Raporti pėr ushqimin: “Produktet ushqimore vendase me lėndėt e para nga importi”



“Prodhimet ushqimore qė bėhen nė vend janė tė bazuara kryesisht mbi lėndė tė para qė vijnė nga importi dhe qė ndaj tyre mungon kontrolli i cilėsisė”. Kjo gjė konstatohet nė njė raport tė papublikuar tė Ministrisė sė Bujqėsisė, nga ku del nė pah se strukturat shtetėrore nuk kanė ushtruar pėr shumė kohė kontrollin e duhur ndaj produkteve ushqimore dhe lėndėve tė para pėr prodhimin e tyre nė vend. Sipas raportit, e gjithė industria e sallamit punon vetėm me mish importi, tė blerė kryesisht nga Brazili. Prodhimet e peshkut (peshku i importuar si lėndė e parė pėr industrinė pėrpunuese, por edhe si prodhim pėr treg), janė katėrfishuar nė vlerė nė gjashtė vitet e fundit. Importe tė konsiderueshme pėrbėjnė edhe pijet joalkoolike, pėrfshirė ujin mineral, por edhe birra, vera e pije tė tjera alkoolike (55 milionė euro). Nė prodhimet agrare dhe tė industrisė ushqimore, volumin mė tė madh tregtar dhe vlerėn mė tė lartė nė importe e zėnė drithėrat dhe miellrat (mbi 100 milionė euro). Njė vlerė shumė tė lartė dhe tė pajustifikueshme zė grupi i fruta-perimeve dhe industrisė sė pėrpunimit tė tyre, mbi 75 milionė euro tė importuara nė vitin 2008. Prodhimet me origjinė blegtorale, pėrfshirė mishin dhe prodhimet e bulmetit, arrijnė nė 80 milionė euro ne vit. Po rritet edhe importi i kafshėve tė gjalla pėr therje. Cigaret e duhani pėrbėjnė gjithashtu njė vlerė shumė tė lartė importi (55 milionė euro), pasi nė vend ėshtė ndėrprerė prej vitesh prodhimi i cigareve. Njė ndikim tjetėr nė rritjen e importeve ka pasur edhe rrjeti i tregtisė sė shitjes me pakicė, kryesisht supermarketet. Rrjetet ndėrkombėtare tė supermarketeve kanė rritur furnizimet me mallra tė furnizuar direkt nga kanalet e tyre tė marketingut me ēmime tė lira. Nė kėto supermarkete, zor tė gjesh prodhime shqiptare, tė freskėta ose tė pėrpunuara. Importi i prodhimeve ushqimore favorizohet edhe nga niveli kryesisht i ulėt i tarifave doganore tė importit tė ushqimoreve nė pėrgjithėsi dhe tė disa prodhimeve kryesore tė importit, pėr tė cilat nuk zbatohet tarifa doganore (tarifa 0), ose ka tarifė shumė tė ulėt (2%). Nė produktet mė tė rėndėsishme me tarifė zero janė peshku dhe prodhimet e peshkut, vaji ushqimor e farėrat vajore, birra etj. Nė grupin e prodhimeve me tarifė 2% bėjnė pjesė prodhimet e drithėrave, veēanėrisht gruri, misri e ushqimi i pėrgatitur. Nė grupin me 10% bėjnė pjesė prodhimet e fruta-perimeve, mishit, sallamit etj., ndėrsa me 15% janė ujėrat minerale dhe pijet freskuese, akulloret etj.





6 Korrik 2009

 

Publikoje në:

Disktutime, lajme dhe informacione nga jeta e perditshme

Informacione mbi artikullin

Albania

Publikuar nga: Albania

Tė tjera lajme interesante

Regjistrim

Ju mund tė regjistroheni pėr RSS ose pėr tė marrė e-mail me lajmet mė tė fundit.

Regjistrohuni per RSS feed


Ky opsion do tė rivendose dhe njėherė rregullat a paracaktuara tė shfaqjes sė lajmeve nė faqe.

Ri-vendos