Programi, klasifikohen lėndėt mėsimore

08/07/2009  Regjistrimi pėr ndjekjen e vitit tė parė nė shkollat e mesme do tė kryhen gjatė muajit korrik

Shkollat profesionale do tė zhvillojnė konkurs pranimi pėr tė pėrzgjedhur fituesit

Lėndėt mėsimore qė do tė vihen nė dispozicion tė nxėnėsve tė shkollave tė mesme qė futen nė vitet e para gjatė 2009-2010-s do tė shoqėrohen me njė sėrė ndryshimesh, qė do tė jenė tė ngjashme me ato qė aplikohen pėr pranimet nė shkollat e larta. Brenda pak ditėsh pritet qė tė ēelen procedurat e regjistrimit pėr nxėnėsit qė do tė fillojnė arsimin e mesėm sipas sistemit tė ri tė aprovuar. Pas mungesės njėvjeēare hapja e vitit tė parė do tė shoqėrohet me njė sėrė kriteresh tė reja pranimi pėr ēdo profil shkollor. Kėto ndryshime do tė jenė jo vetėm nė procedurat e regjistrimit, por dhe nė llojin e programit mėsimor qė do tė zhvillohet.

Regjistrimet

Lidhur me procedurėn e regjistrimit, pranimet nė shkollat e mesme profesionale do tė bazohen nė konkurse, nėpėrmjet tė cilave do tė kenė mundėsinė tė fitojnė vetėm njė numėr i caktuar kandidatėsh, pasi kapacitetet e shkollave janė tė kufizuara pėrballė fluksit tė kėrkesave. Megjithatė, ndryshe nga vitet e shkuara procesi i regjistrimit pėr tė gjitha vitet e para do tė nisė menjėherė sapo tė dalin rezultatet e provimeve tė lirimit dhe jo nė fillim tė muajit shtator, siē ėshtė vepruar nė vitet e shkuara (regjistrimet do tė ēelen pas pak ditėsh, pasi po skadon dhe afati zyrtar i nxjerrjes sė notave tė provimeve tė lirimit). Sipas specialistėve, aplikimi i kėtyre ndryshimeve do tė ndikojė nė sistemimin e nxėnėsve nė njė kohė tė shpejtė, nė pėrshtatje dhe me ndryshimet e bėra. Kėshtu, pėr herė tė parė nxėnėsit e viteve tė para do tė kenė mundėsinė qė pėrveē lėndėve bazė tė kėrkojnė edhe ndjekjen e lėndėve preferenciale, ose siē klasifikohen, lėndė me zgjedhje. Lėnda do tė zgjidhet nga vetė nxėnėsi sipas prirjeve tė tij apo dėshirės pėr tė vijuar shkollėn e lartė. Ndėrkohė qė universitetet kėtė raport do ta vlerėsojnė me koeficiente maksimale, ēka do tė ndihmojė nė pėrkrahjen dhe favorizimin e atyre nxėnėsve, tė cilėt, kur tė konkurrojnė pėr shkollė tė lartė, do tė kėrkojnė degė tė ngjashme me lėndėt qė kanė zhvilluar nė gjimnaz. Kėto tė fundit do tė vlerėsohen dhe me koeficient maksimal.

Lėndėt

Reforma e re qė do tė ndėrmerret do tė sjellė kėshtu njė rigrupim tė lėndėve mėsimore, tė cilat do tė ndahen nė lėndė bazė, qė do tė jenė tė detyrueshme pėr tė gjithė nxėnėsit nė vend, si dhe lėndė me zgjedhje, qė do tė lihen nė varėsi tė preferencave tė kėrkuara nga vetė nxėnėsit pėr grupe tė caktuara lėndėsh. Nė kėtė grup pėrfshihen lėndė, si gjuha e huaj, letėrsia e avancuar, matematika e avancuar, trashėgimia jonė kulturore, tik e avancuar (qė ka tė bėjė me prirjet nė lėndėt e informatikės). Pėrveē gjuhės angleze nxėnėsit do tė kenė tė detyruar qė tė zgjedhin dhe nė tjetėr gjuhė tė huaj qė do ta mėsojnė si lėndė tė detyruar duke filluar qė nga viti i parė i shkollės sė mesme. Ndėrsa nė grupimin e dytė qė pėrfshin kurrikula e lirė renditen kėto lėndė mėsimore: lėnda e muzikės kėrcimit dhe artit, lėnda e lojėrave sportive, lėnda e gjuhės sė huaj 3, lėnda e guidės turistike, lėnda e ndryshimeve klimaterike, lėnda e fotografisė dhe e fotoshopit, lėnda e moduleve profesionale, lėnda e projekteve kurrikulare, lėnda e pėrforcimit nė matematikė e gjuhė si dhe lėnda e shėrbimeve komunitare.

Klasifikimi i sistemit arsimor

Pėr tė rritur nivelin e arsimimit aktualisht po zbatohet njė strukturė e re e arsimit parauniversitar, ku arsimi i detyrueshėm do tė zgjasė 9 vjet dhe tre i mesmi. Dy nivelet e para pėrqendrohen nė shkrim e lexim, matematikė, njohuri pėr shoqėrinė e shėndetin si dhe nė pėrvetėsimin e njohurive dhe aftėsive pėr tė qenė pjesė aktive nė njė shoqėri demokratike tė bazuar nė njohuritė. Ndėrsa niveli i arsimit tė mesėm do tė ndėrtohet duke u bazuar nė nivelin e arsimit tė detyruar dhe do tė zhvillojė njohuritė e nxėnėsve pėr jetėn e pėrditshme nė njė ekonomi tregu tė njė bote demokratike. Nė kėtė nivel degėzohen dy drejtime. Drejtimi i parė i pėrgatit nxėnėsit pėr tė vazhduar shkollėn e lartė, ndėrsa drejtimi tjetėr i pajis ata me aftėsitė e shkathtėsitė profesionale tė nevojshme pėr t’u bėrė anėtarė produktivė tė shoqėrisė qysh me mbarimin e shkollės sė mesme.

Profesionalet pranime me konkurs

Ashtu siē ėshtė vepruar edhe mė parė, pranimet nė arsimin e mesėm pėr shkollat profesionale do tė bazohen nė selektimin paraprak tė kandidatėve nėpėrmjet konkurseve specifike qė do tė zhvillohet nė secilin profil. Aktualisht janė pėrcaktuar edhe datat e konkurseve pėr secilin profil tė gjuhėve tė huaja, seksioni dygjuhėsh italian, si dhe shkollat sportive. Nė kėto tė fundit konkurset do tė realizohen mė datėn 10 gusht, ndėrsa nė shkollat artistike dhe koreografike, zhvillimi i testimit do tė kryhet nė harkun kohor nga data 24-28 gusht. Pėr tė marrė pjesė nė konkurs kandidatėt duhet tė dorėzojnė nė sekretaritė e shkollave kėto dokumente: fotokopje tė noterizuar tė dėftesės sė lirimit tė firmosur nė drejtorinė arsimore rajonale, certifikatė lindje me fotografi tė vulosur nga shkolla ku kandidati ka marrė dėftesėn e lirimit, si dhe kėrkesė pėr degėn qė do tė studiojė.

Raporti ndėrmjet lėndėve me zgjedhje

Sipas ndryshimeve tė miratuara, tashmė nė kurrikulėn mėsimore ėshtė pėrcaktuar se “ndjekja e procesit mėsimor do tė bėhet nė dy grupime tė caktuara, ku nxėnėsit do tė jenė tė gjithė bashkė nė njė ambient pėr ndjekjen e lėndėve bazė, qė janė tė detyrueshme. Ndėrkohė do tė grupohen nė klasa tė ndryshme sipas pėrzgjedhjeve pėr ndjekjen e lėndėve me zgjedhje. Nė vitin e parė tė shkollės sė mesme (viti i dhjetė i shkollimit) do tė mbizotėrojė kurrikula me lėndėt bazė kundrejt atyre me zgjedhje. Ndėrsa me kalimin nė vitin e dytė ėshtė vendosur qė tė zgjerohet mundėsia e ndjekjes sė lėndėve sipas preferencave tė vetė nxėnėsve, kundrejt lėndėve qė janė tė detyrueshme. Nė vitin e tretė mundėsitė qė nxėnėsit do tė kenė pėr ndjekjen e lėndėve me zgjedhje do tė jenė mė tė pakta. Gjatė kėtij viti ata do tė fillojnė pėrgatitjet edhe pėr ndjekjen e studimeve tė larta.

 

Publikoje në:

Disktutime, lajme dhe informacione nga jeta e perditshme

Informacione mbi artikullin

Metropol

Publikuar nga: Metropol

Tė tjera lajme interesante

Regjistrim

Ju mund tė regjistroheni pėr RSS ose pėr tė marrė e-mail me lajmet mė tė fundit.

Regjistrohuni per RSS feed


Ky opsion do tė rivendose dhe njėherė rregullat a paracaktuara tė shfaqjes sė lajmeve nė faqe.

Ri-vendos