Provimet e lirimit, shitet e zgjidhur teza e matematikės

 

Rezulton e shitur qė njė ditė pėrpara provimit tė lirimit teza e Matematikės, pėr nxėnėsit e klasave tė 9-ta. Skandalin e ka bėrė publik televizioni “Top Channel”, i cili ka arritur tė disponojė tezėn e plotė, me pyetjet dhe pėrgjigjet e sakta. Nga sa bėhet me dije, testi i plotėsuar ka disa ditė qė qarkullon dhe blihet me para nė njė rreth jo tė vogėl nxėnėsish. Çka do tė thotė se kemi tė bėjmė me korrupsion tė pastėr, si dhe shkelje penale tė dėnueshme me ligj. Por i paprecedent ėshtė diskriminimi i nxėnėsve, tė cilėt i drejtohen provimit nė kushtet e njė konkurrence tė pandershme me ata qė kanė paguar pėr tė pasur paraprakisht pyetjet dhe pėrgjigjet e sakta. Janė 23 pyetje tė hartuara nga njė grup mėsuesish, tė cilat duhet tė mbaheshin sekret nga Agjencia e Vlerėsimit tė Arritjeve tė Nxėnėsve (AVA) deri nė orėn 06:00 tė ditės sė shtunė. Shitjen e tezės e pranoi edhe Ministria e Arsimit. Sipas kėtij dikasteri, ajo ka elemente me atė qė do t’u paraqitej nxėnėsve pėr provim. Drejtori i AVA-s, Alfons Harizaj, tha dje se do tė merren tė gjitha masat pėr ndryshimin e tė gjithė elementėve tė ngjashėm me tezėn e matematikės qė do tė shpėrndahet sot nė tė gjithė vendin. “Ne do tė garantojmė procesin dhe do tė sigurojmė njė test tė ri, tė sigurt, qė do tė jetė i gatshėm pėr nxėnėsit nesėr”, tha Harizaj. Ndėrsa Ministria e Arsimit bėri me dije se po kryhen tė gjitha verifikimet pėqr tė gjetur personat qė kanė  kane nxjerrė informacionin nga zyrat e Aves. “Fakti qe u be publike pak pėrpara se nxėnėsit ti nėnshtroheshin provimit  tregon se mund te kete pasur rrjedhje.  Numri i personave qe merren me kete pune eshte i paket dhe shume shpejt do ta kemi ne dore personin qe e ka bere kete”, ka pohuar Fatmir Vejsiu,drejtori i arsimit pasuniversitar nė MASH

 

Publikoje në:

Disktutime, lajme dhe informacione nga jeta e perditshme

Informacione mbi artikullin

Panorama

Publikuar nga: Panorama

Tė tjera lajme interesante

Regjistrim

Ju mund tė regjistroheni pėr RSS ose pėr tė marrė e-mail me lajmet mė tė fundit.

Regjistrohuni per RSS feed


Ky opsion do tė rivendose dhe njėherė rregullat a paracaktuara tė shfaqjes sė lajmeve nė faqe.

Ri-vendos