Maturantėt, tė gjitha pėrgjigjet e sakta tė provimeve me zgjedhje

Autori i Lajmit: red.
Maturantėt mbyllėn dje ciklin e Maturės Shtetėrore 2009 duke dhėnė testimin e fundit. Dje u zhvillua me sukses provimi i fundit, ai i lėndėve me zgjedhje, ne tė cilin morėn pjesė vetėm nxėnėit qė kanė kaluar dy provimet e detyruara dhe duan tė vijojnė studimet universitare. Provimi zgjati 4 orė dhe u zhvillua nėn mbikqyrjen e 2.700 administratorėve. Nė provim morėn pjesė 39. 570 maturantė. Korrigjimi i testeve do tė bėhet ditėn e diel, mė 12 korrik 2009, nė 4 qendra tė vlerėsimit Tiranė, Shkodėr, Fier dhe Elbasan. Testet e provimeve me zgjedhje tė Maturės Shtetėrore 2009 pėrmbanin pėr secilėn lėndė 20 pyetje, nga tė cilat 10 pyetje me pėrgjigje alternative (10 pikė) dhe 10 pyetje me pėrgjigje me zhvillim (30 pikė). Dje pasdite nė faqen e internetit tė MASH-it (ėėė.mash.gov.al ) u publikuan pėrgjigjet e pyetjeve tė lėndėve me zgjedhje ndėrsa rezultatet e kėtyre provimeve do tė dalin jo mė vonė se 2 javė pas ditės sė provimit, pra mė datė 24 korrik 2009. Ashtu si edhe nė provimet e lėndėve tė detyruara, nė orėn 22.00 tė ditės sė enjte, filloi shpėrndarja e testeve nga Agjensia Qėndrore e Vlerėsimit tė Arritjeve (AVA) nė drejtim tė Drejtorive Arsimore Rajonale dhe Zyrave Arsimore. Sipas njė grafiku tė caktuar, zonat mė tė thella i tėrhoqėn tė parat testet e provimit. Shpėrndarja filloi me Tropojėn, pėr tė pėrfunduar me Tiranėn, nė orėn 6.00 tė mėngjesit tė sotėm. Tė gjitha makinat qė kryen transportin drejt Drejtorive Arsimore Rajonale u shoqėruan nga Policia e Shtetit. Provimet me zgjedhje, janė prova e fundit e Maturės Shtetėrore dhe bashkė me dy provimet e detyrueshme dhe mesataren e shkollės sė mesme, pėrbėjnė pesė komponentėt e rezultatit pėr pranimin nė Institucionet publike tė Arsimit tė Lartė. Ndėrkohė kujtojmė tė gjithė maturantėt se dorėzimi i formularit A2 nėpėr shkolla do tė kryhet deri me datėn 13 Korrik 2009. Tė gjithė ata maturantė qė kanė pėrfunduar shkollėn e mesme para vitit 2009 dhe nuk kan plotėsuar formularin A1Z, qė do tė thotė se nuk figurojnė nė bazėn e tė dhėnave, duhet tė drejtohen nė Agjencinė Kombėtare tė Vlerėsimit tė Arritjeve tė Nxėnėsve, pra AVA nė Tiranė, pėr t u regjistruar pėr formularin A2 deri nė datėn 20 korrik 2009. Plotėsimi i formularit A2 ėshtė i detyrueshėm edhe pėr tė gjithė ata kandidatė qė duan tė konkurojnė nė Akademinė e Arteve tė Bukura, nė Akademinė e Sporteve “Vojo Kushi” dhe programet e studimit tė Edukimit Fizik e Sporteve nė universitetet e Shkodrės dhe Elbasanit, krahas regjistrimit nė konkurse pėrkatėse qė ata kanė kryer pranė kėtyre institucioneve.

Ky lajm ėshtė publikuar: 11/07/2009

 

Publikoje në:

Disktutime, lajme dhe informacione nga jeta e perditshme

Informacione mbi artikullin

Ballkan

Publikuar nga: Ballkan

Tė tjera lajme interesante

Regjistrim

Ju mund tė regjistroheni pėr RSS ose pėr tė marrė e-mail me lajmet mė tė fundit.

Regjistrohuni per RSS feed


Ky opsion do tė rivendose dhe njėherė rregullat a paracaktuara tė shfaqjes sė lajmeve nė faqe.

Ri-vendos