Could not find match

Ne, ēifti i mjekėve, qė kemi bashkėjetuar nė njė ambulancė fshati

Autori i Lajmit: Denisa Kona
“Suksesi i mjekut? Pėr sa kohė i bie telefoni dhe e kapin pėr xhakete”

Argjend Tafaj ėshtė Doktor i Shkencave qė nga vitit 1992. Nė 2004-n ai ka marrė titullin As. Profesor. Ėshtė autori i tekstit “Reumatologjia” pėr studentėt e Mjekėsisė. Sė fundi ka botuar njė monografi mbėshtetur nė rezultatet e dizertacionit tė rinovuara, tė azhornuara me tė dhėnat korrente. Gjithashtu, jep pėrveē ciklit tė leksioneve pėr studentėt e Fakultetit tė Mjekėsisė, edhe leksione e praktika me mjekėt e rinj post-universitarė qė shėrbejnė nė tė gjithė Shqipėrinė. Nė tė gjithė vendin punojnė rreth 60 reumatologė, shumica tė pėrgatitur prej tij.
Puna e tij pėr mbrojtjen si doktor shkencash ka qenė “Infeksioni nė tė sėmurėt me kolagjenozė”, qė ėshtė infeksion nė sėmundjet sistemike tė indit lidhor. “Pėr vitet qė kam punuar, ka qenė ngarkesė shumė e madhe fizike dhe mendore, ishin vite kur mungonte interneti, literatura, kur vetėm njė revistė vinte nga jashtė. Testet, literaturėn i siguroja nga profesori im, i ndjeri Koēo Poro. Pasi punimi u vlerėsua shumė mirė, mora titullin Doktor Shkencash. Pastaj kam punuar shumė vite krahas punės praktike nė klinikė, jam munduar tė merrem edhe me punė shkencore aq sa janė mundėsitė e Shqipėrisė. Aktiviteti shkencor i klinikės nuk ėshtė vetėm i imi, ėshtė bashkėpunim me gjithė stafin. Kėtu ne kemi futur disa linja tė reja mjekimi, trajtimi, diagnostikimi” shefi i klinikės sė Reumatologjisė”, tregon prof. Tafaj. Njė nga studimet me vlerė qė ka realizuar klinika, ėshtė njė studim epidemiologjik me njė numėr shumė tė madh tė sėmurėsh, 10 mijė tė sėmurė tė shtruar dhe ambulatorė, tė sėmurė nga osteoporoza. Studimi ėshtė mirėpritur edhe nė kongrese ndėrkombėtare dhe pjesė tė tij janė botuar nė revista shkencore.
Projekti bėhet pjesėrisht falas, me punėn vullnetare tė mjekėve dhe pjesėrisht mbulohet nga kompania farmaceutike “Hofman la Rosh”, e cila ka inkuadruar edhe nė njė studim rajonal nė mjekimin e osteoporozės me njė medikament qė prodhohet pikėrisht nga kjo firmė. Pjesa e rezultateve pėrsa i takon vendit tonė, ka dalė. Tani priten rezultatet nė rrafsh rajonal.
-Doktor Argjendi. Kur erdhėt nga fshati nė QSUT?
Kam filluar nė vitin 1987. M u duk njė privilegj dhe vėrtret ka qenė njė privilegj. Atėherė ishte shumė shumė e vėshtirė tė emėroheshe dhe tė vije me punė nė QSUT. Nė kėto vende punonin njerėz qė kishin krah, kishin mundėsira…
-Kishin qenė edhe mjekė blloku…
Po, me historira tė tilla…Unė nuk isha me biografi tė keqe, por me sa duket, nuk isha i pranueshėm tė punoja kėtu, edhe pse kisha mbaruar me mesatare shumė tė mirė. Arrita pas 10 vjetėsh, u transferova dhe u emėrova mjek nė Klinikėn e Reumatologjisė, ku gjeta njė ambient profesional. Atėherė isha 35 vjeē.
-Prapė i ri keni qenė. Nuk ėshtė ardhje e vonuar
Shiko, si moshė duket jo dhe aq. Por pėr 10 vjet, njeriu bėn shumė gjėra dhe ajo ėshtė mosha mė produktive, janė vitet kur njeriu pėrvetėson gjuhėt e huaja, specializimet jashtė shtetit, pjesėmarrjet nėpėr kongrese…Unė nuk kisha bėrė asgjė nga kėto, sepse kisha qenė nė fshat, kėshtu qė m u desh tė sforcohesha tej mase pas moshės 35 vjeē, kur moshatarėt e mi kėto i kishin ezauruar me kohė. U sforcova pėr tė kapur vitet e humbura.
-Pse nuk e merrni titullin profesor?
Ndryshojnė ligjet, procedurat ēdo 3-4 vjet, sapo unė bėhem gati. Tani pėrshembull, janė vendosur disa kėrkesa, qė asnjė nuk i realizon dot. Dhe nėse i pėrdor kėto kritere pėr tė gjithė, hiqen tė tėrė titujt.
-Cili ka qenė suksesi dhe zhgėnjimi mė i madh i punės suaj nė 33 vjet?
Shiko, mjeku nuk mund ta masė dot veten. Prapė po them fjalėt e ish-profesorit tim kur mė drejtohej: “Argjend, pėr sa kohė tė bie telefoni dhe tė kapin nga xhaketa, je nė rregull me punėn. Kur telefonatat mbarohen, kur nuk tė vjen njeri prapa, duhet tė lėvizėsh nga ajo punė”.
-Cilat kanė qenė sfidat e profesionit tuaj?
Mjeku ka shumė momente tė vėshtira gjatė punės sė vet. Jeta e tij ėshtė bashkėjetesė e gjatė me stresin, vėshtirėsitė. Sfida mė e vėshtirė ėshtė kur nuk i pėrgjigjesh dot tė sėmurit me atė qė ka nevojė, edhe pse ke informacion, lexon literaturė, di se mund tė ndihmohet, por nuk ke mundėsi praktike t i realizosh. Ka shumė shkaqe qė lidhen me teknologjinė, me mundėsinė qė ka mjekėsia shqiptare.
-Mendoni mė tė vėshtirė punėn e patologut apo tė kirurgut?
Puna e kirurgut ėshtė shumė mė e vėshtirė. Gjej rastin kėtu tė them se janė heronj tė vėrtetė.
-Do tė donit tė ishit bėrė kirurg?
Nuk mė duket se tipi im ėshtė pėr punėn e kirurgut.
-Nuk donit tė merreshit me thellėsinė e trupit tė njeriut
Patologu me thellėsinė merret, por nė mėnyrė imagjinare, ndėrsa kirurgu e prek thellėsinė.
-A ju bie shpesh telefoni i shtėpisė?
Njė nga shqetėsimet e familjes ėshtė telefoni i familjes. Por nuk jam pėrpjekur ta ndryshoj, sepse telefonat janė pėr tė shėrbyer, si mua, edhe tė tjerėve qė kanė nevojė pėr mua.
-A pėrmban urgjenca si profesion, reumatologjia?
Urgjenca ka pak, shumė pak. Janė tė sėmurė qė zhvillohen gradualisht, vazhdojnė me vite tė tėra, por kur rėndohen, natyrisht qė duhen ndihmuar nė mėnyrė urgjente.

Dashuri passtudentore
“Bashkėjetesėn e kam provuar me gruan time kur mbaruam studimet. Nė fillim na paragjykuan”

Jeta e njė njeriu, edhe kur ky njė ditė fiton popullaritet tė madh, nuk ėshtė e gjitha autostradė. Prof. Argjend Tafaj i ka njohur edhe gėrxhet, por pėr fat tė mirė, i ra qė t i kalonte ato atėherė kur ishte i ri. Dhe rinia suporton shumė gjėra. Ai kishte ėndėrruar tė kalonte pėrmes qytetit me kėpucėt e lustruara dhe pantallonat e hekurosura. Ashtu si mjekėt qė kishte njohur dhe adhuruar. Por nė vend tė kėsaj, e pa veten njė mjek fshati qė ēdo ditė bėnte kilometra tė tėra rrugė tė baltosur. Atje larg nė malėsitė e Elbasanit karriera e tij dukej se ishte mbyllur. Specializimet ishin larg, kongreset po ashtu. Atje ai do tė bėnte pak nga tė gjitha fushat, do tė mjekonte pacientėt e izoluar gjeografikisht, do tė ishte mjeku i tė gjitha sėmundjeve tė tyre. Kėshtu vazhdoi deri nė vitin 1987, kur erdhi transferimi nė Tiranė. Por jeta e fshatit kishte patur romancėn e vet. Atje ai kishte ngritur folenė e dashurisė, kishte shkuar fillimisht i vetėm, dy vjet mė pas kishte marrė edhe tė dashurėn e tij-gruan aktuale pėr tė ndarė me tė jetėn nė njė dhomė tė qendrės shėndetėsore. Dhe jo pak por pėr 10 vite. Kjo mėnyrė tė jetuari i dha thjeshtėsinė me tė cilėn jeton edhe sot. Mė poshtė ai rrėfen kėtė periudhė tė jetės.
“E kam filluar nė fshatrat malorė tė Elbasanit nė Gracen. Isha 24 vjeē, mjek i ri dhe puna mė doli ndryshe fare nga ajo qė kisha menduar. Unė kisha parasysh pedagogėt e mi, mjekėt e vjetėr qė rrinin tė hekurosur me kravata, me bluza tė bardha, kurse unė ecja 20-30 km nė ditė nė kėmbė nėpėr baltra. Kėshtu vazhdoi 10 vjet dhe bėja nė kėtė zonė punėn e patologut, tė pediatrit, tė gjitha sėmundjet, sepse zona ishte e vėshtirė, larg nga qyteti, komunikacion nuk kishte. Tė sėmurėt e kishin vėshtirė tė shkonin nė qytet”.
-Ku flinit atje?
Kisha njė dhomė nė qendrėn shėndetėsore.
-I kujtoni me keqardhje ato vite apo kanė njėfarė romance?
Romanca ka qenė se atje kam ndenjur me gjithė time shoqe. Ne nuk ishim tė martuar, kur ajo filloi punė nė fshat tek unė. Ime shoqe e ka mbaruar fakultetin dy vjet pas meje..
-Si ndodhi qė u emėruat tė dy nė tė njėjtin fshat?
Kėrkuam tė dy qė tė shkonim tė punonim atje. Atje u fejuam, u martuam dhe lindėm fėmijėt. Atje ndenjėm 10 vjet, ku lindėm edhe dy fėmijėt e parė, dy vajzat qė u bėnė pėr nė shkollė.
-Do tė mund t i ktheheshit prapė asaj jete?
Po tė mė ēonin prapė, ėshtė e sigurt qė nuk do ta pėrballoja dot mė.
-Sepse janė rritur edhe pretendimet…
Jo, nuk jemi familje me pretendime kush e di ēfarė. Na pėlqen jeta e thjeshtė. Por atėherė kishim rininė qė e pėrballonim.
-Jemi kuriozė tė dimė, kur bashkėshortja juaj, atėherė ishe e dashura juaj, si e siguroi lejen nga familja qė tė vinte pas jush dhe tė bashkėjetonte me ju? Na duket nė fakt e rrallė.
Do ta them kėtė. Sekretari i Byrosė i zonės mė thėrret njė ditė dhe mė thotė: “Ore ēun, ēfarė e ke kėtė gocėn, ē fle ti me kėtė doktoreshėn nė njė dhomė?” I thashė unė: “Ėshtė gruaja ime.” Ai mė thotė: “Si e paske ti grua?! Ti nuk ke bėrė celebrim, nuk ke bėrė dasmė!...” Kėshtu, atė bashkėjetesėn e sotme qė e trumbetojnė me tė madhe, unė e kam provuar pėr gati njė vit, njė vit e gjysmė.
-Nuk keni pasur pengesa nga familjet tuaja?
Absolutisht, nga familja ime, jo se jo, se fundi i fundit, unė djalė isha. Por as nga familja e saj. Familja e gruas ėshtė gjithashtu familje tiranase autoktone, me prindėr tė shkolluar, ekonomistė.

Ne, mjekėt, shohim dhe prekim vėrtet trupat e njerėzve, por nuk i ngatėrrojmė emocionet e profesionit me tė tjera…
Nuk kam miq politikanė, idhujt e mi, mjekė dhe sportistė
Nuk do ta kisha ndėrruar mjekėsinė me asgjė tjetėr, edhe sikur tė isha njeriu mė i papaguar nė botė

-Thonė se mjekėsia ėshtė kthyer nė njėfarė dinastie. Ka tė vėrteta brenda saj?
E drejta e studimit pėr mjekėsi dhe e punėsimit i jepet ēdokujt, pavarėsisht nėse rrjedh nga familje mjekėsh apo jo. Mjekėsia ėshtė zgjedhje dhe pasion. Por fėmija i mjekėve e ka patjetėr mė tė theksuar atė frymė. Jo pėr tė injoruar pjesėn tjetėr tė studentėve, por njė student, koleg i sime bije, i thotė: “Kur unė isha i vogėl, luaja me mistrinė e babait, kurse ti me stetoskopin e babės”. Dinasti do ta quaja nėse unė, shefi i klinikės, fėmijėn tim do ta merrja dhe do ta bėja numrin dy nė klinikėn time dhe mė pas, tė merrte kėtė post. Madje, i kėshillova vajzės tė merrte njė specialitet tjetėr, qė nuk ka lidhje me punėn time dhe me favoret qė mund tė krijoheshin prej meje.
-Eshtė karakteristikė e mjekut, tė pasurit e duarve tė buta siē i keni ju?
Ėshtė karakteristikė edhe e mėsuesit, edhe e ekonomistit. Ai qė nuk merret me punė fizike, duart tė buta i ka.
-Ka edhe njė mentalitet popullor, se doktorėt janė pak imoralė. Sa pjesė tė vėrtete pranoni kėtu? Kontakti mė trupat e pacientėve, qė ėshtė i pėrditshėm pėr shkak tė profesionit, a ēmistifikon ekskluzivitetin e njė lidhjeje intime?
Shiko, unė mendoj qė pėrqindja e njerėzve imoralė duhet tė jetė njėjtė nė tė gjitha profesionet. Absolutisht mjeku nuk ka favore kur ai viziton, pėr tė shfaqur anėt e veta imorale. Mjeku e sheh tė sėmurin si tė sėmurė. Sa ka njerėz tė moralshėm dhe imoralė nė profesione tė tjera, po kaq ka edhe kėtu. Por tė them tė drejtėn, nuk e kam dėgjuar asnjėherė, qė pėr ne mjekėt, paska njė opinion tė tillė.
-Nuk ia heq magjinė e kontaktit intim nė jetėn private, kjo ngopje syri me trupat e pacientėve, mjekut?
Nuk ka tė bėjė fare, nuk ngatėrrohen fare. Unė mund tė shoh njė nuse tė re, njė vajzė tė re qė e ka sjellė i ati, e ka sjellė i shoqi. Pėr mua ėshtė njė njeri qė ka nevojė pėr ndihmė. Kjo gjė nuk na heq emocionet pėrtej dhe jashtė profesionit. Unė jam njė njeri normal si gjithė tė tjerėt.
-Deri nė cilėn moshė do tė donit qė tė punonit? Ku do ta vendosni syrin?
Ėshtė njė ligj qė e ka caktuar moshėn e pensionit, siē duket ka pėrllogaritur fuqitė fizike dhe mendore. Dua apo nuk dua unė. Me profesorėt ėshė njė diferencė e vogėl prej 3 vjetėsh. Por nėse do ta ndieja veten intelektualisht dhe fizikisht mirė, do tė doja t u jepja sa tė mundja tė sėmurėve.
-Nėse nuk do tė ishit bėrė mjek, ēfarė tjetėr do tė ishit bėrė?
Mė ka pėlqyer letėrsia, por nuk mendoj se do tė isha bėrė dikush. Mė pėlqente edhe matematika. Por nuk kam pasur ndonjė pasion pėr t u bėrė matematicien. Nuk do ta kėmbeja mjekėsinė me asnjė profesion dhe nėse do tė jepej rasti pėr tė zgjedhur, gjithnjė atė do tė kisha zgjedhur dhe asnjė punė tjetėr, edhe sikur tė kisha qenė njeriu mė i papaguar nė botė. Sikur sot tė isha nė rrugėn e zgjedhjes sė profesionit, pėrsėri do tė kisha kėrkuar mjekėsinė.
-A jeni tifoz sporti?
Jam shumė: Jam tifoz i Tiranės, i Italisė dhe i Milanit. Bluzat e Kombėtareve i kam nė shtėpi. Kam foto me Maldinin, me Pirlon, me Shumakerin, me Xhiraldinon. Kam foto me ta. I kam rastisur nė aeroport. Nė dhjetor 2007, ekipi i Milanit shkonte nė Tokio pėr finalen e Superkupės dhe unė si tifoz, u kėrkova tė bėjmė njė foto dhe mė pranuan me kėnaqėsi.
-Sa i interesuar keni qenė dhe jeni pėr zhvillimet politike nė vend dhe sa tė lidhura i shihni me fatet e mjekėsisė?
Gjithnjė janė tė lidhura me zhvillimet politike. Besoj se qeveritė gjithnjė do ta kenė prioritet zhvillimin e mjekėsisė, duke caktuar kuadro tė denjė pėr ta drejtuar kėtė sektor, duke menaxhuar fondet dhe duke shtuar buxhetin.
-Si janė marrėdhėniet e doktor Argjendit me filmin, kinemanė, teatrin, ekspozitat e pikturės, me librin dhe me teknologjinė e informacionit?
Qė jam pak larg jetės artistike, jam. Libra lexoj, nuk diskutohet literaturė profesionale, por lexoj edhe romane. Ndėrsa pėr pjesėn tjetėr tė teatrit, tė kinemasė, jo se nuk mė pėlqejnė, por niveli i tyre nuk mė kėnaq….
Ēfarė pikturash mbani nė shtėpi?
Piktura ėshtė e bukur, por nuk kam mundėsi financiare ta ble. Kam nė shtėpi ca piktura jo fort cilėsore. Janė autorė jo fort me emėr. Por pėlqej pėrshembull, pikturat e Gazmend Lekės, tė cilin e kam mik timin. Nė pikturat e tij ai thotė shumė dhe nė ekspozitat e tij shoh shumė, ndjej shumė dhe gjej veten shumė.
-Po me teknologjinė e informacionit, si i keni punėt?
Jam brez i cili me shumė vėshtirėsi po kooperon me teknologjinė e informacionit.
-Ndjeni xhelozira profesionale?
Absolutisht jo. Pėrkundrazi, kam kėnaqėsi kur dėgjoj pėr arritjet e tė tjerėve. As nuk kam vėnė re xhelozi tė tė tjerėve. Marrėdhėniet e mia me kolegėt nuk janė tė tilla… janė raporte tė drejta kolegėsh, miqsh, shokėsh.
-Pushimet, nė mal apo nė plazh janė tė preferuara prej jush?
Mė parė mė kanė pėlqyer shumė pushimet nė plazh, tani shoh qė mė ka rėnė entuziazmi. Nė pėrgjithėsi nuk bėj pushime tė gjata, pa shkėputje. Po mjaftohem me kėtė qė mė lidh puna nėpėr aktivitete shkencore jashtė shtetit., dal shpesh gjatė vitit dhe mė duken relaksuese.
-Si e shkarkoni ngarkesėn e punės sė pėrditshme me orė tė zgjatura me pacientė?
Me shėtitje. Ēdo ditė, nė darkė, pas njė dite tė lodhshme pune, bashkė me time shoqe shėtis pas orės 9.30-10. Shėtisim nėpėr Tiranė, rreth unazės, tek bulevardi kryesor, bėjmė rreh 5-6 km. Ėshtė njė orė qė nuk para ka lėvizje dhe trafik dhe kjo na shlodh. Mė pėlqen tė luaj me top, por nuk kam mundėsi. Dikur kam qenė volejbollist me tė rinjtė e Tiranės, ish- 17 Nėntori .
-Cilėt janė miqtė tuaj dhe a ndikon profesioni nė zgjerimin e lidhjeve shoqėrore?
Kam miq nga tė gjitha shtresat. Natyrisht, puna mė bėn qė tė shoqėrohem mė tepėr me mjekė, por kam edhe miq nga fusha tė tjera. Shoqėrinė e fėmijėrisė nuk e harroj, pavarėsisht nėse kanė pasur mundėsi tė shkollohen apo jo. Ēfarėdo profesioni qė bėjnė, kanė mbetur shokėt e mi dhe aq sa kam mundėsi, i takoj. Kurse miq politikanė nuk kam. Nga arti kam disa, por qė nuk na bie tė takohemi shumė.

Ky lajm ėshtė publikuar: 11/07/2009

 

Publikoje në:

Disktutime, lajme dhe informacione nga jeta e perditshme

Informacione mbi artikullin

Ballkan

Publikuar nga: Ballkan

Tė tjera lajme interesante

Regjistrim

Ju mund tė regjistroheni pėr RSS ose pėr tė marrė e-mail me lajmet mė tė fundit.

Regjistrohuni per RSS feed


Ky opsion do tė rivendose dhe njėherė rregullat a paracaktuara tė shfaqjes sė lajmeve nė faqe.

Ri-vendos