"Shqiptaret ne Maqedoni po ecin drejt pavaresise"

Ministri rus i Puneve te Jashtme, Sergej Lavrov, vlereson se shqiptaret e Maqedonise kerkojne shkalle te autonomise qe paraqet hap drejt pavaresise. Pretendimin, Lavrov e beri per mediat e Moskes, duke bere analogji dhe me zhvillime te koheve te fundit ne Kine dhe ish-Republikat Socialiste Sovjetike. "A e shikoni se cfare po ndodh ne rajonin autonom ne Kine, Tibet, se si atje veprojne separatistet. Ndaj edhe shqiptaret ne Maqedoni tashme kerkojne shkalle te tille te autonomise qe paraqet hap evident drejt pavaresise", tha Lavrov i cituar nga agjencia maqedonase e lajmeve, Makfax. Ne ish-Republiken Jugosllave te Maqedonise (FYROM) qe nga nje numer shtetesh njihet si Maqedoni, vleresohet se afro 40 per qind e popullates mbi dymilioneshe jane shqiptare. Kurse autoritetet e Shkupit thone se shifra eshte me e vogel. Prej vitesh ne FYROM vazhdon debati per me shume te drejta te popullsise shqiptare, e cila thekson se nuk e ndjen veten te integruar aq sa duhet ne jeten maqedonase. Lavrov eshte ndalur dje dhe ne zhvillimet ne Kosove, ku hodhi pretendimin se "po vazhdojne tentimet qe njerezit me fuqi te detyrohen te jetojne ne nje shtet qe eshte krijuar ne menyre te paligjshme". "Ajo qe po ndodh ne pjeset tjera te botes, vijoi Lavrov, mundeson te supozojme se jemi deshmitare te fillimit te nje procesi tejet eksploziv dhe te rrezikshem". Ne kete pike, Lavrov arriti ne perfundimin tipik rus se "situata ne Kosove eshte shembulli me evident i separatizmit etnik kunder te cilit mund te zhvillohet lufte kunder metodave juridike". Lavrov, ne kuadrin e takimit te tij me lideret e vendeve te Lindjes se Mesme leshoi per to thirrjen qe te mos e njohin pavaresine. "Deshiroj te terheq verejtjen ndaj thirrjeve qe vendet jo islamike dhe joarabe po iu bejne vendeve islamike per te njohur pavaresine e Kosoves", tha Lavrov, duke pretenduar me tej: "Nuk eshte e rastit qe shumekush, duke perfshire edhe vendet islamike, nuk po e njohin pavaresine e Kosoves".

 

Publikoje në:

Disktutime, lajme dhe informacione nga jeta e perditshme

Informacione mbi artikullin

Koha Jonë

Publikuar nga: Koha Jonë

Tė tjera lajme interesante

Regjistrim

Ju mund tė regjistroheni pėr RSS ose pėr tė marrė e-mail me lajmet mė tė fundit.

Regjistrohuni per RSS feed


Ky opsion do tė rivendose dhe njėherė rregullat a paracaktuara tė shfaqjes sė lajmeve nė faqe.

Ri-vendos