Could not find match

Sa dhe si ndryshojnė nivelet e pagave pėr nėpunėsit

25/06/2009  Qeveria miraton rritjen e rrogave pėr punonjėsit e disa institucioneve buxhetore

Kėshilli i Ministrave nė mbledhjen e fundit tė tij ka vendosur rritjen e pagave pėr punonjėsit mbėshtetės tė institucioneve buxhetore dhe tė nėpunėsve tė disa institucioneve tė tjera buxhetore. Nė kėtė vendim vihet re se pėr punonjėsit nė funksione drejtuese jepet shtesė mbi pagėn bazė pėr klasė, nė pėrqindje, sipas shkallėzimit nė 5 grupe, tė cilat variojnė nga 5% deri nė 30%. Gjithashtu nė vendim thuhet se pėr punė tė vėshtira e tė dėmshme pėr shėndetin punonjėsve u jepen shtesa mbi pagė sipas shkallėve tė vėshtirėsisė e tė dėmshmėrisė, tė cilat variojnė nga 5% deri nė masėn 25%. Sipas vendimit, rritje pagash pėrfitojnė edhe njė kategori mjekėsh tė spitalit “Nėnė Tereza” nė Tiranė. Po ashtu pėrfitojnė rritje page edhe punonjėsit e institucioneve tė ekzekutimit tė vendimeve penale dhe qė janė nė kontakt tė drejtpėrdrejtė me tė dėnuarit. Qeveria ka miratuar gjithashtu edhe vendimin pėr rritjen e pagave tė punonjėsve tė personelit tė hetimit, tė inspektimit dhe tė shėrbimeve mbėshtetėse nė Shėrbimin e Kontrollit tė Brendshėm nė Ministrinė e Brendshme. Mė poshtė publikohen vendimet e plota tė miratuara nga trupa ministrore.

VENDIM

PAGAT E PUNONJĖSVE MBĖSHTETĖS TĖ INSTITUCIONEVE BUXHETORE DHE TĖ NĖPUNĖSVE TĖ DISA INSTITUCIONEVE BUXHETORE

1. Klasat dhe nivelet e pagave pėr klasė tė punonjėsve mbėshtetės tė institucioneve buxhetore qendrore qė nuk trajtohen nė pagė me strukturėn e pagave tė nėpunėsve tė shėrbimit civil, janė sipas lidhjes nr. I, “Nivelet e pagės bazė pėr klasė nė administratėn e Presidentit, Kuvendit, nė Kryeministri, institucione tė pavarura, aparatet e ministrive tė linjės, institucione qendrore, nė varėsi tė Kryeministrit/ministrave tė linjės dhe nė prefektura”, me 10 klasa.

2. Klasat dhe nivelet e pagave pėr klasė tė punonjėsve mbėshtetės tė institucioneve buxhetore, rajonale e vendore, si dhe tė institucioneve qendrore, tė grupit tė tretė, tė sistemit tė Ministrisė sė Mbrojtjes, caktohen sipas lidhjes nr. II, “Nivelet e pagės bazė pėr klasė nė institucionet rajonale e vendore”, me 14 klasa.

3. Renditja e pozicioneve tė pėrgjithshme tė punės pėr punonjėsit mbėshtetės nė institucionet buxhetore, tė pėrmendura nė pikėn 1 tė kėtij vendimi, tė jetė sipas lidhjes I/1, “Renditja e pozicioneve tė pėrgjithshme tė punės pėr ēdo klasė, pėr punonjėsit mbėshtetės nė administratėn e ministrive tė linjės, institucioneve tė pavarura, institucioneve qendrore, nė varėsi tė Kryeministrit/ministrave tė linjės dhe nė prefektura”, qė i bashkėlidhet kėtij vendimi dhe janė pjesė pėrbėrėse e tij.

4. Renditja e pozicioneve tė veēanta tė punės pėr punonjėsit mbėshtetės nė institucionet buxhetore, tė pėrmendura nė pikėn 1 tė kėtij vendimi tė jetė sipas lidhjeve pėrkatėse, si nėnlidhje tė lidhjes nr. 1, qė i bashkėlidhen kėtij vendimi dhe janė pjesė pėrbėrėse tė tij.

5. Renditja e pozicioneve tė pėrgjithshme tė punės pėr punonjėsit mbėshtetės nė institucionet buxhetore tė pėrmendura nė pikėn 2 tė kėtij vendimi, tė jetė sipas lidhjes II/1, “Renditja e pozicioneve tė pėrgjithshme tė punės pėr ēdo klasė pėr punonjėsit mbėshtetės nė administratėn e institucioneve rajonale dhe vendore, si dhe tė institucioneve qendrore tė grupit tė tretė tė sistemit tė Ministrisė sė Mbrojtjes”, qė i bashkėlidhet kėtij vendimi dhe ėshtė pjesė pėrbėrėse e tij.

6. Renditja e pozicioneve tė veēanta tė punės pėr punonjėsit mbėshtetės nė institucionet buxhetore tė pėrmendura nė pikėn 2 tė kėtij vendimi tė jetė sipas lidhjeve pėrkatėse, si nėnlidhje tė lidhjes nr.II, qė i bashkėlidhen kėtij vendimi dhe janė pjesė pėrbėrėse tė tij.

7. Nėpunėsve/punonjėsve pagat e tė cilėve caktohen sipas lidhjeve nr.I e nr.II dhe nėnlidhjeve pėrkatėse, pas ēdo viti pune u jepet shtesė pėr vjetėrsi pune nė masėn 1 pėr qind mbi pagėn bazė pėr klasė, por jo mė shumė se 25 pėr qind. Pėr llogaritjen e kėsaj shtese njihet vjetėrsia e pėrgjithshme nė punė.

8. Pėr punonjėsit nė funksione drejtuese jepet shtesė mbi pagėn bazė pėr klasė, nė pėrqindje, sipas shkallėzimit nė 5 grupe, si mė poshtė:

- grupi i parė, deri nė 5 %;

- grupi i dytė, 5 deri nė 10%;

- grupi i tretė, 10 deri nė 15%;

- grupi i katėrt, 15 deri nė 20%;

- grupi i pestė, 20 deri nė 30%.

Pėrcaktimi i masės sė shtesės, sipas grupit pėrkatės, tė bėhet nė lidhjen pėrkatėse tė pagave, qė i bashkėlidhet kėtij vendimi, ndėrsa pėrcaktimi i masės nė pėrqindje tė bėhet nė urdhrin pėrkatės tė Kryeministrit/ministrit tė linjės pėr miratimin e strukturės sė institucionit.

9. Pėr punė tė vėshtira e tė dėmshme pėr shėndetin punonjėsve pagat e tė cilėve caktohen sipas lidhjeve nr.I e nr.II dhe nėnlidhjeve pėrkatėse, u jepen shtesa mbi pagė sipas shkallėve tė vėshtirėsisė e tė dėmshmėrisė si mė poshtė:

- nė shkallėn e parė nė masėn 5 %;

- nė shkallėn e dytė nė masėn 15 %;

- nė shkallėn e tretė nė masėn 20 %;

- nė shkallėn e katėrt nė masėn 25 %.

Kėto shtesa, pėr tė katėr shkallėt, llogariten mbi pagėn bazė tė klasės VI tė lidhjeve pėrkatėse, ndėrsa pėr punonjėsit e repartit tė inspektim-minierave, llogariten mbi pagėn bazė mujore tė klasės VIII, tė lidhjes nr.I.

Ndarja e punėve sipas shkallėve tė vėshtirėsisė e tė dėmshmėrisė bėhet sipas lidhjes nr.III, qė i bashkėlidhet kėtij vendimi dhe ėshtė pjesė pėrbėrėse e tij.

Zbatimi i kėsaj shtese bėhet si mė poshtė:

a) Drejtoritė/njėsitė e menaxhimit tė burimeve njerėzore, tė institucioneve buxhetore, nė zbatim tė kėsaj pike, i paraqesin kėrkesėn e tyre drejtorive tė shėndetit publik, tė cilat pėrcaktojnė vendet e punės tė vėshtira e tė dėmshme pėr shėndetin e punėmarrėsve, si dhe shkallėn e vėshtirėsisė e tė dėmshmėrisė pėr ēdo vend pune.

b) Pas pėrcaktimit tė shkallės sė vėshtirėsisė e dėmshmėrisė, titullarėt e institucioneve buxhetore paraqesin kėrkesėn pėr miratim nė Ministrinė e Shėndetėsisė dhe nė Ministrinė e Punės, Ēėshtjeve Sociale dhe Shanseve tė Barabarta.

c) Pas marrjes sė miratimit nga dy ministritė e pėrmendura nė shkronjėn “b”, tė kėsaj pike, titullarėt e institucioneve miratojnė dhėnien e kėtyre shtesave pėr punonjėsit e institucioneve tė sistemit tė tyre. Pėr institucionet qendrore, nė varėsi tė ministrave tė linjės si dhe ato rajonale e vendore, ky miratim bėhet nga ministri nė varėsi tė tė cilit janė kėto institucione.

ē) Kur punonjėsit i takon tė marrė dy a mė shumė shtesa pėr vėshtirėsi e dėmshmėri, ai do tė marrė nga njė vėshtirėsi pėr ēdo shkallė, por jo mė shumė se 60 pėr qind.

d) Kėto shtesa u rekomandohen edhe punėdhėnėsve tė tjerė tė ndėrmarrjeve e institucioneve shtetėrore jobuxhetore apo subjekteve private.

9. Mjekėt qė janė anėtarė tė komisioneve tė ndryshme tė vlerėsimit dhe pėrcaktimit tė shkallės sė aftėsisė pėr punė tė shtetasve, pėr punėn qė bėjnė, pavarėsisht numrit tė mbledhjeve nė njė muaj, marrin shpėrblim mujor, nė pėrqindje, nė masėn si mė poshtė:

a) Pėr komisionin epror dhe komisionet e rretheve tė grupit tė parė:

- kryetari, 36 pėr qind;

- anėtarėt, 31 pėr qind.

Kėto pėrqindje zbatohen mbi pagėn mujore tė mjekut tė pėrgjithshėm, nė Qendrėn Spitalore Universitare “Nėnė Tereza”, Tiranė.

b) Pėr rrethet e tjera:

- kryetari, 31 pėr qind;

- anėtarėt, 26 pėr qind.

Kėto pėrqindje zbatohen mbi pagėn mujore tė mjekut tė pėrgjithshėm nė qendrat e shėrbimit spitalor nė rrethe.

10. a) Shoferėt e titullarėve tė klasifikuar nė grupin “A”, pėr efekt tė ligjit nr. 9584, datė 17.07.2006, “Pėr pagat, shpėrblimet dhe strukturat e institucioneve tė pavarura kushtetuese dhe tė institucioneve tė tjera tė pavarura, tė krijuara me ligj”, kur nuk janė punonjės tė Gardės sė Republikės, por janė punonjės civilė, pėrfitojnė pagėn sipas klasės VII tė lidhjes nr.I, qė i bashkėlidhet kėtij vendimi, dhe 50 pėr qind shtesė mbi pagėn bazė tė klasės pėrkatėse.

b) Shoferėt e titullarėve tė klasifikuar nė grupet “B” dhe “C”, pėr efekt tė ligjit nr. 9584, datė 17.07.2006, si dhe shoferi i kryetarit tė Akademisė sė Shkencave e shoferėt e funksionarėve tė barazuar me ta nė pagė, sipas ligjeve tė veēanta, pėrfitojnė pagėn sipas klasės VI tė lidhjes nr.I, qė i bashkėlidhet kėtij vendimi, dhe 40 pėr qind shtesė mbi pagėn bazė tė klasės pėrkatėse.

c) Shoferėt e titullarėve tė klasifikuar nė grupet “D” e “E”, pėr efekt tė ligjit nr. 9584, datė 17.07.2006, si dhe shoferėt e titullarėve tė tjerė, pėrkatėsisht tė zėvendėsministrave, tė drejtorit tė kabinetit tė Presidentit, kryetarit tė Kuvendit dhe Kryeministrit, tė sekretarėve tė pėrgjithshėm nė ministritė e linjės, tė sekretarėve tė pėrgjithshėm nė institucionet e pavarura kushtetuese, tė sekretarėve tė pėrgjithshėm nė institucionet e tjera tė pavarura, tė krijuara me ligj tė veēanta, tė prefektit tė Qarkut tė Tiranės, tė rektorit tė Universitetit, tė titullarėve tė institucioneve qendrore nė varėsi tė Kėshillit tė Ministrave/Kryeministrit dhe nė varėsi tė ministrave tė linjės, tė titullarėve tė gjykatave tė apelit, tė gjykatave tė apelit pėr krimet e rėnda, tė gjykatave tė rretheve gjyqėsore, tė gjykatave pėr krimet e rėnda, tė drejtorit tė Zyrės sė Administrimit tė Buxhetit Gjyqėsor pėrfitojnė pagėn sipas klasės V tė lidhjes nr.I, qė i bashkėlidhet kėtij vendimi, si dhe 30 pėr qind shtesė mbi pagėn bazė tė klasės pėrkatėse.

ē) Shoferėt e prefektėve tė qarqeve tė tjera pėrfitojnė 20 pėr qind shtesė mbi pagėn bazė tė klasės pėrkatėse.

11. Pėr njė periudhė tranzitore punonjėsit qė pėrfshihen nė njėsitė ose drejtoritė e zbatimit tė projekteve, kredive a ndihmave qė pėrfiton Republika e Shqipėrisė nga institucionet ndėrkombėtare ose qeveritė e vendeve tė ndryshme do tė trajtohen me pagė si mė poshtė:

a) Pėr projektet me rėndėsi tė veēantė drejtori i projektit barazohet nė pagė me nėpunėsin civil tė kategorisė I-b nė ministri. Rėndėsia e projektit caktohet nga Kryeministri.

b) Pėr projektet e tjera drejtori i projektit barazohet nė pagė me nėpunėsin civil tė kategorisė II-a nė ministri.

c) Nė rastet e pėrmendura nė shkronjat “a” dhe “b” tė kėsaj pike specialistėt e projekteve barazohen nė pagė me nėpunėsin civil tė kategorisė III-b nė ministri, ndėrsa punonjėsit mbėshtetės trajtohen nė tė njėjtėn mėnyrė si punonjėsit mbėshtetės nė ministritė e linjės.

12. Punonjėsve tė sektorit tė teknikės e shtypshkrimit nė administratėn e Qendrės sė Publikimeve Zyrtare, pagat e tė cilėve rregullohen sipas lidhjes pėrkatėse tė kėtij vendimi, pėrfitojnė shtesė mbi pagė pėr natyrė tė veēantė pune nė masėn 10 000 (dhjetė mijė) lekė.

13. Punonjėsit shpėtues tė sektorit tė emergjencave dhe tė shpėtimit, tė repartit tė inspektim-shpėtimit tė minierave, tė cilėt punojnė nė kushte tė vėshtira pėr jetėn, pėrfitojnė njė shtesė mbi pagė nė masėn 5000 (pesė mijė) lekė nė muaj.

14. Teknikėt e mesėm, tė cilėt punojnė nė repartet e prodhimit, tė ndėrtimit e riparimit tė anijeve nė qendrėn e ndėrtimit dhe riparimit tė anijeve patrulluese pėr Rojėn Bregdetare tė Shqipėrisė pėrfitojnė njė shtesė pėr kushte pune nė masėn 6000 (gjashtė mijė) lekė nė muaj.

15. Punonjėsit e Qendrės sė Shėrbimeve dhe Administrimit tė Mjeteve tė Transportit nė pozicionin “shofer”, kur emėrohen nė dispozicion tė titullarėve tė Ministrisė sė Brendshme, trajtohen nė pagė sipas parashikimit tė bėrė nė kėtė vendim pėr pagat e shoferėve tė titullarėve, ndėrsa punonjėsit e kėsaj qendre nė pozicionin “shofer-mekanik”, pėrfitojnė njė shtesė mbi pagė nė masėn 5000 (pesė mijė) lekė nė muaj.

16. Punonjėsit mbėshtetės qė punojnė nė shėrbimet e shėndetit mendor e qė janė nė kontakt tė drejtpėrdrejtė me kėta tė sėmurė, pėrfitojnė shtesė pėr natyrė tė veēantė pune nė masėn 5000 (pesė mijė) lekė nė muaj. Ministri i Shėndetėsisė pėrcakton vendet e punės qė e pėrfitojnė kėtė shtesė me miratimin e strukturave tė institucioneve shėndetėsore pėrkatėse.

17. Punonjėsit mbėshtetės qė punojnė nė institucionet e ekzekutimit tė vendimeve penale dhe qė janė nė kontakt tė drejtpėrdrejtė me tė dėnuarit, pėrfitojnė shtesė pėr kushte tė veēanta pune nė masėn 5000 (pesė mijė) lekė nė muaj. Kjo shtesė zbatohet pas miratimit tė strukturave tė institucioneve tė ekzekutimit tė veprave penale pėrkatėse, sipas propozimit tė ministrit tė Drejtėsisė.

18. Pėr njė periudhė kalimtare punonjėsve tė cilėt deri nė datėn 1 korrik 2007 pėrfitonin njė pagė mė tė lartė sesa parashikohet nė lidhjet pėrkatėse tė pagave, qė i bashkėlidhen kėtij vendimi dhe janė pjesė pėrbėrėse tė tij, u jepet pagė nė ruajtje, por jo mė shumė se dy vjet nga data e hyrjes nė fuqi tė kėtij vendimi. Me pagė nė ruajtje trajtohen dhe punonjėsit civilė tė Policisė sė Shtetit, tė cilėt nuk trajtohen mė me sistemin pagė-gradė.

Kjo pagė llogaritet si diferencė ndėrmjet pagės bruto, tė llogaritur sipas kėtij vendimi dhe pagės bruto qė kėta punonjės pėrfitonin para miratimit tė vendimit nr.1231, datė 2.07.2008 tė Kėshillit tė Ministrave.

Punonjėsit qė fillojnė punė pėr herė tė parė trajtohen nė pagė sipas parashikimeve dhe lidhjeve pėrkatėse tė kėtij vendimi dhe nuk pėrfitojnė pagė nė ruajtje.

19. Efektet financiare qė rrjedhin nga zbatimi i kėtij vendimi pėr punonjėsit e Policisė sė Shtetit fillojnė nga data 1 janar 2009. Efektet financiare pėr punonjėsit e tjerė fillojnė nga data 1 maj 2009.

VENDIM

PAGAT E PUNONJĖSVE TĖ PERSONELIT TĖ HETIMIT, TĖ INSPEKTIMIT DHE TĖ SHĖRBIMEVE MBĖSHTETĖSE, NĖ SHĖRBIMIN E KONTROLLIT TĖ BRENDSHĖM NĖ MINISTRINĖ E BRENDSHME

V E N D O S I:

1. Struktura dhe nivelet e pagave pėr punonjėsit e personelit hetues me grada tė Shėrbimit tė Kontrollit tė Brendshėm tė jenė sipas lidhjes nr.1, qė i bashkėlidhet kėtij vendimi dhe ėshtė pjesė pėrbėrėse e tij.

2. Paga bazė mujore pėr gradė (kolona 3) e lidhjes nr.1 ėshtė niveli i pagės sė punonjėsit hetues, nė pėrputhje me gradėn qė ka fituar.

3. Shtesa pėr natyrė tė veēantė pune dhe shėrbimi (kolona 4) e lidhjes nr.1 jepet sipas funksioneve tė pėrcaktuara nė kėtė lidhje.

4. Punonjėsi hetues me grada pėr kohėn e qėndrimit nė gradė pėrfiton shtesė pėr vjetėrsi nė punė nė masėn 1 pėr qind pas ēdo viti pune. Masa e shtesės pėr vjetėrsi nė punė tė jetė deri nė nivelin e pagės bazė tė gradės pasardhėse.

Pėrllogaritja e shtesės pėr vjetėrsi nė punė tė fillojė nė ēastin e marrjes sė gradės sė re, sipas ligjit nr.10 002, datė 6.10.2008, “Pėr Shėrbimin e Kontrollit tė Brendshėm nė Ministrinė e Brendshme”.

5. Punonjėsit e personelit hetues qė emėrohen kėshilltarė tė drejtorit tė pėrgjithshėm tė SHKB-sė dhe qė nė ēastin e emėrimit kanė tė drejtė tė fitojnė gradėn pasardhėse, tė trajtohen nė pagė sipas kėsaj grade tė fituar.

6. Struktura dhe nivelet e pagave pėr punonjėsit civilė tė inspektimit dhe pėr punonjėsit mbėshtetės tė jenė sipas lidhjes nr. 2, qė i bashkėlidhet kėtij vendimi dhe ėshtė pjesė pėrbėrėse e tij.

7. Kategoria e pagės pėr punonjėsit civilė tė inspektimit dhe pėr punonjėsit mbėshtetės pėrcaktohet sipas kolonės 3 tė lidhjes nr.2, qė i bashkėlidhet kėtij vendimi.

8. Paga e grupit, diplomė e shkollės sė lartė, ėshtė sipas kolonės 4 tė lidhjes nr.2, qė i bashkėlidhet kėtij vendimi, nė masėn 12 000 (dymbėdhjetė mijė) lekė nė muaj.

9. Shtesa pėr vjetėrsi nė punė (kolona 5) pėr punonjėsit e inspektimit dhe punonjėsit mbėshtetės ėshtė nė masėn 2 pėr qind pėr ēdo vit, por jo mė shumė se 25 vjet dhe llogaritet mbi pagėn e grupit.

10. Shtesa pėr pozicion ėshtė sipas kolonės 6 tė lidhjes nr.2, qė i bashkėlidhet kėtij vendimi.

11. Shtesa pėr natyrė tė veēantė pune pėr punonjėsit e inspektimit ėshtė sipas kolonės 7 tė lidhjes nr.2, qė i bashkėlidhet kėtij vendimi.

12. Kategorizimi i pozicioneve “specialist”, tė cilėt trajtohen nė pagė sipas lidhjes nr.2, qė i bashkėlidhet kėtij vendimi, miratohet me urdhrin e miratimit tė strukturės dhe tė organikės sė kėtij institucioni.

13. Specialistėt, pėrgjegjėsit e sektorit apo drejtorėt nė Shėrbimin e Kontrollit tė Brendshėm qė punojnė nė pozicione qė lidhen me procesin e informatizimit tė veprimtarisė sė kėtij shėrbimi dhe kėrkojnė nė mėnyrė tė detyrueshme arsimin e lartė nė degėt inxhinieri elektronike apo informatikė pėrfitojnė njė shtesė pėr kushte pune prej 10000 (dhjetė mijė) lekė mbi pagėn mujore tė gradės pėrkatėse. Zbatimi i kėsaj shtese pėr pozicionet konkrete bėhet pas miratimit paraprak tė Departamentit tė Administratės Publike dhe Ministrisė sė Financave, sipas pėrshkrimit tė pozicioneve tė punės.

14. Vendimi nr. 558, datė 16.08.2006 i Kėshillit tė Ministrave, “Pėr pagat e punonjėsve tė Policisė sė Shtetit”, i ndryshuar, nuk zbatohet mė pėr punonjėsit e Shėrbimit tė Kontrollit tė Brendshėm.

15. Efektet financiare pėr paga e sigurime shoqėrore qė rrjedhin nga zbatimi i kėtij vendimi, tė pėrballohen nga fondet e buxhetit tė vitit 2009, miratuar pėr rritjen e pagave tė punonjėsve tė institucioneve buxhetore.

Ky vendim hyn nė fuqi pas botimit nė Fletoren Zyrtare dhe i shtrin efektet financiare nga data 1 maj 2009.

 

Publikoje në:

Disktutime, lajme dhe informacione nga jeta e perditshme

Informacione mbi artikullin

Metropol

Publikuar nga: Metropol

Tė tjera lajme interesante

Regjistrim

Ju mund tė regjistroheni pėr RSS ose pėr tė marrė e-mail me lajmet mė tė fundit.

Regjistrohuni per RSS feed


Ky opsion do tė rivendose dhe njėherė rregullat a paracaktuara tė shfaqjes sė lajmeve nė faqe.

Ri-vendos