Skandali, provimet e Lirimit, del nė “treg” testi i zgjidhur i Matematikės

Ministria e Arsimit pranon skandalin, vendos tė ndryshojė tezėn natėn. Diskriminohen 54 mijė nxėnėsve qė do tė zhvillojnė sot provimin

Shėnohet incidenti i parė nė zhvillimin e Provimeve tė Lirimit nė vend. Nė mė pak se 24 orė nga provimi i dytė i Lirimit, Matematika, pėr klasat e nėnta, testi i zgjidhur i kėsaj lėnde ka qarkulluar dje lirshėm nė “treg”. Menjėherė pas skandalit tė publikuar nė media, Agjencia e Vlerėsimit tė Arritjeve tė Nxėnėsve (AVA), qė merret me hartimin e tezave tė provimeve tė Lirimit dhe Maturės, ka pranuar se testi i publikuar ka ngjashmėri me njė prej tezave tė hartuar nga specialistėt e kėsaj agjencie.
Ndryshimi
Pas skandalit, drejtori i arsimit parauniversitar nė Ministrinė e Arsimit, Fatmir Vejsiu ka deklaruar se do tė nisin menjėherė hetimet pėr tė gjetur dhe ndėshkuar pėrgjegjėsin, qė ka nxjerrė sekretin e provimit tė Matematikės. Madje, jo vetėm kaq, por Vejsiu nuk ka nguruar tė cilėsojė skandalin e nxjerrjes sė testit tė Matematikės si njė veprim tė qėllimshėm politik. Pas publikimit tė kėtij skandali dhe informimit tė mjaft prindėrve, kreu i AVA-s ka deklaruar se sot nxėnėsit do t’i nėnshtrohen provimit tė Matematikės, me njė test tėrėsisht tė ndryshėm nga ai qė u nxor dje nga kjo agjenci nė mėnyrė jo-zyrtare. Pasditen e djeshme, ka reaguar edhe Ministria e Arsimit ndaj nxjerrjes sė testit tė Matematikės njė ditė pėrpara provimit. Nė njė deklaratė pėr shtyp MASH-i shprehet se testi i nxjerrė ėshtė njė nga dhjetė tezat e hartuara. Gjithashtu, MASH-i ka bėrė tė ditur se do tė merren masa ndaj pėrgjegjėsve pėr nxjerrjen e testit duke shtuar se testi i sotėm do tė jetė krejtėsisht i ri.
Teza
Nxjerrja e tezės sė provimit, me pyetjet dhe pėrgjigjet e sakta njė ditė para zhvillimit tė tij ėshtė njė skandal i vėrtetė, pasi sipas rregullave tė vendosura nga vetė Ministria e Arsimit pėr hartimin e tezave tė provimit, kėto tė fundit teorikisht duhet tė jenė tė sekretuara dhe dalja e tyre jo vetėm qė ėshtė e ndaluar, por nxjerrja pėrbėn edhe shkelje penale. Por, nė rastin e djeshėm, skandali i vėrtetė ėshtė diskriminimi i rreth 54 mijė nxėnėsve, tė cilėt i drejtohen provimit, nė konkurrencė tė pandershme me ata qė kanė paguar pėr tė pasur paraprakisht, tezėn me zgjidhjet. 23 pyetjet e hartuara nga njė grup mėsuesish duhet tė mbaheshin sekret deri nė mėngjesin e sotėm, ndėrkohė qė teza ka mbėrritur dje nė duart e njė pjese tė mirė tė interesuarve.


20 Qershor 2009

 

Publikoje në:

Disktutime, lajme dhe informacione nga jeta e perditshme

Informacione mbi artikullin

Albania

Publikuar nga: Albania

Tė tjera lajme interesante

Regjistrim

Ju mund tė regjistroheni pėr RSS ose pėr tė marrė e-mail me lajmet mė tė fundit.

Regjistrohuni per RSS feed


Ky opsion do tė rivendose dhe njėherė rregullat a paracaktuara tė shfaqjes sė lajmeve nė faqe.

Ri-vendos