Shpallen notat e provimit tė gjuhė-letėrsisė, niveli i nxėnėsve deri nė mesatar

Pėrfundoi korrigjimi i testeve tė provimit tė gjuhė-letėrsisė pėr tė gjithė nxėnėsit e klasave tė nėnta. Provimi i Gjuhės Shqipe dhe ai i Leximit Letrar u krye disa ditė mė parė nga klasat e 9-ta dhe ishte i pari provim nė bazė tė provimeve tė lirimit pėr sistemin 9-vjeēar. Sipas drejtuesve tė drejtorive arsimore ėshtė bėrė e ditur se tė gjitha rezultatet e kėtij provimi do tė afishohen gjatė ditės sė nesėrme nė ambientet e kėtyre shkollave nė tė gjitha rrethet. Puna e fundit qė ka mbetur pėr t'u bėrė ėshtė kthimi i pikėve nė nota, proces i cili ka vonuar edhe kohėn e daljes sė rezultateve. Deri mė tani, bėhet e ditur se, nga rezultatet paraprake, kanė rezultuar mbetės nė provimin e parė tė lirimit, njė numėr i vogėl nxėnėsish. Ndėrkohė qė bėhet e ditur se niveli i nxėnėsve pjesėmarrės nė kėtė test ka arritur deri nė atė mesatar. Shkak pėr kėto rezultate ėshtė bėrė edhe shkalla e vėshtirėsisė sė formulimit tė tezės e cila nuk ka qenė nė lartėsinė e duhur ndaj edhe niveli i nxėnėsve nuk e ka kaluar dot nivelin mesatar.
Pikėt e testiti do tė konvertohen nė nota
Ēdo nxėnės do tė marrė notėn e tij pėrkatėse nė bazė tė pikėve tė grumbulluara nė pėrgjigjet e dhėna. Secila pyetje ka pasur njė vlerėsim me njė numėr tė caktuar pikės dhe ēdo notė ėshtė pėrfaqėsuar me numrin e pikėve tė mbledhura nė tė gjithė tezėn e provimit. Njėkohėsisht me rezultatet pėr ēdo nxėnės, specialistė tė arsimit kanė zbardhur edhe skemėn e konvertimit tė pikėve tė fituara nė test nė nota, tė cilat do tė shėnohen nė dėftesėn e pjekurisė qė do tė jepet nė pėrfundim tė tė gjithė ciklit shkollor 9-vjeēar. Tashmė kjo skemė u ka kaluar edhe drejtorive tė shkollave 9-vjeēare, tė cilat do tė bėjnė edhe kthimin e pikėve. Nė bazė tė informacioneve tė dhėna deri mė tani ėshtė bėrė e ditur qė pėr tė marrė njė notė mbi mesataren, njė nxėnės duhet tė ketė mbledhur tė paktėn 40 pikė. Drejtues tė shkollave kanė bėrė tė ditur se nė bazė tė skemės sė sjellė nga Drejtoria Arsimore, do tė vlerėsohen me notėn 10 vetėm nxėnėsit, tė cilėt gjatė zhvillimit tė testit kanė grumbulluar 50 pikė. Kjo shkallė vlerėsimi do tė ndiqet edhe pėr notat e tjera, ku, nxėnėsit tė cilėt kanė marrė 45 pikė, do tė vlerėsohen me notėn 9, ndėrsa ata qė kanė marrė 42 pikė, do tė marrin nė pėrfundim tė testimit notėn 8. Vlerėsimi i mėsipėrm do tė vlejė pėr nxėnėsit tė cilėt kanė arritur tė kenė performancė tė lartė nė zhvillimin e testit. Nxėnėsit, tė cilėt nuk kanė arritur tė marrin mė shumė se 25 pikė nga 50 tė mundshmet nė test do tė vlerėsohen me notėn 7, ndėrsa ata qė kanė grumbulluar mė pak se 10 pikė do tė vlerėsohen me notėn 4, qė ndryshe do tė thotė se duhet tė rijapin edhe njėherė nė sezonin e vjeshtės provimin e parė tė lirimit.
Pas marrjes sė rezultateve ēdo nxėnės ka tė drejtėn e ankimimit
Tė gjithė nxėnėsit, tė cilėt kanė ankesa pėr vlerėsimin e marrė nė testin e parė tė provimit tė lirimit, do t'u jepet mundėsia tė rishikohet edhe njėherė testi nga e para. Drejtues tė shkollave informuan se nxėnėsit mund tė ndėrmarrin kėtė hap menjėherė pasi tė njihen me rezultatin. Ankimimi do tė bėhet fillimisht nė shkollėn ku nxėnėsi ka dhėnė provimin e lirimit, ndėrkohė qė rikorrigjimi do tė bėhet nga Drejtoria Arsimore pėrkatėse, nė bazė tė skemės sė korrigjimit qė ka marrė nga AVA. Ajo qė bėhet e ditur ėshtė se, nė ndryshim nga Matura Shtetėrore, nxėnėsit tė cilėt do tė paraqesin kėrkesėn pėr rikorrigjimin e testit, nuk do tė paguajnė tarifė pėr tė kryer kėtė veprim.

 

Publikoje në:

Disktutime, lajme dhe informacione nga jeta e perditshme

Informacione mbi artikullin

Gazeta Sot

Publikuar nga: Gazeta Sot

Tė tjera lajme interesante

Regjistrim

Ju mund tė regjistroheni pėr RSS ose pėr tė marrė e-mail me lajmet mė tė fundit.

Regjistrohuni per RSS feed


Ky opsion do tė rivendose dhe njėherė rregullat a paracaktuara tė shfaqjes sė lajmeve nė faqe.

Ri-vendos