Plazhi i Semanit, nga bunkeret e Enverit, tek rikthimi ne identitet

Nga bregdeti i Semanit

Xhemil Beharaj

Plazhet ne bregdetin e Qarkut te Fierit, po kthehen ne identitet. Ashtu sic ishte paralajmeruar, forca te ushtrise ne bashkepunim me komunitetin e Semanit dhe Darrezezes, prej ditesh po pastrojne plazhin. Vija bregdetare dhe pylli me pisha po pastrohen nga mbeturinat, me qellim thithjen e pushuesve, qe kryesisht jane banoret e qarkut.

Plazhet e Semanit dhe Darrezezes tashme po marrin nje fytyre te re. Ne kete aksion jane perfshire edhe vete banoret e zones. Kryekomunari Sotir Zarka, si dhe drejtues te ushtrise, qe kane mberritur prej disa javesh ne kete zone bregdetare, pohojne se shume shpejt pushuesit do e kene "pronen" e tyre. Plazhi i Semanit dikur ka qene shume i populluar, per shkak te vlerave kurative qe ka pasur rera. Por me kalimin e viteve te tranzicionit, per shkak te ardhjes se detit me ne brendesi te tokes, apo ngritja e bunkereve buze detit, ka bere qe godinat e pushuesve dhe gjithcka tjeter, te zhytej ne uje. Mungesa e investimeve solli braktisjen e plazhit nga banoret dhe pushuesit, qe vinin nga te gjitha rrethet. "Nuk kishte me as terren te pershtatshem, energji elektrike, lokale, kabina dhe mungonte infrastruktura", rrefen kryekomunari Zarka. Prej disa vitesh ne kete zone investohet e ndertohet dhe ky sezon, e ka gjetur gjithcka te ndryshuar.

Nga biseda me banoret, mesojme se keto vitet e fundit komuna ka bere nje pune te mire per sa i perket vijes bregdetare qe shfrytezohet nga pushuesit. Kete vit, nje siperfaqe ranore prej 7 ha punohet me traktor, diskohet dhe pastrohet nga mbeturinat. "Kane nisur frekuentimet nga pushuesit, si sajimi i cadrave me dege pemesh per hije, apo vendosja e konteniereve per mbeturina", shprehet Edmondi, nje banor i zones se Semanit, qe njihet si peshkatar. Me fondet e komunes, kete vit jane vendosur edhe banja publike portative, per t'u ardhur ne ndihme pushuesve.

Por mungesa e ujit te pijshem mbetet ende nje problem, pasi pushuesit e marrin ate nga shtepia, apo e blejne ku te munden. Dikur ka ekzistuar nje ujesjelles, po per shkak te zhytjes se depozites ne det nga perparimi i Adriatikut, gjithcka eshte prishur ne rrjet. Ne hyrje te zones mund te dallosh nje tra dogane, ku punonjesit e komunes vjelin te ardhura nga frekuentimi i plazhit. Por te ardhurat nuk mundesojne investimin per rindertimin e ujesjellesit. Uji i pijshem eshte i vetmi problem ne Seman dhe Darrezeze, pasi rera eshte pastruar dhe mbetet gjithnje kurative, po ashtu dhe infrastruktura eshte permiresuar. Ushtare e banore kane hequr mbeturinat, mbetjet e naftes bruto qe vijne ne det nga "Vija e ngjales". Nje tjeter ceshtje qe kerkon investim eshte edhe energjia elektrike, pasi zona ka probleme me rrjetin e furnizimit.

Mungesa e investimeve

Transformimi i plazhit me te frekuentuar

Dikur para viteve 90-te, kane ekzistuar kabina per pushuesit, dyqane, restorante, urgjenca etj. Por me hyrjen e detit ne toke, cdo gje u gllaberua nga uji. Pas viteve 90-te, aty ndodhen vetem 10 restorante shume prane njeri-tjetrit. Pjesa me e madhe e pushuesve e bejne plazhin vajtje-ardhje me automjetet e tyre private, apo edhe me autobus, sepse nuk ka mundesi fjetjeje. Banoret e zones qe jane prane bregdetit te Semanit, ndertojne kabina te perkohshme apo kasolle dhe qendrojne nga 15-30 dite. Rera dhe uji i detit jane kurative, dhe ata nuk duan ta humbasin kete shans. Shume prej tyre thone se ia vlen te sakrifikosh qe te kalosh dite te bukura ne kete plazh, megjithese investimet mungojne. Shume prej bizneseve kane investuar vete, per te marre ujin apo energjine elektrike, pasi shteti nuk ka investuar.

Specialiteti ne gatim, ngjala dhe peshku

Ne ato pak restorante qe sheh ne bregdetin terheqes te Semanit, specialiteti eshte ngjala, peshku i fresket, koce e lavrak, nderkohe qe me raste mund te gjesh karkaleca apo specie te ndryshme. Cmimet jane te arsyeshme dhe gatimi cilesor. Nje pjate ka 500 grame peshk apo ngjala dhe cmimi eshte 800 leke. Kabina apo banesa, dhoma me qira nuk ka, pasi banoret e zones jane shume te paket dhe vijne perkohesisht.

Darrezeza eshte nje tjeter plazh i preferuar i banoreve te ketyre zonave. Ketu ka nisur investimi dhe vitin tjeter, pritet qe gjithcka te jete gati dhe pushuesit te dhjetefishohen. Gjithashtu ekziston nje projekt per rrugen dhe ndricimin e saj.

Shaban Selaci:

"Ketu jane bere investime, kushtet te mira"

Shaban Selaci, banor i zones, pohon se deti dhe rera ne kete zone plazhi, eshte me e pastra dhe me kurativja ne gjithe bregdetin shqiptar. "Ketu ka shtepi qe jepen ne sezon me qira, megjithese te pakta. Ato variojne, nga 600 leke deri ne 800 leke shtrati, per nje nate. Ne kete zone ndodhet edhe nje kompleks, i cili ka 180 shtreter", rrefen Shabani per gazeten. Kushtet ne kete pjese te Semanit jane te mira, pasi edhe dhomat jane te kompletuara me elektro-shtepiake. Ndodhet vetem 500 metra larg bregut te detit dhe eshte terren i favorshem per pushuesit.

Agron Beqari:

"Gatimet me cilesi dhe cmimet e lira"

Pershtypje te mira per ndryshimet gjate ketij sezoni veror, ka edhe Agron Beqari, i cili prej vitesh eshte i punesuar ne kompleksin e ngritur buze plazhit. "Ne kete zone ka rreth 10 lokale, por 5 prej tyre jane te kompletuar. Gatimi eshte shume i mire dhe i fresket. Te preferuarat jane prodhimet e detit, por s'mbetet pas as zogu i fushes, e mishi i vicit, apo gicit", thote ai. Ne fshatin e Darrezezes ka rreth dy mije banore, por ne vere aty mund te vendosen rreth 100 familje te tjera per pushime. "Qiraja per 15 dite, shkon deri ne 25 mije leke ne muaj, kurse ushqimet jane te lira", thote Agroni.


 

Publikoje në:

Disktutime, lajme dhe informacione nga jeta e perditshme

Informacione mbi artikullin

Koha Jonë

Publikuar nga: Koha Jonë

Tė tjera lajme interesante

Regjistrim

Ju mund tė regjistroheni pėr RSS ose pėr tė marrė e-mail me lajmet mė tė fundit.

Regjistrohuni per RSS feed


Ky opsion do tė rivendose dhe njėherė rregullat a paracaktuara tė shfaqjes sė lajmeve nė faqe.

Ri-vendos