Fituesit e fazės sė parė do tė shpallen nė 15-ditshin e dytė tė gushtit

Pas daljes sė rezultateve pėr provimet me zgjedhje, nis llogaritja e pikėve

Jonida Tashi

Kandidatėve pėr nė universitet, do t’u duhet tė presin deri nė ditėt e fundit tė muajit gusht, pėr tė mėsuar nėse do tė jenė pjesė e auditorėve kėtė vit. Burime zyrtare nga Ministria e Arsimit, bėjnė tė ditur se kėtė vit publikimi i emrave fitues, do tė bėhet nė 15-ditshin e dytė tė gushtit, sipas kuotave tė pėrcaktuara nga universitetet dhe tė miratuara nga Kėshilli i Ministrave. Por, me rezultatet e dy provimeve me zgjedhje, maturantėt do tė njihen nė fund tė muajit korrik. Pas shpalljes sė rezultateve pėr provimet me zgjedhje, do tė vijojė procesi i pėrpunimit tė tė dhėnave pėrkatėse pėr tė gjithė komponentėt e Maturės Shtetėrore, duke pėrfshirė mesataren e shkollės sė mesme dhe notat e katėr provimeve tė Maturės. Kjo procedurė do tė bėjė tė mundur detajimin e listave me emrat fitues tė maturantėve, qė do tė kenė tė drejtė tė vijojnė studimet e larta pėr vitin akademik 2009-2010.
Fituesit
Pėrllogaritja e pikėve pėr ēdo maturant, sipas sistemit Meritė-Preferencė, do tė nisė menjėherė pas pėrfundimit tė vlerėsimit tė provimeve me zgjedhje. Specialistėt e Agjencisė sė Pranimeve nė Universitete (APRIAL), pas pėrpunimit tė tė gjitha tė dhėnave tė grumbulluara pėr kandidatėt maturantė pėr studime nė universitetet publike, do tė pėrcaktojnė fillimisht listėn e fituesve tė fazės sė parė. Nė bazė tė vendeve tė mbetura bosh nga kjo fazė, do tė detajohet lista me fituesit e fazės sė dytė, sipas rendit zbritės tė pikėve dhe kufirit tė pranimeve pėr ēdo degė. Nėse sėrish do tė rezultojnė vende tė lira do tė hartohet lista e radhės me fituesit e universiteteve, deri sa kėta tė fundit, tė plotėsojnė numrin e kuotave tė vėna nė dispozicion nga qeveria. Njė vit mė parė, fituesit e universiteteve u pėrcaktuan nė katėr faza tė njėpasnjėshme, qė nisėn nė fillim tė muajit shtator dhe pėrfunduan nė dhjetor. Kėtė vit, pritet qė kjo procedurė tė bėhet pak mė herėt pėr t’i paraprirė fillimit tė vitit tė ri akademik, nė mėnyrė qė studentėt e vitit tė parė tė mos e nisin fakultetin nė dhjetor, por pak ditė pas ēeljes sė studimeve, qė pėrkojnė me muajin tetor. Pėr pėrcaktimin e fituesve, ndėr kandidatėt maturantė konkurrentė, pėrdoret njė program kompjuterik. Ky program rendit tė gjithė kėrkuesit pėr secilin program studimi, sipas rendit zbritės tė pikėve. Mė pas merr nė konsideratė preferencat dhe i jep pėrparėsi preferencės mė tė lartė.
Vlerėsimi
Ēdo test i plotėsuar i njė maturanti, ka si element dallues vetėm njė barkod. Gjatė hedhjes sė pikėve tė fituara pėr ēdo pyetje, krijohet njė listė ku ēdo barkodi i vihen nė korrespondencė pikėt. Kėtė proces e realizon APRIAL-i. Ndėrkohė AVA, nė bazė tė tė dhėnave qė disponon nga mjediset ku janė zhvilluar provimet, krijon njė listė ku ēdo barkodi i bashkėngjitet emri i maturantit. Tė dy kėto procese realizohen nė mėnyrė tė pavarur nga kėto dy institucione. Procesi i hedhjes sė tė dhėnave pėrfundon kur nuk ka mbetur qoftė dhe njė test i paverifikuar, janė eliminuar tė gjitha gabimet e mundshme dhe tė dy institucionet kanė materialet pėrkatėse tė pėrfunduara. Nė bazė tė tė dhėnave tė rezultateve nė pikė, ministri i Arsimit vendos kufirin e kalueshmėrisė, atė qė e quhet “Cutoff”. Pas kėsaj, pikėt konvertohen nė nota tė shkallėzuara me dy shifra pas presjes dhjetore. Njė komision i posaēėm i MASH-it, realizon bashkimin e emrave tė maturantėve me notėn pėrkatėse, proces qė fiksohet nė 6 CD. Kjo metodologji pėrdoret pėr tė katėr provimet qė japin maturantėt dhe nė pėrfundim secili maturant nė bazėn e tė dhėnave ka katėr rezultatet e tij. Pėr tė marrė kėrkesat e maturantėve pėr programet e studimit qė ata duan tė ndjekin, pėrgatitet njė formular i posaēėm (A2), ku shpallen tė gjithė programet e studimit qė ofrojnė universitetet shqiptare. Po nė kėtė formular merret dhe nota mesatare e maturantit. Kjo pėrbėn elementin e pestė tė meritės, i domosdoshėm nė formulėn llogaritėse tė pikėve tė maturantit. Kėrkesat e maturantėve pėr programe studimi janė 10, tė renditura sipas preferencave tė tyre, tė cilat merren parasysh nė klasifikimin pėrfundimtar. Me marrjen dhe hedhjen e kėtyre kėrkesave, nė bazėn e tė dhėnave janė tė gjithė elementėt e nevojshėm pėr llogaritjen e pikėve tė secilit maturant.
Regjistrimi
Regjistrimi i studentėve do tė kryhet, si njė vit mė parė, nė dy faza kryesore: regjistrimi paraprak dhe regjistrimi pėrfundimtar. Pasi shpallet lista e fituesve me renditjen fillestare tė tė gjithė kandidatėve nė programet e studimit (degėt) pėrkatėse, bėhet regjistrimi paraprak pranė sekretarive tė universiteteve. Regjistrimi paraprak ėshtė i detyrueshėm brenda afatit kohor tė pėrcaktuar nga MASH-i dhe nėse nuk kryhet, maturanti humbet tė drejtėn pėr tė vazhduar mė tej. Pas regjistrimit paraprak, hiqen nga lista tė gjithė kandidatėt qė nuk do tė figurojnė tė regjistruar pėr arsye tė ndryshme dhe shpallet lista e re me fituesit pėrfundimtarė. Ata kandidatė, qė nė listėn pėr regjistrimin pėrfundimtar do tė jenė fitues nė njė program studimi tjetėr nga ai i regjistrimit paraprak, duhet detyrimisht tė ē’regjistrohen dhe tė regjistrohen nė programin e studimit ku kanė dalė fitues sipas listės pėrfundimtare. Nėse maturantėt nuk bėjnė regjistrimin pėrfundimtar, humbasin tė drejtėn pėr tė vazhduar shkollėn e lartė. Nė tė dyja rastet njoftimin se nė cilėn preferencė apo program studimi ka dalė fitues, maturanti e merr nė shkollėn e tij tė mesme.




Pse regjistrimet nė universitete bėhen me dy faza

Shumė maturantė tė regjistruar nė universitetet publike, tė shpallur fitues gjatė fazės paraprake, vendosin tė konkurrojnė pėr studime jashtė vendit dhe largohen. Kandidatė tė tjerė tė regjistruar po nė universitetet publike tė vendit vendosin tė ndjekin studime nė universitete private. Kandidatė tė tjerė nuk dėshirojnė mė tė vazhdojnė studimet e larta. Tė gjithė kėta kandidatė lėnė kuota vakante (vende bosh) tė cilat plotėsohen nga kandidatė tė tjerė. Pikėrisht pėr tė marrė kėtė informacion dhe pėr tė evituar bllokimin e kuotave kėrkohet regjistrimi paraprak. Pas marrjes sė kėtij informacioni hiqen nga lista tė gjithė kandidatėt qė nuk do tė figurojnė tė regjistruar paraprakisht brenda afatit kohor tė pėrcaktuar.

Ēfarė ndodh nė regjistrimin pėrfundimtar

Vitin e kaluar, lista e kandidatėve fitues tė regjistrimit pėrfundimtar tregoi se: Tė gjithė kandidatėt qė kishin fituar nė preferencėn e tyre tė parė, mbeten po aty fitues. Pra, sipas parimit Meritė-Preferencė, asnjė kandidat nuk zbret nė preferencė; Shumica e fituesve nė preferenca tė tjera, mbetėn fitues nė po ato preferenca ku ishin shpallur fitues nė regjistrimin paraprak; Njė pjesė e fituesve, nė sajė tė vendeve bosh nga mosregjistrimi nė fazėn e parė, u ngjitėn nė preferencė. Pėr shembull, nėse nė regjistrimin paraprak ishin shpallur fitues nė degėn e shtatė, u ngjitėn nė preferencėn e gjashtė apo tė pestė. Madje, njė vit mė parė pati nga ata kandidatė qė nuk ishin shpallur fitues nė regjistrimin paraprak dhe u shpallėn fitues nė regjistrimin pėrfundimtar, falė vendeve bosh tė lėna nga regjistrimi paraprak.



Si bėhen pranimet sipas sistemit Meritė-Preferencė
U bėnė tashmė tre vjet qė nė sistemin e pranimeve nė universitetet publike, Ministria e Arsimit ka marrė pėrsipėr tė zbatojė parimin Meritė–Preferencė dhe tė pėrcaktojė fituesit pėr ēdo program studimi. I gjithė ky proces realizohet duke angazhuar dy institucionet e vartėsisė: Agjencinė Qendrore tė Vlerėsimit tė Arritjeve tė Nxėnėsve (AVA) dhe Agjencinė Kombėtare tė Pranimeve nė Institucionet e Arsimit tė Lartė (APRIAL). Kėto dy institucione kanė njė lidhje tė ngushtė pune dhe njėkohėsisht pavarėsi detyrash, tė cilat nė pėrfundim sigurojnė sekretim, transparencė dhe saktėsi gjatė tė gjithė hapave tė procesit tashmė tė njohur me emėrtimin Matura Shtetėrore. Procesi Matura Shtetėrore nė vetvete pėrmban dy faza: Pėrfundimi i arsimit tė mesėm nga nxėnėsit, i cili konfirmohet nga dy provime tė detyruara, tė organizuara nga shteti; Konfirmimi si fitues i maturantit nė bazė tė rezultateve tė shkollės sė mesme, rezultateve tė provimeve me zgjedhje (tė organizuara nga shteti) dhe sipas kėrkesės sė bėrė prej tij. AVA organizon dhe realizon tė gjithė procesin e provimeve tė detyruara dhe me zgjedhje: Pėrgatit listat e pjesėmarrėsve nė kėto provime, jo vetėm tė vitit aktual shkollor, por dhe tė viteve tė mėparshme; Pėrgatit testet pėr tė katėr provimet, dy tė detyruara dhe dy me zgjedhje; Organizon punėn pėr realizimin e provimeve nė tė gjithė territorin e Republikės; Organizon punėn pėr korrigjimin dhe vlerėsimin e provimeve; Mban bazėn e tė dhėnave tė kėtyre rezultateve. APRIAL-i organizon dhe realizon procesin e pranimeve nė universitete: Hedh tė dhėnat e rezultateve tė provimeve; Pėrgatit bazėn e tė dhėnave me tė gjitha rezultatet e maturantėve (Merita) dhe kėrkesave tė tyre pėr programet e studimit tė ofruar (Preferenca); Pėrpunon tė dhėnat dhe paraqet rezultate me transparencė pėr tė gjithė tė interesuarit; Pėrcakton fituesit sipas fazave tė kėrkuara nga MASH-i.


14 Korrik 2009

 

Publikoje në:

Disktutime, lajme dhe informacione nga jeta e perditshme

Informacione mbi artikullin

Albania

Publikuar nga: Albania

Tė tjera lajme interesante

Regjistrim

Ju mund tė regjistroheni pėr RSS ose pėr tė marrė e-mail me lajmet mė tė fundit.

Regjistrohuni per RSS feed


Ky opsion do tė rivendose dhe njėherė rregullat a paracaktuara tė shfaqjes sė lajmeve nė faqe.

Ri-vendos