Vazhdon ndotja e mjedisit nga zjarri nė vend-grumbullimin e plehrave tė Sarandės

Vend-grumbullimi i plehrave i qytetit tė Sarandės, ndodhet vetėm 3 km larg qytetit, nė periferi tė bashkisė, ngjitur me varrezat  e fshatit Metoq e Gjashtė. Shtrihet nė njė nga kodrat periferike tė Volloderit. Reja e dendur e tymit  tė bardhė dhe e erės sė rėndė , pėr vetė pėrmbajtjen organiko-kimike dhe lėndėve qė digjen nė sipėrfaqe dhe nė brendi tė kėtyre plehrave e  bėjnė tė dėmshme pėr shėndetin, sidomos ndikojnė nė shėndetin e tė sėmurėve me vėshtirėsi nė aparatin e frymėmarrjes dhe atė kardiak. Reja e tymit tė ardhur si shkak i zjarrit tė shpėrthyer nė Volloder nė orėt e para tė mėngjesit u pėrhap nė gjithė Pellgun e Vurgut, qė nga Muzina e deri nė Shėn Vasil, duke mbuluar dhe ndotur mjedisin dhe ajrin nė fshatrat Vromero, Shelegar, Metoq, Gjashtė, Shijan e deri nė fshatrat Pllakė e Qenurjo. Ndotja prej tymrave tė ēliruar nga vend-grumbullimi i plehrave u ndje edhe nė qytetet e Sarandės dhe Delvinės. Ende nuk dihet zjarrvėnėsi, por siē thuhet nė mjediset e banorėve, sivjet zjarret  kanė shpėrthyer mė herėt se ēdo vit tjetėr dhe po sipas tyre, me sa duket vera qė sa ka nisur do tė jetė njė stinė me shumė zjarre. Shqetėsim pėr banorėt mbetet prania e mbeturinave dhe e fushės sė plehrave pranė qendrave tė banuara  qė ndikojnė nė shėndetin e mjedisit dhe shėndetin e tyre. Tė hėnėn, tymi ndotės dhe asfiksues i djegies sė plehrave, dhe era e favorshme qė frynte, e ēuan erėn e keqe nė formėn e ndotėsit kimikė nė ēdo shtėpi nė kėtė rajon, por ky nuk ishte i vetmi ndotės, qė e bėn pothuajse tė pamundur jetėn e kėtyre banorėve. Edhe dy guroret qė thyejnė gurė dhe pėrgatisin inertet e grimcuara pėr firmat e ndėrtimit nė Sarandė, rėndojnė edhe mė tej shėndetin mjedisor, nė afėrsi tė qytetit turistik tė Sarandės. Puna pėr shuarjen e zjarrit ka vazhduar gjatė gjithė ditės sė hėnė dhe gjer nė orėt e vona tė njė dite mė parė nuk ka arritur ta ndalė zjarrin, i cili  ka hyrė nė brendėsi tė kodrės sė plehrave dhe sipas zjarrfikėsve digjet mbyturazi, duke mos u fikur. Deri tani ai ėshtė venė nėn kontroll  vetėm nė sipėrfaqe si dhe mbahet nėn kontroll pėrmes derdhjes sė vazhdueshme tė ujit me presion nga makinat zjarrfikėse tė Sarandės. Pėr tju ndėrprerė kontakti me atmosferėn dhe pėr ta shuar plotėsisht atė. Janė mobilizuar mjete dhe buldozerė nga firma private , tė cilat po hedhin me dhjetėra e qindra metra kub dhera nė vatrėn e zjarrit me qėllim shuarjen nė njė kohe  sa mė tė shkurtėr. Nė vend ngjarje pėr njė kohė tė gjatė ka vėzhguar situatėn edhe kryetari i bashkisė Edmond Gjoka. Presideti i firmės sė pastrimit, Skėnder Kėndezi, tha: Ky zjarr  ėshtė vendosur nga njerėz tė papėrgjegjshėm, duke mos llogaritur dėmet e shkaktuara si pėr mjedisin, pėr jetėn e banorėve dhe gjėsė sė gjallė, por edhe dėmet financiare. Organet kompetente duhet ta ndjekin kėtė veprim dhe personat tė vihen para pėrgjegjėsisė penale. Tymi i shkaktuar nga zjarri nė vendin e grumbullimit tė plehrave dhe mbetjeve urbane nė Volloder, por edhe retė e tymit tė pluhurit nga dy guroret ngjitur me plehrat po nė kėtė vend po e kthejnė kėtė territor nė njė vend tė pabanueshėm apo thėnė ndryshe nė njė shkretėtirė mjedisore, qė vjen e bėhet mė problematike, pas ēdo dite qė kalon, pasi organet e qeverisjes vendore nuk e venė ujin nė zjarr pėr tė ndėrhyrė nė dobi tė jetės sė banorėve.

 

Publikoje në:

Disktutime, lajme dhe informacione nga jeta e perditshme

Informacione mbi artikullin

Gazeta Sot

Publikuar nga: Gazeta Sot

Tė tjera lajme interesante

Regjistrim

Ju mund tė regjistroheni pėr RSS ose pėr tė marrė e-mail me lajmet mė tė fundit.

Regjistrohuni per RSS feed


Ky opsion do tė rivendose dhe njėherė rregullat a paracaktuara tė shfaqjes sė lajmeve nė faqe.

Ri-vendos