Universiteti “Skėnderbej” mbyll degėt civile pėr studentėt

 

zirina llambro

Mbyllen degėt “civile” nė Universitetin Ushtarak “Skėnderbej”. Dje nė rektorat ka mbėrritur urdhri, i cili saktėson qė pėr vitin e ardhshėm akademik degėt menaxhim dhe elektronikė do tė shkrihen. Kjo pasi universiteti i kthehet tėrėsisht natyrės ushtarake, duke pėrgatitur studentėt vetėm nė kėtė drejtim. ”Ky vendim ėshtė marrė pasi kostoja ėshtė e lartė. Pėrpos kėsaj ėshtė parė si mundėsi rekrutimi i studentėve qė kanė pėrfunduar njė degė tė caktuar nė universitetet publike, tė cilėt mė tej mund tė pėrgatiten si oficerė”, sqaruan burime nga rektorati. Ata pohuan se deri tani kanė ardhur 400 kėrkesa nga maturantėt tė interesuar, por numri i atyre qė do tė pranohen do tė jetė disa herė mė i ulėt. Mendohet qė tė mos i kapėrcejė 100 kuotat. Programi mėsimor qė ėshtė ofruar deri tani nė Universitetin Ushtarak “Skėnderbej” ka pasur dy shtylla tė rėndėsishme. Baza ka qenė programi akademik nė fushėn e menaxhimit dhe elektronikės, plotėsisht tė njėjtė me ato tė ofruar nga Fakulteti Ekonomik dhe Fakulteti Elektrik. Jo mė pak i rėndėsishėm edhe programi ushtarak qė siguron kulturėn ushtarake, pėrgatitjen fizike me elementė tė kulturės sė pėrgjithshme qytetare. Vendi qė ka zėnė  secila prej tyre ka qenė nė raportin 80 % me 20%. Universiteti Ushtarak “Skėnderbej” ėshtė i vetmi qė pėrgatit oficerė kuadro qė do tė punėsohen nė strukturat e Forcave tė Armatosura. Pjesa mė e madhe e studentėve qė dalin me njė diplomė nga auditorėt e tij e kanė tė siguruar vendin e punės. Universiteti Ushtarak “Skėnderbej” konsiderohet njė institucion i mirėfilltė i arsimit tė lartė dhe jo njė njėsi ushtarake. Ligjėrisht ai mbėshtetet nė tė njėjtin ligj tė Arsimit tė Lartė. Nė tė njėjtėn kohė studentėt e kėtij universiteti janė  diplomuar nė dy fusha: oficerė me gradėn e nėntogerit dhe specialistė tė lartė nė fushėn e menaxhimit dhe elektronikės. Kthimi i Akademisė Ushtarake “Skėnderbej” nė universitet tė mirėfilltė u bė nė vitin akademik 2004-2005.

 

Publikoje në:

Disktutime, lajme dhe informacione nga jeta e perditshme

Informacione mbi artikullin

Panorama

Publikuar nga: Panorama

Tė tjera lajme interesante

Regjistrim

Ju mund tė regjistroheni pėr RSS ose pėr tė marrė e-mail me lajmet mė tė fundit.

Regjistrohuni per RSS feed


Ky opsion do tė rivendose dhe njėherė rregullat a paracaktuara tė shfaqjes sė lajmeve nė faqe.

Ri-vendos