Gjimnazi Sami Frashėri , mė i miri, 46 dhjeta nė matematikė

Autori i Lajmit: Entela Duraj
Provimi i Matematikės

Maturantėt grumbulluan 450 dhjeta nė provimin e detyruar tė Matematikės dhe vetėm 200 dhjeta nė atė tė Letėrsisė. Por ndėrsa nė provimin e Letėrsisė rezultuan mbetės 1600 maturantė nė atė tė Matematikės nuk e kaluan provimin mbi 2500 nxėnės. Kėta tė fundit kėsisoj humbin tė drejtėn pėr tė konkurruar nė universitet, ndėrkohė qė do t i rijapin provimet e maturės nė vjeshtė (tetor).
Rezultatet
Rezultatet mė tė larta u arritėn nė gjimnazet e kryeqytetit ku sipas njė renditjeje tė bėrė nga gazeta “Ballkan” (ku u krahasuan notat ndėrmjet gjimnazeve) rezultoi se gjimnazi “Sami Frashėri”, nė Tiranė ka marrė 46 dhjeta, i ndjekur nga “Ismail Qemali” me 43 dhjeta dhe Qemal Stafa me 37 nota dhjetė. Njė rėnie tė rezultateve kėtė vit, ndryshe nga ē pritej, pati shkolla e mesme Petro Nini Luarasi e cila grumbulloi vetėm 22 dhjeta. Pėr sa i pėrket numrit tė mbetėsve ai qe tepėr i ulėt nė shkollat e mesme tė Tiranės, krahasuar me gjimnazet nė rrethe. Po ashtu, Tirana grumbulloi edhe pjesėn mė tė madhe tė dhjetave nė tė gjithė Shqipėrinė.
AVA
“Janė marrė rreth 450 dhjeta (pjesa mė e madhe nė Tiranė), pra mė shumė se sa nė provimin e Letėrsisė ku u morėn vetėm 200 dhjeta nė tė gjitha shkollat e vendit. Rezultojnė mė shumė mbetės se sa nė letėrsi (1600 me 2500), ndėrkohė qė numri i nxėnėsve qė kanė arritur tė grumbullojnė pikėt maksimale ėshtė i njėjtė, jo mė shumė se 15 maturantė qė kanė marrė 50 pikė tė plota”, - u shpreh pas pėrfundimit tė korrigjimit tė testeve, drejtori i Agjencisė Qendrore tė Vlerėsimit tė Arritjeve tė Nxėnėsve, AVA, Alfons Harizaj.
Sami Frashėri
“Shkolla “Sami Frashėri” ka dalė mirė me rezultatet e Matematikės. Janė marrė mbi 40 dhjeta dhe rezultojnė vetėm 2 mbetės. Janė tė njėjtat rezultate me paratestimin pilot qė ne bėmė disa ditė para se tė bėhej provimi shtetėror i detyruar, ku notat dolėn gati njėlloj, gjithsej 10 (dhjeta)dhe 9 (nėnta) janė marrė rreth 139”,- u shprehėn burime nga drejtoria e shkollės sė mesme “Sami Frashėri” nė Tiranė.
A.Z.Ēajupi
“Nė pėrgjithėsi nxėnėsit dolėn mirė. Por pati edhe disa raste pėr tė cilat na ka ardhur keq edhe ne mėsuesve, kjo me disa nxėnės tė dhjetės (10-ės), tė cilėt kanė zbritur te nota (7) apo tetė (8) nė provimin e Matematikės. Ndėrsa pėr sa u pėrket nxėnėsve mbetės nuk u befasuan, pasi janė vlerėsur me notė negative pikėrisht ata nxėnės qė kanė pasur rezultate tė dobėta edhe gjatė vitit, por qė ne u dhamė mundėsinė tė provonin veten nė testimin e detyruar (kjo edhe me kėrkesė tė prindėrve). Tashmė ata kanė humbur tė drejtėn pėr nė universitet dhe do t i rijapin provimet nė vjeshtė. Gjatė kėtij sezoni tė ridhėnies sė provimeve ka pasur raste kur nxėnėsit kanė ngelur sėrish (nga eksperienca e vitit tė kaluar), por ka pasur edhe raste kur nxėnės tė 6-ės kanė marrė dhjetė apo nxėnės tė katrės kanė marrė 7 nė provimet e detyruara ,- u shprehėn burime nga drejtoria e shkollės “A.Z. Ēajupi”.

Tiranė

Shkolla e mesme --- nr.i Maturantėve --- Notat 10 (dhjetė)------notat 4 (katėr)

1.Sami Frashėri 352 maturantė: 46 dhjeta, 2 katra

2. Ismail Qemali 276 maturantė : 43 dhjeta, 2 katra

3. Qemal Stafa 308 maturantė: 37 dhjeta, 0 katra

4. Petro Nini Luarasi 428 maturantė: 22 dhjeta, 1 katėr

5. Partizani 280 maturantė: 4 dhjeta, 8 katra

6. A.Z.Ēajupi 379 maturantė: 5 dhjeta, 28 katra

Ky lajm ėshtė publikuar: 27/06/2009

 

Publikoje në:

Disktutime, lajme dhe informacione nga jeta e perditshme

Informacione mbi artikullin

Ballkan

Publikuar nga: Ballkan

Tė tjera lajme interesante

Regjistrim

Ju mund tė regjistroheni pėr RSS ose pėr tė marrė e-mail me lajmet mė tė fundit.

Regjistrohuni per RSS feed


Ky opsion do tė rivendose dhe njėherė rregullat a paracaktuara tė shfaqjes sė lajmeve nė faqe.

Ri-vendos