Ambasada Amerikane, procedura e re pėr bashkim familjar nė SHBA

Pėrveē bashkėshortėve mund tė aplikohet edhe pėr familjarėt e tjerė. Si bėhet kėrkesa pėr vizė dhe sigurimi i numrit tė saj nga autoritetet amerikane

Jonida Tashi

Autoritetet amerikane publikojnė procedurat qė duhet tė ndiqen pėr tė kryer bashkim familjar nė kėtė vend. Nėse dėshironi tė merrni bashkėshortin/en tuaj tė huaj nė SHBA, por ndėrkohė jetoni jashtė SHBA-ve, ju duhet tė paraqisni njė kėrkesė pėr vizė (formulari I-130), pranė zyrės tuaj vendore tė Shėrbimeve mbi Shtetėsinė dhe Imigrimin-SHBA, apo drejtpėrdrejt nė Ambasadėn e SHBA-ve, ku qėndron bashkėshorti/ja juaj i/e huaj. Paraprakisht ju duhet qė mė parė tė konsultoni, nėse Ambasada e SHBA-ve pranon kėrkesa pėr viza imigratore.
Kėrkesa
Me t’u miratuar kėrkesa pėr vizė, bashkėshorti/ja i/e lindur jashtė do tė marrė njė paketė nga Qendra Kombėtare e Vizave (NCV), e cila ndodhet nė Portsmuth, Hemshir. Paketa e informon bashkėshortin/en i/e huaj mbi dokumentet e ndryshme qė duhen pėr intervistėn mbi vizėn imigratore jashtė SHBA-ve (pasaporta, dėshmi tė policisė, rezultate tė vizitave mjekėsore etj.). Paketa pėrmban disa dokumente, duke kėrkuar qė tė plotėsohen disa tė dhėna biografike, tė nėnshkruara dhe drejtuar Ambasadės apo Konsullatės sė SHBA-ve jashtė. Zakonisht, bashkėshorti/ja i/e huaj intervistohet dhe i lėshohet njė vizė imigratore brenda 3-6 muajsh. Nėse ju dhe bashkėshorti/ja juaj po planifikoni tė qėndroni jashtė SHBA-ve, pacaktueshmėrisht nė kohė, rekomandohet tė mos paraqisni kėrkesė pėr “Green Card”. Ky dokument mund tė anulohet nė njė port hyrjeje nė SHBA, nėse keni kaluar mė shumė se 6 muaj jashtė SHBA-ve. Nėpunėsi i Imigrimit nė portin e hyrjes do tė detyrohet tė pėrcaktojė nėse SHBA ėshtė rezidenca juaj kryesore, pra pėrgatituni pėr njė sėrė pyetjesh.
Familjarėt
Tė ndihmosh njė anėtar familjeje, qoftė ai/ajo bashkėshort/e, i/e fejuar, prind, motėr apo vėlla nė pėrgjithėsi pėr t’u bėrė rezident i vazhdueshėm nė SHBA, duhen ndjekur procedurat e mėposhtme. Nėse nė shikimin e parė duket e thjeshtė, sidoqoftė ka shumė nuanca nė ēdo tip tė vizės bazuar nė motive familjare. Sė pari, duhet qė Shėrbimet mbi Shtetėsinė dhe Imigrimin-SHBA (USCIS), tė miratojnė njė kėrkesė (I-130) tėnden. Shtetėsi i SHBA e plotėson kėtė formular nė emėr tė tė afėrmit qė u lind jashtė. Kjo duhet shoqėruar me prova tė lidhjes familjare dhe disa dokumente tė tjera, qė tė nisė procesi i imigrimit me motive familjare. Sė dyti, Departamenti i Shtetit duhet tė pėrcaktojė nėse ka njė numėr vize tė disponueshme pėr shtetasin e huaj, sipas kategorisė pėr tė cilėn paraqitet kėrkesa, qoftė edhe nė rastin kur njė person i tillė tashmė jeton nė SHBA. Hapi i tretė pėr imigrimin me motive familjare, nėse i afėrmi tashmė ėshtė nė SHBA, ai/ajo duhet tė paraqesė kėrkesė pėr ndryshimin e statusit tė tij/saj nė atė tė njė rezidenti tė ligjshėm, pasi bėhet i disponueshėm numri i vizės.
Viza
Ka njė mėnyrė pėr tė siguruar njė numėr vize. Ju mund tė rregulloni statusin tuaj, tė njohur gjerėsisht si AOS, duke paraqitur njė formular I-485, se bashku me dokumentacion tjetėr tė kėrkuar, si rezultatet e vizitave mjekėsore, certifikata tė lėshuara nga policia etj. Nėse jeni jashtė SHBA, kur bėhet i disponueshėm numri i vizės, i afėrmi i huaj duhet tė shkojė nė konsullatėn e SHBA-ve qė tė pėrfundojė procesin. Kjo ėshtė mėnyra tjetėr, sipas sė cilės duhet tė paraqisni kėrkesė pėr tė siguruar njė numėr vize imigranti lidhur me imigrimin familjar nė SHBA. Nėse njė pėrfitues ėshtė vendosur jashtė SHBA, atėherė dokumentet e tij/saj shqyrtohen nga Qendra Kombėtare e Vizave (NVC), para se rasti i tij/saj tė dėrgohet nė Konsullatėn e SHBA pėr procedura tė mėtejshme. NVC rishikon dokumentacionin dhe plotėson procedurat administrative, si pėr shembull: kontrolli i historikut tė secilit dhe me radhė.

Vizat K-3 pėr bashkimin familjar nė SHBA
Shtetasit amerikanė kanė dy mėnyra pėr tė sjellė bashkėshort/e tė huaj pėr tė jetuar nė SHBA (nėse nuk jeni i/e martuar, konsultoni vizat pėr tė fejuarit, si mė poshtė). Ju mund tė “sponsorizoni” bashkėshortin/en tuaj pėr vizėn imigratore tė hyrjes nė SHBA. Nėse ndiqni kėtė proces, bashkėshort/ja e juaj, i/e huaj do ta pėrfundojė plotėsisht procesin e vizave jashtė SHBA dhe pastaj tė vijnė nė SHBA pėr tė marrė statusin e rezidentit tė vazhdueshėm nė SHBA menjėherė. Juve ju duhet tė paraqisni njė kėrkesė pėr tė huajin e afėrm, Formularin I-130. Pasi USCIS, Qendra Kombėtare e Vizave dhe Ambasada e SHBA-ve plotėsojnė tė gjithė procesin e nevojshėm administrativ, bashkėshortit/es tuaj do t’i lėshohet njė vizė imigratore. Kėshtu, bashkėshortit/es tuaj do t’i lėshohet njė vizė IR1 ose CR1. Shėnim: Njė vizė IR-1 (Ir1 nėnkupton “Tė afėrm tė shkallės sė parė” qė do t’i mundėsojė bashkėshortit/es tuaj tė migrojė nė SHBA. Njė vizė CR1 (CR nėnkupton “Rezidencė tė kushtėzuar) do tė lėshohet nėse martesa juaj ėshtė mė pak se dy vjet nė fuqi. Juve mund t’ju lėshohet njė vizė K-3. Viza K-3 ėshtė njė vizė jo-imigratore pėr nė SHBA. Vizat K-3 normalisht lėshohen brenda pak muajsh. Ju mund ta pėrdorni vizėn K-3 pėr tė nisur procesin jashtė SHBA-ve, pastaj tė udhėtoni nė SHBA pėr tė pėrfunduar procesin imigrator. Vini re se nė kėtė rast kėrkesa duhet bėrė nga vendi ku u lidh martesa. Nėse martesa juaj u lidh nė SHBA, bashkėshorti/ja juaj duhet tė paraqesė njė kėrkesė pėr vizė K-3, pėrmes Ambasadės sė SHBA-ve nė vendin e rezidencės sė tij/saj. Pėr mė tepėr dhe kjo ėshtė disi e ngatėrruar, kėrkuesi duhet tė paraqesė edhe njė formular tė plotėsuar, I-129F (i quajtur “kėrkesė pėr tė fejuarin/en i/e huaj” nė emėr tė tij/saj. Meqė kategoria e vizave K-3 ėshtė relativisht e re, USCIS deri vonė pėrdorte Formularin I-129F, duke e quajtur ende “kėrkesė pėr tė fejuarin/en i/e huaj”, nė vend tė “kėrkesė pėr bashkėshortin/en e huaj”. Pasi lėshohet viza, bashkėshorti/ja juaj mund tė udhėtojė nė SHBA.


Kushtet e lėshimit tė vizave
Qė t’ju lėshohet njė prej vizave ju duhet tė plotėsoni kėrkesat si mė poshtė:
Ju duhet tė jeni i/e martuar ligjėrisht. Vetėm fakti se jetoni sė bashku nuk e kualifikon martesėn pėr imigrimin. Partnerėt e pamartuar, po kėshtu nuk janė tė pėrzgjedhshėm tė sponsorizojnė viza pėr nė SHBA.
Nė shumė raste ju duhet tė keni rezidencė nė SHBA pėr tė paraqitur kėrkesėn.
Ju duhet tė jeni 18 vjeē dhe mė shumė para se tė nėnshkruani Garancinė e Mbėshtetjes (“the Affidavit of Support”), e cila ėshtė njė formular qė do t’ju kėrkohet mė vonė.


4 Korrik 2009

 

Publikoje në:

Disktutime, lajme dhe informacione nga jeta e perditshme

Informacione mbi artikullin

Albania

Publikuar nga: Albania

Tė tjera lajme interesante

Regjistrim

Ju mund tė regjistroheni pėr RSS ose pėr tė marrė e-mail me lajmet mė tė fundit.

Regjistrohuni per RSS feed


Ky opsion do tė rivendose dhe njėherė rregullat a paracaktuara tė shfaqjes sė lajmeve nė faqe.

Ri-vendos