Fjalori i ri enciklopedik korrigjimet e personazheve shqiptare

Pas shumė viteve punė, dalin nga shtypi dy vėllimet e botimit tė ri tė Fjalorit Enciklopedik Shqiptar. Vėllimi III, qė do tė pėrmbyllė kėtė ndėrmarrje pėr kulturėn kombėtare, ėshtė nė proces dhe do tė jetė gati nė vjeshtė. Kjo nuk e ka penguar Akademinė e Shkencave, Qendrėn e Enciklopedisė Shqiptare, si edhe hartuesit e shumtė tė kėtij botimi, t‘i kushtojnė sot nė mesditė nė ambientet e Akademisė sė Shkencave njė ceremoni pėrurimi dy vėllimeve tė para. Hartuesit me kohė e kanė cilėsuar njė botim tė ri, nė cilėsi, pėrmbajtje dhe trajtim. Kjo duke iu referuar tė parit Fjalor Enciklopedik, atij tė ‘85-ės. "Nė fillim tė punės, rreth 9 vjet mė parė, u mendua pėr njė botim tė dytė tė Fjalorit Enciklopedik Shqiptar, tė botuar nė vitin 1985, duke e zhveshur nga elementet ideologjike e politike tė asaj kohe dhe duke bėrė disa pėrditėsime tė nevojshme. Puna konkrete tregoi se nė rrethanat e reja tė vendit tonė, si dhe me gjendjen e krijuar nė Kosovė pas ēlirimit tė saj (qershor 1999) dhe me pėrparimet nė statusin e popullsisė "Fjalori Enciklopedik Shqiptar" (FESh) do tė dilte njė vepėr e re si nga vėllimi, ashtu edhe nga trajtimi i zėrave. FESh pasqyron realitete tė reja tė Republikės sė Shqipėrisė dhe tė gjithė hapėsirės shqiptare e tė botės shqiptare nė tėrėsi", shprehet dr. inxh. Vilma Proko (Jazexhiu), sekretare shkencore e Qendrės sė Enciklopedisė Shqiptare, njėkohėsisht njė nga redaktoret shkencore tė Fjalorit. Botimi i ri vjen me rreth 7200 zėra (5000 ka pasur fjalori i parė), nga tė cilėt rreth 2340 janė zėra personalitete tė fushave tė ndryshme, pėrfshirė kėtu edhe tė huaj qė kanė pasur marrėdhėnie tė drejtpėrdrejta me Shqipėrinė. Pėr kėta zėra kanė punuar mbi 1100 hartues dhe 21 redaksi shkencore. Nė zėrat e kėsaj vepre pasqyrohen institucionet politike, ekonomike, shoqėrore, arsimore, shkencore, artistike, fetare tė popullit shqiptar e tė paraardhėsve tė tij ilirė, roli i tyre nė histori dhe marrėdhėniet me qytetėrimet e lashta e tė mėvonshme deri nė ditėt tona, por edhe njė sėrė zhvillimesh qė lidhen me shkenca tė caktuara. Ndėrsa vetiu, nė kushtet e reja, kur botimet nuk bėhen me porosi nga lart, tė vjen pyetja se cilat kanė qenė kriteret e pėrfshirjes apo pėrjashtimit nga ky botim. Pėr sa u takon personaliteteve, ku ka hapėsirė pėr diskutime, Proko shprehet se kontributi qė ata kanė dhėnė pėr shoqėrinė shqiptare ka qenė pėrcaktues. Nė kėtė pikėpamje ėshtė rishikuar periudha e diktaturės dhe personazhet aktive tė saj. "Janė hequr disa nga emrat e anėtarėve tė Byrosė Politike, tė cilėt nė vėllimin e parė ishin pėrmendur vetėm pėr pozicionet qė mbanin asokohe e po ashtu janė pėrfshirė figura tė tjera qė regjimi i kishte anatemuar. Janė hequr Lenka Ēuko, Qirjako Mihali, Themie Thomai dhe janė pėrfshirė emra tė tillė si Koēo Theodhosi, Todi Lubonja, Fadil Paērami etj.", thekson sekretarja shkencore. Ndėrsa pėr sa i pėrket mėnyrės sė pasqyrimit, Proko sqaron se "Fjalori enciklopedik nuk bėn analiza tė ngjarjeve e tė personaliteteve, por jep vetėm faktologji. Janė pasqyruar ngjarje tė caktuara, duke dhėnė kohėn e ndodhjes sė tyre, por pa bėrė komente". Po ashtu ėshtė "pastruar" gjuha nga ngjyrimet ideologjike. Shembulli mė i mirė krahasues do tė ishte paraqitja e figurės sė Enver Hoxhės. Nėse nė variantin e ‘85-ės, ku i janė kushtuar plot pesė faqe tė Fjalorit (381-385), thuhet: Enver Hoxha (16.10.1908-11.4.1985). Udhėheqės i madh e i lavdishėm i PPSh, i RPS tė Shqipėrisė dhe i popullit shqiptar, revolucionar e marksist-leninist i shquar, qė mbrojti me besnikėri dhe zhvilloi mėsimet e Marksit, Engelsit, Leninit e Stalinit; themeluesi dhe organizatori i Partisė Komuniste tė Shqipėrisė... Nė botimin e ri, ku hapėsira qė i ėshtė kushtuar nuk i arrin dy faqe tė plota, bėhet njė pėrcaktim i tillė: Enver Hoxha (1908-1985). Udhėheqės i Partisė Komuniste e mė pas i Partisė sė Punės sė Shqipėrisė. Udhėhoqi Luftėn ANĒ dhe drejtoi shtetin shqiptar pas luftės. Lindi mė 16.10.1908 nė Gjirokastėr, ku ndoqi shkollėn qytetėse dhe klasat e ulėta tė liceut... Pėr sa u pėrket personaliteteve Proko sqaron se informacionet e pasqyruara nė Fjalor janė pėrfshirė deri nė vitin 2008 dhe ndodh qė pėr ndonjė nga emrat qė ka vdekur sė shpejti, tė mos jetė shėnuar data e vdekjes. Pjesė e kėtij Fjalori janė bėrė edhe personalitete politike tė viteve tė tranzicionit shqiptar si, Sali Berisha apo Ilir Meta e tė tjerė janė lėnė jashtė. Nuk janė pėrfshirė as ngjarje tė rėndėsishme tė ndodhura pas ‘90-ės, siē ėshtė viti 1997. "Kėto janė momente qė ende nuk janė sqaruar nga historia dhe ndoshta do t‘u takojnė botimeve qė do tė pėrgatiten nė tė ardhmen", shpjegohet Proko pėr kėto pėrjashtime. Ndėrkohė, ky botim i ri ėshtė cilėsuar si njė botim

gjithėpėrfshirės i trevave shqiptare. "Fjalori pėrfaqėson njė vepėr shkencore sintetike e pėrgjithėsuese, qė pasqyron botėn shqiptare nė tėrėsinė e saj qė nga lashtėsia deri nė ditėt tona, historinė e kombit shqiptar nė tėrėsi dhe tė trevave tė tij etnike. Vend tė gjerė zė pasqyrimi i gjithanshėm i jetės sė shtetit shqiptar, qė nga themelimi i tij mė 28 Nėntor 1912, si dhe pasqyrimi i historisė sė Kosovės. Po ashtu nė FESh kanė gjetur pasqyrim historia dhe jeta e popullsisė shqiptare nė Maqedoni e nė Malin e Zi, ana gjeografike-natyrore e trojeve tė saj tė banimit, zhvillimet dhe arritjet e reja politike, ekonomike, arsimore e kulturore. Arbėreshėt e Italisė e tė Greqisė dhe nė pėrgjithėsi diaspora shqiptare, e vjetra dhe e reja, veprimtaria e institucioneve dhe e figurave tė njohura tė saj, janė vėshtruar si pjesė pėrbėrėse e pandashme e botės shqiptare dhe kanė gjetur pasqyrimin e duhur nė FESh", shėnojnė hartuesit. Janė njė varg emrash tė njohur nė fushat pėrkatėse qė janė kujdesur pėr kėtė botim, i cili ka pasur njė kėshill botues dhe prof. Emil Lafen nė pozicionin e kryeredaktorit. Vėllimet janė tė pajisura edhe me materiale ilustruese. Pėrmban rreth 2000 ilustrime bardhė e zi, si dhe njė numėr hartash e skicash. Ēdo vėllim pėrmban nga njė fashikull me ngjyra; disa personalitete tė rėndėsishme si Nėnė Tereza, Gjergj Kastriot Skėnderbeu, Ismail Qemal Vlora, flamuri dhe stema e Republikės sė Shqipėrisė dhe e Republikės sė Kosovės, harta fiziko-politike dhe harta e ndarjes administrative, pėrkatėsisht tė Shqipėrisė dhe Kosovės etj., janė ilustruar me ngjyra. Por sigurisht qė ky botim nuk mbetet njė variant pėrfundimtar. Vetė hartuesit pranojnė se Fjalori do tė pasurohet nė botimet e ardhshme enciklopedike. Ndėrkohė, Akademia e Shkencave e Shqipėrisė, sipas njė marrėveshje me Akademinė e Shkencave e tė Arteve tė Kosovės, kanė hartuar platformėn e pėrbashkėt pėr hartimin e njė "Enciklopedie Shqiptare" nė disa vėllime, si vepėr me karakter mė tė gjerė jo vetėm pėr nga numri i zėrave, por edhe pėr nga trajtimi i tyre. "Kjo ėshtė vepra e parė enciklopedike mbarėkombėtare qė pėrfaqėson njė unitet gjeografik, historik, gjuhėsor, kulturor e shkencor, qė do u shėrbejė tė gjithė lexuesve anekėnd Shqipėrisė dhe jashtė saj", pėrfundon Proko.



 

Publikoje në:

Disktutime, lajme dhe informacione nga jeta e perditshme

Informacione mbi artikullin

Gazeta Shqip

Publikuar nga: Gazeta Shqip

Tė tjera lajme interesante

Regjistrim

Ju mund tė regjistroheni pėr RSS ose pėr tė marrė e-mail me lajmet mė tė fundit.

Regjistrohuni per RSS feed


Ky opsion do tė rivendose dhe njėherė rregullat a paracaktuara tė shfaqjes sė lajmeve nė faqe.

Ri-vendos