Pėrgjigjet e provimeve me zgjedhje qė u zhvilluan dje

Ministria e Arsimit publikon pėrgjigjet e provimeve me zgjedhje. Pas pėrfundimit tė kėtyre provimeve, dikasteri i Shkencės ka renditur nė lista pėrgjigjet e pyetjeve tė testit, sipas variantit, A, B dhe duke dhėnė pėrgjigjet nė skemėn pėrbri.

Dje u zhvillua nė tė gjithė vendin provimi i fundit i Maturės Shtetėrore 2009. Kėtij provimi iu nėnshtruan vetėm nxėnėsit qė kanė kaluar dy provimet e detyruara dhe duan tė vijojnė studimet universitare. Provimi zgjati katėr orė dhe u zhvillua nėn mbikėqyrjen e 2700 administratorėve. Nė provim morėn pjesė 39570 maturantė. Korrigjimi i testeve do tė bėhet ditėn e diel mė 12 korrik, nė katėr qendra tė vlerėsimit: Tiranė, Shkodėr, Fier dhe Elbasan. Testet e provimeve me zgjedhje tė Maturės Shtetėrore 2009 pėrmbanin pėr secilėn lėndė 20 pyetje, nga tė cilat 10 pyetje me pėrgjigje alternative, 10 pikė, dhe 10 pyetje me pėrgjigje me zhvillim, 30 pikė. Nė tabelat e mėposhtme do tė gjeni pėrgjigjet e testeve pėr lėndėt me zgjedhje mė tepėr tė kėrkuara.

Vlerėsimi

Rezultatet e kėtyre provimeve do tė dalin jo mė vonė se 2 javė pas ditės sė provimit, nė datė 24 korrik 2009.

Ashtu si edhe nė provimet e lėndėve tė detyruara, dy ditė mė parė, nė orėn 22:00, filloi shpėrndarja e testeve nga Agjencia Qendrore e Vlerėsimit tė Arritjeve nė drejtim tė drejtorive arsimore rajonale dhe zyrave arsimore.

Sipas njė grafiku tė caktuar, zonat mė tė thella tėrhoqėn tė parat testet e provimit. Shpėrndarja filloi me Tropojėn, pėr tė pėrfunduar me Tiranėn, nė orėn 06:00 tė mėngjesit tė djeshėm.

Tė gjitha makinat qė kryen transportin drejt drejtorive arsimore rajonale u shoqėruan nga Policia e Shtetit.

Provimet me zgjedhje janė prova e fundit e Maturės Shtetėrore dhe bashkė me dy provimet e detyrueshme, si dhe mesataren e shkollės sė mesme, pėrbėjnė pesė komponentėt e rezultatit pėr pranimin nė institucionet publike tė arsimit tė lartė.

Formulari A2

Ministria e Arsimit ka kujtuar dje edhe njė herė tė gjithė maturantėt, se dorėzimi i formularit A2 nėpėr shkolla do tė kryhet deri nė datėn 13 korrik 2009. Tė gjithė ata maturantė qė kanė pėrfunduar shkollėn e mesme para vitit 2009 dhe nuk kanė plotėsuar formularin A1Z, qė do tė thotė se nuk figurojnė nė bazėn e tė dhėnave, duhet tė drejtohen nė Agjencinė Kombėtare tė Vlerėsimit tė Arritjeve tė Nxėnėsve, pra AVA nė Tiranė, pėr t‘u regjistruar pėr formularin A2 deri nė datėn 20 korrik 2009. Plotėsimi i formularit A2 ėshtė i detyrueshėm edhe pėr tė gjithė ata kandidatė qė duan tė konkurrojnė nė Akademinė e Arteve tė Bukura, nė akademinė e sporteve "Vojo Kushi" dhe programet e studimit tė Edukimit Fizik e Sporteve nė universitetet e Shkodrės dhe Elbasanit, krahas regjistrimit nė konkurset pėrkatėse qė ata kanė kryer pranė kėtyre institucioneve.

Shenim: Pergjigjet e teksteve mund t‘i lexoni ne PDF



 

Publikoje në:

Disktutime, lajme dhe informacione nga jeta e perditshme

Informacione mbi artikullin

Gazeta Shqip

Publikuar nga: Gazeta Shqip

Tė tjera lajme interesante

Regjistrim

Ju mund tė regjistroheni pėr RSS ose pėr tė marrė e-mail me lajmet mė tė fundit.

Regjistrohuni per RSS feed


Ky opsion do tė rivendose dhe njėherė rregullat a paracaktuara tė shfaqjes sė lajmeve nė faqe.

Ri-vendos