Zgjedhjet pengojnė maturantėt, harrohet formulari A2

Autori i Lajmit: Entela Duraj
Matura Shtetėrore

Maturantėt janė nė pritje tė plotėsimit tė fomularit A2,i cili nuk ka mbėrritur ende nė shkolla. Duket se arsyeja ėshtė procesi zgjedhor i cili ka bllokuar procesin e Maturės Shtetėrore, pėrderisa gjithė vėmendja ėshtė pėrqėndruar nė numėrimin e votave dhe shpalljen e rezultatit. Sipas procedurės maturanti pasi tė jetė njohur me notat e dy provimeve tė detyruara (letėrsisė dhe matematikės) hapi i radhės pėr nė universitet ėshtė formulari A2, shpėrndarja e tė cilit po vonon. Ky i fundit qė pėrmban edhe preferencat e maturantėve nuk ėshtė shpėrndarė ende nga Ministria e Arsimit. Ndėrkohė qė paralelisht me shpėrndarjen e A2-it duhet tė ishin miratuar edhe kuotat e studimit pėr vitin akademik 2009-2010. Zyrtarizimi i kuotave pėr nė universitet do ti ndihmonte maturantėt tė bėnin pėrzgjedhjen e duhur tė 10 preferncave nė formularin A2.
Pėrmbajtja e A2
Plotėsimi i formularit A2 do tė listojė ato degė ku maturantėt kanė mė shumė probabilitet pėr tė fituar. Nga 10 degė qė mund tė zgjedhin, nxėnėsit do tė shpallen fitues vetėm nė njė degė, nė degėn e tyre tė preferuar, tė pėrcaktuar me plotėsimin e saktė tė formularit A-2. Ky i fundit, para se t i jepet nxėnėsit, do tė plotėsohet me pėrgjegjėsi dhe pa korrigjime fillimisht nga mėsuesi kujdestar, i cili plotėson notėn mesatare, vetėm mė pas maturanti rendit 10 preferencat e tij. Specialistė tė arsimit pohojnė se kandidatėt duhet tė nisin procedurėn e plotėsimit tė formularit tė preferencave vetėm pasi tė jenė njohur me notat e provimeve tė detyruara, proces i cili tashmė ka ditė qė ka pėrfunduar. Nė kėtė mėnyrė ata do tė mund tė pėrllogaritin me pėrafėrsi se sa pikė iu duhet tė marrin nė provimet me zgjedhje. Kėshtu do tė mund tė zgjedhin lėndėt ku ndihen mė tė aftė, duke mos rrezikuar humbjen e njė viti akademik. Shpėrndarja e parakohshme e formularit bėhet me qėllim qė maturantėt tė njihen me tė gjitha degėt qė gjenden aty dhe tė binden se cilat prej 210 degėve, duan tė zgjedhin.
Ekspertėt
Nė kohėn e plotėsimit tė formularėve nė shkolla do tė shpėrndahen persona ekspertė, qė do tė orientojnė maturantėt nė plotėsimin e duhur, si dhe nė shmangien e gabimeve qė mund t i skualifikojnė ata.
Plotėsimi
Sipas afatit plotėsimi i formularit tė preferencave duhet tė nisė nė mbyllje tė muajit qershor, (pra dje). Duke pasur nė duar rezultatet e D1 dhe D2, duke ditur edhe koeficientėt e llojit tė degės dhe ato tė shkollės sė mesme, me formulėn e gatshme tė llogaritjes sė komponentėve tė maturės, ēdo kandidat do tė mund tė percaktojė vetė pikėt qė mund tė mbledhė. Kėto pikė mund t i krahasojė dhe me pikėt minimale pėr ēdo program studimi tė vitit tė kaluar. Bazuar nė kėtė krahasim, vetė maturanti do tė mund tė identifikojė se nė cilėn degė rezultatet e tij, janė mė afėr kuotės sė pėrcaktuar pėr t u pranuar, ēka e bėn mė tė lehtė mundėsinė e renditjes sė atyre programeve, qė e bėjnė fitues sipas rendit pėrkatės.
S ka penalizime
Njė risi pėr kėtė vit ėshtė se mosrenditja e 10 preferencave nė formularin A2, nga maturantėt qė konkurrojnė pėr ndjekjen e shkollės sė lartė gjatė vitit tė ardhshėm akademik, nuk do tė shoqėrohet me penalizime, ashtu siē ėshtė vepruar vitet e shkuara. Nė rregulloren e provimeve pėr 2009-n ėshtė pėrcaktuar se kandidatėt do tė hyjnė nė garėn e pranimit pėr nė universitet me preferencat qė do tė duan, ndonėse kuadratėt pėrbri dhjetė degėve nuk do tė plotėsohen tė gjitha nga e para tek e fundit.
Ndryshimet nė A2
Nė fakt nė formularin e sivjetshėm nuk pritet qė tė ketė ndryshime. Tė paktėn nė pėrmbajtje, sepse sipas specialistėve, ndryshime tė vogla do tė ketė vetėm nė mėnyrėn e formulimit tė tij. Pėr formulimin A2, ėshtė ngritur njė grup pune, i cili po merret me kėtė proces, tė cilėt po ashtu do tė shtjellojnė mė vonė tė gjitha kėrkesat e universiteteve. Vonesa pati edhe me formularin A1, e mė konkretisht me dėrgimin e tyre nė Drejtoritė Arsimore.

Sa kushton formulari A2
Nga 2 mijė lekė qė ka qenė deri tani, pritet qė kėtė vit, formulari A2 tė kushtojė 1500 lekė pėr secilin maturant. Njė nisme e tillė pritet qė tė ndėrmerret pėr shkak tė rritjes sė vlerės qė duhet paguar, nė rastet kur maturantėt kėrkojnė rivlerėsim tė testit, qė nė total njė rivlerėsim shkon 1600 lekė. Pak kohe mė parė, Ministria e Arsimit dhe Shkencės vendosi tė rrisė nė maksimum shumėn qė duhet tė paguajnė maturantėt pėr korrigjimin e gabimeve nė vlerėsimin e testeve, tė bėra nga vlerėsuesit e tyre. Kėshtu, gabimet e mundshme nė vlerėsimin e testeve tė Maturės, tė bėra nga korrigjuesit e testeve, do tė mund tė ndreqen vetėm nėse maturantėt do tė paguajnė tarifat e pėrcaktuara.

Formulari A2, nga njė kopje pėr ēdo maturant
Secili prej formularėve A2, do tė jetė i personalizuar. Kjo do tė thote se ēdo formular i tillė do tė ketė nga njė emėr maturanti dhe do tė shpėrndahet vetėm nė njė kopje. Megjithatė, kandidatėt pėr nė universitet i kanė tė gjitha mundėsitė qė tė tregohen praktikė, duke e fotokopjuar formularin personal dhe duke bėrė prova plotėsimi me tė. Nė kėtė mėnyrė ata do tė mund tė ushtrohen me tė dhėnat e formularit A2, deri sa t a plotėsojnė siē duhet. Edhe kėtė vit formularėt do tė mund tė merren nė shtėpi, pėr t u dorėzuar mė pas, tė plotėsuar nė shkollė. Kjo ėshtė mėnyra e vetme e cila do tė shmangte ēfarėdo gabimi nga ana e kandidatėve. Gjithashtu, ēdo maturant qė ėshtė pėrfshirė nė provimet e Maturės Shtetėrore 2009, ka njė numėr tė veēantė regjistrimi qė ėshtė pėrcaktuar nga Agjencia e Vlerėsimit tė Arritjeve tė Nxėnėsve. Hartimi i kodeve bėhet nisur nga formularėt A1 qė janė plotėsuar nga nxėnėsit pranė shkollave tė tyre.

Ky lajm ėshtė publikuar: 02/07/2009

 

Publikoje në:

Disktutime, lajme dhe informacione nga jeta e perditshme

Informacione mbi artikullin

Ballkan

Publikuar nga: Ballkan

Tė tjera lajme interesante

Regjistrim

Ju mund tė regjistroheni pėr RSS ose pėr tė marrė e-mail me lajmet mė tė fundit.

Regjistrohuni per RSS feed


Ky opsion do tė rivendose dhe njėherė rregullat a paracaktuara tė shfaqjes sė lajmeve nė faqe.

Ri-vendos