Dalin notat e matematikės, 450 dhjeta, 2700 mbetės

Autori i Lajmit: Entela Duraj
Matura Shtetėrore

Pėrfundon korrigjimi i provimit tė matematikės pėr maturantėt. Rezultojnė rreth 2700 maturantė mbetės nė provimin e dytė tė detyruar tė Maturės Shtetėrore. Nga analizat paraprake tė nxjerra nga Agjencia Qendrore e Vlerėsimit tė Arritjeve tė Nxėnėsve (AVA) thuhet se nga 35 mijė e 724 maturantė pjesėmarrės vetėm 15 prej tyre kanė grumbulluar 50 pikėt maksimale. “Korrigjimi i testit tė matematikės ka pėrfunduar. Pritet qė notat tė afishohen nė ēdo shkollė tė mesme. Paraprakisht mund tė them se janė marrė rreth 450 dhjeta (pjesa mė e madhe nė Tiranė), pra mė shumė se sa nė provimin e letėrsisė ku u morėn vetėm 200 dhjeta nė tė gjitha shkollat e vendit. Ndonėse sipas njė analize paraprake, rezultojnė mė shumė mbetės se sa nė letėrsi (1600 me 2700), ndėrkohė qė numri i nxėnėsve qė kanė arritur tė grumbullojnė pikėt maksimale ėshtė i njėjtė, jo mė shumė se 15 maturantė qė kanė marrė 50 pikė tė plota”, - u shpreh dje pėr gazetėn Ballkan , drejtori i AVA-s, Alfons Harizaj.
Testi
Testi i Matematikės pati 25 pyetje, tė cilat vlerėsohen maksimalisht me 50 pikė. Lloji i testit me tė cilin u testua nxėnėsi, varej nga lloji i programit lėndor qė ai ka pėrvetėsuar nė shkollėn e mesme. Nė pėrputhje me kėto kritere, sivjet u hartuan teste, nė varėsi tė profilit tė arsimit. Kjo, pasi edhe programet lėndore dhe ato orientuese pėr provimet e pjekurisė, janė tė ndryshme pėr tipe tė ndryshme shkollash. Rreth 60 pėr qind e tezės sė provimit u pėrkiste temave tė shpėrndara nė programet orientuese pėr lėndėt e provimit. Profili i shkollės sė mesme specifikoi edhe llojin e testit qė maturanti plotėsoi nė ditėn e provimit. Po nė varėsi tė profilit u detajua edhe shkalla e vėshtirėsisė sė pyetjeve. Pyetjet e testit ishin dy llojesh: me zgjedhje tė shumėfishtė dhe me shtjellim tė argumentuar.
Universiteti
Me mbylljen e kėtij provimi, rregullorja pėr 2009-n pėrcakton se kanė tė drejtė tė kandidojnė pėr tė vazhduar studimet nė institucionet e arsimit tė lartė publik vetėm nxėnėsit qė vlerėsohen kalues nė tė katėr provimet e Maturės Shtetėrore (dy provimet e detyruara dhe dy provimet me zgjedhje). Nėse njė nxėnės ka vlerėsim kalues vetėm nė njėrin nga provimet e detyruara tė Maturės Shtetėrore, rezultati i tij ruhet (konsiderohet i vlefshėm) edhe nė vitet nė vazhdim. Nxėnėsi qė ėshtė mbetės, qoftė edhe nė njė nga provimet e detyruara tė Maturės Shtetėrore nė sesionin e parė, nuk ka tė drejtė tė futet nė provimet me zgjedhje. Pas zhvillimit tė dy provimeve tė detyruara fillon periudha e pėrgatitjes pėrfundimtare pėr studimet e larta. Fillimisht, maturantėt duhet tė njihen me rezultatet e dy provimeve tė dhėna, tė krijojnė vetė njė ide se sa pikė mund tė mbledhin dhe vetėm mė pas tė bėjnė renditjen e degėve se ku duan tė studiojnė.
Paramaturantėt
Megjithatė, maturantėt qė kanė hyrė nė provimet e kėtij viti me rezultate tė mbartura nga vitet e shkuara duhet tė dinė se nė procesin e llogaritjes do tė merren parasysh koeficientet e vjetėr. Kėshtu, nėse nxėnėsi kėrkon t i ruhet rezultati i mėparshėm nė pėrllogaritjen e pikėve pėr sistemin meritė–preferencė pėr kėtė lėndė merret koeficienti qė lėnda ka pasur nė vitin qė ėshtė dhėnė. Nė rast se nxėnėsi e ka dhėnė mė shumė se njė herė njė lėndė tė caktuar nė provimet me zgjedhje dhe kėrkon t i njihet rezultati i saj, do t i njihet rezultati i arritur nė vitin e fundit kur e ka dhėnė lėndėn.

Ky lajm ėshtė publikuar: 25/06/2009

 

Publikoje në:

Disktutime, lajme dhe informacione nga jeta e perditshme

Informacione mbi artikullin

Ballkan

Publikuar nga: Ballkan

Tė tjera lajme interesante

Regjistrim

Ju mund tė regjistroheni pėr RSS ose pėr tė marrė e-mail me lajmet mė tė fundit.

Regjistrohuni per RSS feed


Ky opsion do tė rivendose dhe njėherė rregullat a paracaktuara tė shfaqjes sė lajmeve nė faqe.

Ri-vendos