Ekonomia e Kosovės, vendi mė i varfėr nė Europė

Shteti mė i ri nė botė hyri nė grupin e institucioneve financiare ndėrkombėtare me papunėsi tė tmerrshme, rritje ekonomike tė dobėt dhe rritje marramendėse tė popullatės. Shkurt, hyri me statusin e vendit mė tė varfėr nė Europė. PBB e Kosovės rritet mesatarisht me 4 pėr qind nė vit, por popullata e saj nuk e shijon shumė kėtė rritje, pėr shkak se edhe numri i banorėve rritet me 1.7 pėr qind. Kosova ka njė produkt tė brendshėm bruto vjetor prej rreth 4 miliardė eurosh, e cila furnizohet para sė gjithash me tė ardhurat e emigrantėve prej 400 milionė eurosh nė vit. Popullata prej 2.2 milionė banorėsh vuan njė normė tė paimagjinueshme papunėsie prej 60 pėr qind. Vetėm 200 mijė kosovarė janė tė punėsuar nė sektorė privatė. Gjatė viteve tė fundit, ekonomia ishte rritur si pasojė e miliardave tė eurove qė ndėrkombėtarėt shpenzuan nė Kosovė, por me rėnien e pranisė sė ndėrkombėtarėve dhe tėrheqjen graduale tė trupave tė huaja, kėrkesa ėshtė dobėsuar. Kėtė vit, FMN-ja parashikon uljen e inflacionit me minus 2.1 pėr qind, ndėrkohė qė konsumi privat i popullatės pritet tė tkurret me 0.5 pėr qind.

Buxheti i qeverisė sė Kosovės zė rreth 23 pėr qind tė PBB-sė, ose rreth 1 miliard euro. Qeveria e Kosovės ka vendosur tė rrisė shpenzimet nė maksimum kėtė vit, duke pėrdorur kursimet e realizuara gjatė viteve tė shkuara, por kjo politikė duket se shkon mė shumė me logjikėn e bixhozit. Baza e ekonomisė sė Kosovės, tė ardhurat nga ndihmat ndėrkombėtare, vlerėsohet se do tė fillojnė tė tkurren, duke filluar nga viti i ardhshėm. Problemi mė i madh i Kosovės mbetet sistemi pothuajse inekzistent i energjisė elektrike. Megjithėse e pasur me burime, Kosova ka nevojė pėr qindra milionė euro pėr tė ndėrtuar rrjetin e vjetėr dhe tė amortizuar tė trashėguar nga koha e ish-Jugosllavisė pėr tė pėrballuar rritjen e konsumit qė krijohet nga rritja ekonomike.


Dritat

KEK, problemi mė i madh i Kosovės

Puna mė urgjente qė duhet tė bėjė qeveria e Kosovės, sipas FMN-sė, qėndron nė reformimin e sektorit tė energjisė, gjė pėr tė cilėn ėshtė diskutuar gjerėsisht edhe gjatė vizitave tė misionit nė Prishtinė. Aktualisht, qeveria e Kosovės shpenzon 3.5 pėr qind tė PBB-sė, ose 15 pėr qind tė buxhetit tė vet pėr tė mbuluar humbjet e Korporatės Elektroenergjetike tė Kosovės dhe kjo kosto po rritet. Pėr mė tepėr, Prishtina ėshtė vėnė pėrballė dy strategjive konkurruese, njėra e pėrgatitur me ndihmėn e USAID dhe tjetra me ndihmėn e Bankės Botėrore, ndėrsa FMN-ja kėshillon qė zgjedhja e strategjisė tė kryhet sa mė parė. Gjithsesi, ndonėse mbetet neutrale, FMN-ja kėshillon qė qeveria tė marrė parasysh kostot fiskale qė mbart secila prej strategjive. Kosova ka njė ēmim tė ulėt tė shitjes sė energjisė me pakicė, njė pjesė e popullatės nuk e paguan faturėn e dritave pėr arsye nga mė tė ndryshmet, ndėrkohė qė KEK detyrohet tė paguajė (njėsoj si Shqipėria), ēmimin mė tė lartė tė energjisė sė disponueshme nė Ballkan. Megjithatė, Kosova mund tė transformohet nė njė vend tė rėndėsishėm transit pėr tregtinė e energjisė elektrike, gjė qė mund tė ndryshojė shumė gjėra nė qarkullimin e energjisė nė rajon.



 

Publikoje në:

Disktutime, lajme dhe informacione nga jeta e perditshme

Informacione mbi artikullin

Gazeta Shqip

Publikuar nga: Gazeta Shqip

Tė tjera lajme interesante

Regjistrim

Ju mund tė regjistroheni pėr RSS ose pėr tė marrė e-mail me lajmet mė tė fundit.

Regjistrohuni per RSS feed


Ky opsion do tė rivendose dhe njėherė rregullat a paracaktuara tė shfaqjes sė lajmeve nė faqe.

Ri-vendos