeta e perditshme

Informacione mbi artikullin

Metropol

Publikuar nga: Metropol

Tė tjera lajme interesante

Regjistrim

Ju mund tė regjistroheni pėr RSS ose pėr tė marrė e-mail me lajmet mė tė fundit.

Regjistrohuni per RSS feed


Ky opsion do tė rivendose dhe njėherė rregullat a paracaktuara tė shfaqjes sė lajmeve nė faqe.

Ri-vendos