Majkėll Xhekson, lamtumira e yllit

Bota e muzikės e ka pritur me shumė dhimbje lajmin e hidhur pėr vdekjen e Majkėll Xheksonit. Ikona e popit u shua nė moshėn 50-vjeēare. Pas njė karriere tė kurorėzuar nga fama dhe suksesi, fshihej njė jetė e trishtuar me njė fėmijėri shumė tė vėshtirė. Xhekson u shua nė prag tė turneut tė tij botėror, eveniment i cili do tė shėnonte edhe rikthimin e madh nė botėn e muzikės, pas shumė vitesh mungesė pėr shkak tė akuzave tė pedofilisė, problemeve me shėndetin dhe njė jete personale shumė tė pafat. I madhi Majkėll Xhekson, vdiq dy ditė mė parė nė Los Anxhelos nga njė atak kardiak. Aventurėn nė botėn e muzikės Xhekson e ka nisur qė fėmijė. Njė fillim i suksesshėm, qė i dha mundėsinė tė bėhej njė prej artistėve mė tė famshėm tė historisė.

Biografia

Majkėll Xhekson (Michael Joseph Jackson) lindi mė 29 gusht tė vitit 1958 nė Gary, Indiana, SHBA, ishte kėngėtar, autor, kompozitor, koreograf, kėrcimtar amerikan, i quajtur ndryshe "King of Pop" (Mbreti i Popit). Majkėlli ishte njė ndėr artistėt mė tė famshėm tė shek XX. Libri i rekordeve "Gines" e quan Majkėll Xheksonin "Most succesful entertainer of all time" (Artisti mė i suksesshėm i tė gjitha kohėrave). Ka thyer shumė rekorde botėrore nė industrinė e muzikės, mes tė cilave atė tė albumit mė tė shitur tė tė gjitha kohėrave "Thriller", mbi 750 milionė kopje tė shitura.

Suksesi

Majkėll Xhekson e nisi karrierėn e tij nė moshėn 5-vjeēare nė grupin "Jackson Five". Nė vitin 1971 provoi eksperiencėn e parė si solist, me kėngėn "Got to be there". Falė albumit tė "Thriller" mė 1982-in, deri tani mė i shituri nė historinė e muzikė, Xhekson u pagėzua me emrin "Mbret i Popit". Pėr albumin "Thriller" Majkėlli ėshtė vlerėsuar me tetė ēmime "Grammy Awards". Sipas rekordeve botėrore "Gines", kantautori ka shitur mbi 750 milionė kopje tė albumit. Ky fakt e bėn artistin solist mė tė famshėm tė tė gjitha kohėrave.

Problemet ligjore

Nga 1988-a deri mė 2005-n Xhekson jetoi nė fermėn "Neverland Ranch" (qė mė 2008-n u shit pėr 35 milionė dollarė), ku kishte ndėrtuar edhe njė park me tė njėjtin emėr dhe njė kopsht zoologjik pėr fėmijėt e varfėr dhe tė sėmurėt qė nuk kishin shėrim. Takimet e tij me ata fėmijė patėn njė impakt tė madh mediatik, edhe pse filluan tė qarkullonin zėra qė flisnin pėr raporte anormale mes kėngėtarit dhe admiruesve tė vegjėl. Nė vitin 1993, pėr herė tė parė Xhekson u akuzua pėr ngacmime seksuale nga njė fans i tiji. Pas njė denoncimi tjetėr, mė 2003-in, kėngėtari pėrfundoi nė gjykatė, pasi u akuzua edhe pėr krime tė tjera. Pas tė gjitha provave dhe verifikimeve mė 2005-ėn u shpall i pafajshėm.

Gjendja shėndetėsore

Alarm mė 2008-n kur Xhekson u fotografua me pizhame nė njė karrige me rrota. Nė fund tė po kėtij viti u fol pėr njė sėmundje gjenetike, A1AD, e shkaktuar nga mungesa e njė proteine qė mbron mushkėritė. Njė patologji qė rrezikonte t‘i verbonte syrin e majtė e t‘i merrte edhe zėrin. E vetmja gjė qė mund ta shpėtonte nga problemet gastrointestinale, ose nga vdekja, ishte transplanti i mushkėrive. Nė maj tė vitit tė kaluar, gazeta "The Sun" bėri tė ditur se kėngėtari ishte prekur nga njė tumor i lėkurės.

Jeta private

Nė vitin 1994 Majkėll Xhekson u martua me vajzėn e Elvis Preslit, Lisa Marie, por lidhja e tyre nuk zgjati mė shumė se dy vjet. Xhekson u martua sėrish mė 1994-n me infermieren Debi Rou, tė cilėn e njohu ndėrsa po kryente njė prej operacioneve tė shumta plastike. Me Debin pati dy fėmijė, Prins Majkėll dhe Paris Majkėll Katerin, para se tė divorcohej mė 1999-n. Nė vitin 2002 nga njė lidhje e fshehtė me njė grua tė panjohur erdhi nė jetė, Prins Majkėll II.

Rikthimi

Mė 5 mars tė kėtij viti, artisti mbajti njė konferencė shtypi nė Londėr, ku deklaroi se do tė jepte njė koncert madhėshtor nė muajin korrik. "Ky do tė jetė turneu i fundit i karrierės sime", deklaroi ai. Koncerti i parė i turneut ishte parashikuar mė 13 korrik, por tani do tė mbetet thjesht nė letėr.

Shansi i fundit

Kėto koncerte ishin shansi i tij i fundit. I pėrfshirė nga skandalet, i zhytur nė njė krizė shkatėrruese personale dhe artistike, pasi shiti fermėn famėkeqe "Neverland Ranch", Xhekson ishte i detyruar tė rikthehej nė skenė, sepse nuk kishte mė para. E vetmja gjė qė mediat mėsuan pėr tė ishte se trajneri personal qė kishte punėsuar e kishte gjetur nė kushte tė tmerrshme. Flitej pėr njė tumor nė lėkurė, ndėrsa vazhdonte tė ishte ende e freskėt fotografia kur ai bėnte shėtitje nė karrocė me rrota.

Fundi

Mė 29 gusht, Xhekson do tė mbushte 51 vjeē. Pjesa e fundit e jetės sė tij ka qenė njė dramė pėr publikun e gjerė, njė shembull konkret i vetėshkatėrrimit, i shoqėruar nga pesha e rėndė e akuzave tė pedofilisė. Xhekson ėshtė cilėsuar ikona pop e shekullit XX. Aftėsia pėr ta ngritur peshė skenėn, trupi prej balerini, kėrcimi, pėrdorimi revolucionar i videoklipeve janė vetėm disa prej elementeve tė bėra pjesė e legjendės sė tij. Pas albumeve "Bad" dhe "Dangerous" sukseset e tij tė fundit, me ardhjen e viteve ‘90, situata filloi tė dilte jashtė kontrollit, me pėrdorimin e vazhdueshėm tė operacioneve plastike, frekuentimin e fėmijėve dhe varėsinė ndaj ilaēeve. Sė bashku me akuzat e pedofilisė nisi edhe fundi i tij artistik, qė pėr fat tė keq e pėrshpejtoi lamtumirėn.

Familjarėt dhe miqtė

Bota e muzikės ėshtė nė zi. Familjarėt, miqtė, muzikantėt dhe yjet e Hollivudit janė mbledhur sė bashku nga dhimbja pėr vdekjen e mbretit tė popit.

Motra e artistit, Xhenet, ėshtė kthyer menjėherė nė Kaliforni pėr tė qėndruar pranė familjes nė kėtė moment kaq tė vėshtirė. "Jam e shkatėrruar. Ishte njė vdekje e papritur", ka thėnė Xhenet.

Liz Tejlor, mikesha e madhe e Majkėllit, pėrdor tė njėjtat fjalė: "Nuk jam nė gjendje ta komentoj vdekjen e Majkėllit".

"Nuk pushoj dot sė qari. Gjithmonė e kam admiruar Majkėll Xheksonin", ka thėnė Madona qė ėshtė cilėsuar mbretėresha e Popit. "Bota ka humbur njė artist tė madh, por muzika e tij do tė jetojė pėrgjithmonė. Ngushėllimet e mia shkojnė pėr tre fėmijėt e tij dhe pjesėtarėt e familjes. Zoti e bekoftė!"

Njė tjetėr gjeni i muzikės, Elton Xhon, ėshtė bėrė me dije pėr lajmin e vdekjes sė Xheksonit ndėrsa jepte njė koncert nė Londėr. Fill pas lajmit, Xhon i dedikoi njė prej kėngėve mė tė njohura tė repertorit tė tij "Don‘t let the sun go down on me".

Regjisori i famshėm, Stiven Spielberg, ka folur pėr mbretin e popit, si pėr "njė legjendė": "Ashtu si nuk do tė ketė mė tė tjerė, Fred Astrair ose Elvis Presli, ashtu nuk do tė ekzistojė mė askush qė tė krahasohet me Majkėll Xheksonin. Talenti i tij, mrekullia dhe misteri, e bėjnė njė legjendė".

"Jam pa fjalė", ka thėnė Lisa Mari Presli, vajza e Elvis Preslit dhe gruaja e parė e Majkėll Xheksonit. "Jam shumė e trishtuar dhe konfuze. Mė vjen keq pėr fėmijėt e tij qė ishin gjithēka pėr tė".

Respekt e shumė admirim edhe nga Xhastin Timbėrlejk, qė nė tė shkuarėn ka folur gjithmonė pėr Xheksonin si idhullin e tij: "Nuk arrij tė gjej fjalėt e duhura pėr tė shprehur trishtimin tim. Nuk kemi humbur vetėm njė gjeni, por edhe njė ambasador tė muzikės".

Borxhet

Mediat amerikane bėjnė tė ditur se Majkėll Xhekson ka lėnė njė borxh prej 400 milionė dollarėsh. Pavarėsisht fitimeve tė mėdha nga shitjet e kopjeve tė albumeve nė tė gjithė botėn, stili i shtrenjtė i jetesės i kėngėtarit e kishte detyruar tė shpenzonte gjatė viteve tė fundit tė jetės rreth 30 milionė dollarė nė vit, pra mė shumė sesa tė ardhurat.

Huatė nga bankat

Pėr tė marrė hua nga bankat, Xheksoni kishte lėnė si garanci katalogun "Atv Music" qė pėrmban edhe disa prej kėngėve tė "Beatles". Katalogun e kishte blerė mė 1985-n pėr 47,5 milionė dollarė. Nė vitin 2001 kėngėtari kishte arritur tė merrte sėrish njė tjetėr hua, 200 milionė dollarė nga Banka e Amerikės. Akuzat pėr ngacmime seksuale ndaj minorenėve dhe gjyqet e njėpasnjėshme i shkaktuan Xheksonit shpenzime aq tė larta, saqė shitjet e albumeve nuk i mbulonin shpenzimet.

Paratė pėr biletat e turneut tė ri

Pas vdekjes, kėngėtari ka lėnė pas edhe probleme tė tjera ekonomike, pa llogaritur ato personale: pėr turneun e tij tė fundit botėror janė shitur shumė bileta. Kthimi i parave biletablerėsve mund tė shndėrrohet nė njė makth pėr sponsorėt e kompanisė AEG. Kompania shpresonte tė fitonte mbi 115 milionė dollarė nga turneu i Xheksonit, vetėm me biletat dhe produktet qė lidheshin me ngjarjen. Tani, pas vdekjes sė kėngėtarit, kompania AEG duhet tė rimbursojė tė gjithė blerėsit e biletave.

Dyshimet mbi vdekjen

Ish-menaxheri dhe zėdhėnėsi i familjes sė Majkėll Xheksonit nuk kanė dyshime: ishin ilaēet ato qė e ēuan drejt fundit mbretin e popit. Tė dy tė lartpėrmendurit akuzojnė mjekėt tė cilėt kujdeseshin pėr kėngėtarin. Ja si u shpreh Brajan Oksman, avokati dhe zėdhėnėsi i familjes: "Njerėzit qė e rrethonin Majkėllin, e manipuluan".

Oksman ka thėnė pėr kanalin televiziv "CNN", se Xhekson po kurohej nga disa plagė qė lidheshin me njė rrėzim tė vjetėr nė njė prej koncerteve tė tij, pėr tė pėrballuar mė mirė provat e turneut, i cili do tė fillonte mė 13 korrik nė Londėr. Kjo rėnie i kishte shkaktuar frakturė nė njėrin krah dhe probleme nė shtyllėn kurrizore. "Nuk ka dyshim qė kriminelėt nė kėtė histori janė mjekėt qė e kanė ndjekur gjatė gjithė karrierės sė tij, qė i shkatėrruan trupin e qė i jepnin ilaēe pėr t‘i qetėsuar dhimbjet. Nuk mund tė flinte mė pa qetėsues. Nuk do tė arrijmė kurrė ta mėsojmė tė vėrtetėn nėse: Majkėlli u sėmur pėr shkak tė kėtyre mjekėve sharlatanė, tė cilėt jetonin me kėtė sėmundje, duke i zhvatur mijėra dollarė pėr ilaēet dhe vitaminat; vdiq nga njė atak kardiak, sepse pinte njė grusht me ilaēe; ushqehej keq e nuk kishte njė jetė tė shėndetshme, ndaj si pasojė nuk mund tė bėnte sport", ka thėnė ish-menaxheri i Xheksonit.

Pėrgjigjet mbi shkaqet e vdekjes sė yllit tė popit do t‘i japė autopsia. Gjithsesi, pėr vdekjen e Majkėll Xheksonit nuk janė tė shqetėsuar vetėm mjekėt, por edhe policia. Ēėshtja i ėshtė besuar njė grupi special tė policisė sė Los Anxhelosit.



 

Publikoje në:

Disktutime, lajme dhe informacione nga jeta e perditshme

Informacione mbi artikullin

Gazeta Shqip

Publikuar nga: Gazeta Shqip

Tė tjera lajme interesante

Regjistrim

Ju mund tė regjistroheni pėr RSS ose pėr tė marrė e-mail me lajmet mė tė fundit.

Regjistrohuni per RSS feed


Ky opsion do tė rivendose dhe njėherė rregullat a paracaktuara tė shfaqjes sė lajmeve nė faqe.

Ri-vendos