Matematika, pėrfundon korrigjimi, brenda javės dalin rezultatet



Pėrfundon korrigjimi i testeve tė Matematikės dhe brenda javės pritet tė bėhet shpallja e rezultateve. Tashmė testet e vlerėsuara tė 39 mijė maturantėve janė depozituar nga katėr qendrat e vlerėsimit nė Agjencinė e Vlerėsimit tė Arritjeve tė Nxėnėsve (AVA) pėr t’iu nėnshtruar procesit tė bashkėrendimit tė rezultateve, qė kryhet nė bashkėpunim me APRIAL-in. Burime nga AVA konfirmojnė se sipas procedurės, pas grumbullimit tė kėtyre testeve dhe rezultateve, do tė nisė procesi i identifikimit ndėrmjet kandidatit dhe pikėve tė vlerėsimit qė ai ka marrė, tė cilat do tė ekuivalentohen nė notė. Procesi Matching (pėrputhja ose bashkėrendimi) i rezultateve tė sekretuara me emrat e maturantėve do tė kryhet pėr tė katėr provimet e Maturės Shtetėrore. Testet e maturantėve, pasi fillon provimi, sekretohen, pra pajisen me njė barkod, i cili pėrbėn identitetin e ēdo maturanti. Nė kėtė mėnyrė mėsuesit (asnjė zyrtar tjetėr) gjatė procesit tė vlerėsimit tė testeve, pėr shkak tė barkodit nuk njihen me identitetin e maturantėve dhe mund tė kryejnė njė vlerėsim objektiv tė tyre. Me pėrfundimin e vlerėsimit, testet e maturantėve ē’kodohen, njė proces qė kryhet vetėm nga kompjuteri, vijat e barkodit me anėn e njė aparati kthehen nė shifra. Ky proces kryhet nga dy institucione: AVA dhe APRIAL-i, njėri pėrmban barkodet e maturantėve dhe emrat, ndėrsa tjetri barkodet e maturantėve dhe pikėt, rezultatet. Anėtarėt e komisionit Matching marrin rezultatet, tė bashkėrenduara me emrat e maturantėve nė njė kompaktdisk (CD) vetėm tė lexueshėm, me tė gjithė emrat dhe rezultatet e maturantėve. Pas kėtij procesi bėhet printimi i rezultateve.




Letėrsia, dorėzohen sot nė AVA kėrkesat e maturantėve pėr rishikimin e testit


Dorėzohen sot nė AVA kėrkesat e maturantėve pėr rishikimin e testit tė Letėrsisė. Pas marrjes sė ankesave tė maturantėve, AVA ngre grupet e vlerėsimit tė testeve, me vlerėsues tė trajnuar. Rivlerėsimi do tė bėhet me tė njėjtat rregulla e procedura si vlerėsimi i testeve, duke vazhduar tė jenė tė sekretuara me barkode testet qė rivlerėsohen. Rezultatet e rivlerėsimit dėrgohen nga AVA zyrtarisht pranė KMSH-sė sė DAR/ZA-sė me njė afat nga 15 deri 30 ditė nga data e shpalljes sė rezultateve tė provimit dhe konsiderohen rezultate pėrfundimtare tė nxėnėsve. KMSH-tė, nėpėrmjet KSHMSH-sė njofton pėr rezultatin e rivlerėsimit ēdo nxėnės qė ka kėrkuar rivlerėsim testi. Sipas rregullores sė sivjetshme tė Maturės, ēdo kandidat pjesėmarrės nė provimet e Maturės Shtetėrore, pas shpalljes sė rezultateve tė provimit, nė bazė tė njohjes me skemat e publikuara tė vlerėsimit, ka tė drejtė tė kėrkojė nga AVA rivlerėsim tė testit tė tij. Pėr kėtė, brenda katėr ditėve pas shpalljes sė rezultateve tė provimit, ai paraqet pranė Komisionit Shkollor tė Maturės Shtetėrore (KSHMSH) njė kėrkesė dhe mandat-arkėtimin e pagesės sė tarifės sė pėrcaktuar. KSHMSH, pasi grumbullon tė gjitha kėrkesat, i pėrcjell ato sė bashku me mandat-arkėtimet nė Komisionin e Maturės Shtetėrore (KMSH), pranė Drejtorisė Arsimore Rajonale/Zyrės Arsimore (DAR/ZA), brenda pesė ditėve nga shpallja e rezultateve tė provimit. KMSH-ja pranė DAR/ZA-sė shqyrton kėrkesat e paraqitura nga KSHMSH-tė dhe i pėrcjell ato zyrtarisht tek AVA, shoqėruar me mandat-arkėtimet pėrkatėse, brenda shtatė ditėve nga shpallja e rezultateve.


23 Qershor 2009

 

Publikoje në:

Disktutime, lajme dhe informacione nga jeta e perditshme

Informacione mbi artikullin

Albania

Publikuar nga: Albania

Tė tjera lajme interesante

Regjistrim

Ju mund tė regjistroheni pėr RSS ose pėr tė marrė e-mail me lajmet mė tė fundit.

Regjistrohuni per RSS feed


Ky opsion do tė rivendose dhe njėherė rregullat a paracaktuara tė shfaqjes sė lajmeve nė faqe.

Ri-vendos