Ekspozohen 500 tituj librash tė rinj

Mali i Zi pret panairin tradicional tė librit "Ulqini 2009". Panairi, i cili do tė nisė mė 27 korrik, pėr tė pėrfunduar mė 2 gusht, ashtu si edhe ēdo vit do tė presė nė qytetin e Ulqinit jo vetėm librat nga Shqipėria, por edhe ato nga Kosova, Mali i Zi, Bosnja dhe pakicat e tjera kombėtare tė kėsaj republike. Mbi 60 botues do tė jenė gjatė ditėve tė panairit, ose do tė dėrgojnė botimet e tyre mė tė mira tė pėrfaqėsuara nėpėrmjet agjencive tė shpėrndarjes sė librit. Nė edicionin e nėntė tė Panairit tė Librit nė Ulqin parashikohet tė ekspozohen dhe tė ofrohen pėr shitje mbi 6000 tituj librash, nga tė cilėt mbi 500 janė tituj tė rinj. Letėrsi artistike, autorė shqiptarė e tė huaj, histori, botime enciklopedike, guida turistike e harta tė ēdo lloji, letėrsi pėr fėmijė, fjalorė e metoda pėr mėsimin e shqipes dhe tė gjuhėve tė huaja, libra utilitarė pėr zanate e profesione tė ndryshme, albume e katalogė do tė jenė librat qė do tė paraqiten para lexuesve ulqinakė e pushuesve tė huaj. Ndėrkaq, prej organizatorėve, Komuna e Ulqinit si dhe Shoqata e Botuesve Shqiptarė, kanė menduar qė tė ftuarit e veēantė tė jenė akademikėt Ali Aliu nga Shkupi, Shefkije Islamaj nga Prishtina dhe shkrimtari, studiuesi dhe eseisti nga Mali i Zi, Andreji Nikolaidis. Presidentėt e Republikave tė Shqipėrisė dhe Malit tė Zi, Bamir Topi dhe Filip Vujanoviq, do tė jenė gjithashtu tė ftuar me rastin e ceremonisė sė ēeljes sė Panairit tė Ulqinit.



 

Publikoje në:

Disktutime, lajme dhe informacione nga jeta e perditshme

Informacione mbi artikullin

Gazeta Shqip

Publikuar nga: Gazeta Shqip

Tė tjera lajme interesante

Regjistrim

Ju mund tė regjistroheni pėr RSS ose pėr tė marrė e-mail me lajmet mė tė fundit.

Regjistrohuni per RSS feed


Ky opsion do tė rivendose dhe njėherė rregullat a paracaktuara tė shfaqjes sė lajmeve nė faqe.

Ri-vendos