Studimi, ndotja akustike, nė nė nivele tė larta



Ndotja akustike nė njė pjesė tė madhe tė qyteteve tona ėshtė ende nė nivele tė larta. Sipas njė studimi tė bėrė nga specialistėt e mjedisit rezulton se ndotja akustike ėshtė ende nė nivele tė larta dhe bėhet shkaktare pėr disa probleme shėndetėsore. Nga monitorimi vėrehet njė tendencė nė rritje e vlerave mesatare tė nivelit tė zhurmave natėn pėr pjesėn mė tė madhe tė qyteteve tė monitoruara, pėrjashtuar qytetet e Fierit dhe Elbasanit, qė paraqesin pėrmirėsim tė ndotjes akustike, krahasuar me vitin 2007. Sipas raportit tė fundit qė pėrmbajnė vėzhgimet dhe analizat e kryera, monitorimi i zhurmave urbane ėshtė bėrė nė 8 qytetet kryesore tė Shqipėrisė: Tiranė, Durrės, Shkodėr, Korēė, Vlorė, Sarandė, Fier dhe Elbasan. Gjithsej, nė studim janė pėrfshirė rreth 32 stacione ose pika studimi. Sipas specialistėve tė mjedisit, qėllimi i monitorimit ėshtė njohja e nivelit tė ndotjes akustike nė pika tė ndryshme, me qėllim qė tė gjykohet mbi masėn e ekspozimit tė popullatės ndaj zhurmave nė ditėt e sotme, mbi ndėrtimin e banesave nė lidhje me rrugėt me trafik tė madh dhe me qendrat industriale. Burimet kryesore tė zhurmės sė mjedisit pėrfshijnė trafiqet ajrore, rrugore dhe hekurudhore, industritė, ndėrtimin dhe punėt publike dhe rrethinat. Burimet kryesore tė zhurmės sė brendshme janė sistemet e ventilimit, aparaturat (makinat e zyrave), aparatet shtėpiake etj. Efektet negative tė zhurmės mbi shėndetin janė deficiti auditiv, interferencat me transmetimin e fjalės, prishja e gjumit dhe gjendjeve tė pushimit, efektet psikofiziologjike, efektet mbi shėndetin mendor, performancat, sjelljen me fqinjėt, reagime patologjike, interferenca me aktivitetet e tjera. Specialistėt konsiderojnė si ndotje akustike hyrjen e zhurmės nė mjediset e banuara, zhurmat e jashtme, tė cilat provokojė bezdi, shqetėsim ndaj pushimit dhe aktiviteteve tė tjera njerėzore, rrezik pėr shėndetin e njeriut, prishje tė ekosistemit etj.

4 Korrik 2009

 

Publikoje në:

Disktutime, lajme dhe informacione nga jeta e perditshme

Informacione mbi artikullin

Albania

Publikuar nga: Albania

Tė tjera lajme interesante

Regjistrim

Ju mund tė regjistroheni pėr RSS ose pėr tė marrė e-mail me lajmet mė tė fundit.

Regjistrohuni per RSS feed


Ky opsion do tė rivendose dhe njėherė rregullat a paracaktuara tė shfaqjes sė lajmeve nė faqe.

Ri-vendos