Letėr profesor Vincės!

Ylber LILI 

Profesor Vinca, nė pamu-ndėsi pėr tė kontaktuar drejtpėrdrejt, po rrekem tė gjej njė formė komunikimi pėrtej qasjes hidh e prit. Ana pėrmbajtėsore e kėsaj forme komunikimi, natyrisht e pazakontė ka dy anė medalje. Sė pari, e ndiej obligim shoqėror dhe kolegjial tė sjell nė vėmendjen tuaj disa detaje marrėzie qė kanė ndodhur nė ambientin e dijes sė shqiptarėve tė Maqedonisė, USHT.  Natyrisht se ju e dini sė çfarė  ka ndodhur, kėtė e dėshmuat me reagimin tuaj tė qartė dhe pa ekuivokė. Sidoqoftė po e vazhdoj komunikimin pėrmes detajeve, tė cilat, siç thoshte i madhi Heminguej - tė çojnė tek imazhi. Gjykoj se bashkoheni me mendimin tim se çdo minutė, orė, ditė, javė, muaj, vit apo datė karakterizohet nga detaje tė llojllojshme.  
Mė 2 korrik, ekzaktėsisht ditėn e enjte, kėtu nė Maqedoni pati tre momente kulmore. Janė raste tepėr tė rralla, ku brenda njė dite kryqėzohen disa detaje. Njėri prej tyre tė krijon ndjesi pėr adaptimin e formės mė tė pėrkryer pėr liri (pėrurimi i ambienteve tė reja tė ambasadėn e SHBA-ve). Problemi i dytė tė prek thellė nė shpirt, humbja e papritur e njė kolegu, prindi dhe qytetari (vdekja e parakohshme e profesorit Iljas Useini), ishte e dhimbshme. Ndėrkaq detaji i tretė ėshtė tmerrėsisht trishtues, njė akt, uzurpues, pushtues, i paprecedentė, i pashembullt ndaj tempullit tė dijes (uzurpimi i USHT-sė).  
Profesor, mė lejoni pak tė sqaroj lexuesit se cili ėshtė emėruesi i pėrbashkėt i detajeve qė i radhita me dy rreshta. Uzurpimi i USHT-sė nė thelb nuk mbetet thjesht dhe vetėm njė veprim antikushtetues, antidemokratik, arbitrar qė cenon katėrcipėrisht autonominė e universitetit, por nė kujtesėn e pjesės sė shėndoshė tė shoqėrisė, ekzekutimi i skenarit pėr uzurpimin e USHT-sė mbetet antinjerėzor dhe antihuman. Sėrish i kthehemi detajeve... Ato nuk harrohen!. Janė detaje tė pakrahasueshme me asnjė ndodhi apo ngjarje tė mėparshme, madje as me momente tepėr delikate gjatė konfliktit qė jeta kalonte nėpėr fijen e perit. E marta e 2 korrikut 2009, ėshtė fiksuar aq fort saqė nuk harrohet asnjė grimė detaji. 
Me njė letėr nė dorė e shkarravitur nga ministri tashmė i dorėhequr i Arsimit tė Maqedonisė, njė mėsues i arsimit tė mesėm i shoqėruar me eskortė policie dhe lumė kasnecėsh, nė ditėn me diell hyri dhunshėm duke pushtuar Universitetin Shtetėror tė Tetovės. Ata nuk pyetėn Kushtetutėn, ligjet, as autonominė universitare etj. Kaubojt e lagjeve kishin vėnė para njė mėsues, i cili u kėrrus nė karrigen e akademikut.
Senati u suspendua, dekanėt u zėvendėsuan me rishtakė universitare, por me tituj militantė partiake. Panorama e shkėlqyer e universitetit tė shqiptarėve u rrėzua pėrtokė dhe u bė copė e çikė. Gjithė investimi akademik u rrėnua sa hap e mbyll sytė. Vėzhguesit e OSBE-sė vazhdojnė tė mbajnė shėnime dhe tundin kokėn pėr kėtė katrahurė, ekspertė nga vende tė botės perėndimore qė kanė asistuar pėr disa vite nė kėtė universitet vetėm sa nuk klithin - ç’ėshtė kjo gjėmė. Ndėrkaq, pjesa dėrmuese e mediave e relativizojnė kėtė atak tė pashembullt. Agonia vazhdon, frikėrat kanė pushtuar arsyen. Ndėrkaq, qeveria hesht, Ministria e Arsimit nuk jep asnjė koment, orkestruesit, dirigjuesit dhe ekzekutuesit e kėsaj çmendurie janė fshehur pas gishtit tė pushtetit tė dhunshėm.
Z. Vinca, nuk kam fare dilema se jemi nė tė njėjtėn gjatėsi vale. Uzurpimi i USHT-sė nuk ndodhi tak-fak, kėtė e dini mė mirė sesa unė. Bėhet fjalė pėr njė skenar tė paramenduar me arkitekt kryeministrin maqedonas Nikolla Gruevski, i cili dėshmoi edhe njėherė se ka alergji ndaj institucioneve shqiptare. Ai vazhdon tė ushtrojė pushtet ndaj shqiptarėve me logjikėn e sulltanit, kundėrvėnie e shqiptarit ndaj shqiptarit, ai ushtron pushtet sipas metodės pėrça, sundo dhe rrėno. Pėr realizimin e skenarit pervers u shfrytėzuar tri momente kryesore:
-pėrurimi i ambasadės se re tė SHBA-ve (larg syve tė trupit diplomatik tė akredituar nė Shkup);
-pjesėmarrja e Rektorit legjitim prof.dr Agim Vela dhe bashkėpunėtorėve tė tij nė ceremoninė e varrimit tė kolegut tė ndjerė Useini;
-telashet e politikės dhe tė mediave nė Shqipėri me zgjedhjet.
Duhet theksuar se pėr tė realizuar kėtė skenar, Gruevski ka gjetur gatishmėrinė e plotė tė partnerit tė tij Ahmeti. Nė kėtė kuptim, Universiteti Shtetėror i Tetovės ėshtė viktimė e antishqiptarizmit tė politikės maqedonase dhe nga ana tjetėr e logjikės primitiviste e militariste tė partisė shqiptare nė pushtet (BDI), e cila ka kohė qė i shqyen sytė pėr tė kollofitur USHT-nė. Profesor, sėrish po ndjek udhėn e detajeve. Pėr koincidencė, ditėn e pushtimit tė USHT-sė, prisja kolegėt nga Tirana, tė cilėt kishin provim me studentėt e gazetarisė dhe tė masterit. Pėr hir tė sė vėrtetės, ndieja pėrgjegjėsi dhe mė shkonte mendja ta anuloja provimin. Kolegėt Marku, Tufa dhe Shehri sapo u informuan me situatėn nuk e besonin kėtė realitet tė pėrçudnuar. Sipas tyre, as nė imagjinatė nuk mund tė ndėrtohen tė tillė skenarė.
Tė nesėrmen, takohem me kolegėt nė hotel “Liraku”, duke rrufitur kafenė e mėngjesit, karshi nesh u shfaq Rektori legjitim i Universitetit Shtetėror tė Tetovės, z. Agim Vela, i cili mban mbi shpatulla mbi 35 vite si profesor dhe drejtues departamentesh nė Universitetin e Prishtinės. Njė intelektual i formuar dhe njė profesor me tituj tė shumtė shkencorė dhe akademikė. Bashkė me kolegun Marku, pasi e pėrshėndetėm u ulėm nė tavolinėn e tij. “Kjo situatė mė kujton vitin 1990, ku aparati represiv i Millosheviçit mė largoi me forcė nga Universiteti i Prishtinės”, u shpreh profesor Vela. Ndahemi me rektorin dhe nisemi pėr tė universitet, situata atje ishte dramatike. Nė rrugėn kryesore dalloheshin makinat e policisė, tek hyrja e rektoratit qėndronin grupe policėsh tė shpėrndarė nė çdo cep tė territorit, nė korridore shihje fytyrat e traumatizuara tė studentėve...
Duke i kursyer detajet e tjera qė janė me bollėk pėr njė rast tjetėr, po kaloj tek anė tjetėr e medaljes qė e karakterizon kėtė komunikim me ju. Tė premten (10 korrik) ishit nė Tetovė, bash nė institucionin e dhunuar, nuk kam asnjė dilemė qė keni plot pėr tė rrėfyer nė kuptimin sesi e gjetėt atė ambient qė deri dje pati standard dhe vlera. Nuk arritėm tė takohemi pėr arsye objektive, megjithatė e kam pėr “borxh” t’i pėrgjigjem dilemės tuaj: pėrse unė nuk kam shkruar deri mė tani?
Profesor, jam gatuar pėr tė mos u viktimizuar kurrė edhe atėherė kur duhet ulėritur nė kupė tė qiellit. Pėr dijeninė tuaj, unė jam suspenduar sipas ligjit tė pashkruar qė pėrdorin gangsterėt. Shporreni pėr 5 minuta, atė tė shqiptnisė nga zyra. Ky ėshtė vendimi politik qė u ėshtė komunikuar drejtuesve tė jashtėligjshėm, natyrisht nuk ėshtė as i pari dhe as i fundit. Natyrisht qė mua nuk mė bėn syri tėrr, por le tė mos e personalizojmė komunikimin.
Pra, mosreagimi im ėshtė i lidhur kryekėput me fiks-idetė e mia. Hezitoj ta paraqes shqiptarin qė i vėrsulet pamėshirshėm njė bashkėkombėsi tė tij. Ështė çėshtje imazhi, profesor i dashur. Pėr tė qenė korrekt nuk kam reaguar dhe shkruar edhe pėr diçka tjetėr, dua tė sfidoj gojėligėt qė thonė se paskam hallin tim. Por, kėto janė anėsore, mosreagimi im ka edhe qasje parimore. Kur preket indi i dijes, arsimit, shkencės, raca e intelektualėve duhet tė ketė nerv, e cila reagon nė kohėn dhe momentin e duhur. A ka moment mė emergjent qė shoqėria civile, profesorė e pedagogė tė ngrihen tė gjithė pėr tė mbrojtur vlerėn nga antivlera, akademikun nga huliganėt etj.?!
Shkurt e shqip, z. Vinca, nuk kam shkruar sepse kėto ditė kam patur oreks tė madh pėr tė lexuar tė tjerėt, debatuar dhe reaguar. Jo vetėm qė nuk jam ngopur profesor, por mė griu uria. Ejani sėrish nė USHT. Si i thonė shih e shkruaj, pėr turpin tonė, aktualisht tempulli i dijes ėshtė nė duart e tė paudhėve. Gjeneratat do na mallkojnė...

 

Publikoje në:

Disktutime, lajme dhe informacione nga jeta e perditshme

Informacione mbi artikullin

Panorama

Publikuar nga: Panorama

Tė tjera lajme interesante

Regjistrim

Ju mund tė regjistroheni pėr RSS ose pėr tė marrė e-mail me lajmet mė tė fundit.

Regjistrohuni per RSS feed


Ky opsion do tė rivendose dhe njėherė rregullat a paracaktuara tė shfaqjes sė lajmeve nė faqe.

Ri-vendos