Mėsimi i anglishtes pa pagesė, tani edhe me celular e i-pod

Nė shekullin XXI, mėsimi i gjuhės i ka kaluar muret e klasės e shkollės pėr t‘u shpėrndarė nė njė varietet metodash moderne te nxėnėsit. Kėshilli Britanik (British Council) nė Shqipėri ka ofruar pėr nxėnėsit dhe mėsuesit nė vendin tonė disa produkte tė reja, qė pėrfshijnė opsionin e mėsimit tė anglishtes nėpėrmjet telefonit celular, ose duke shkarkuar mėsime nė i-pod. Pėrfaqėsuesit zyrtarė tė Kėshillit britanik shprehen se nėpėrmjet celularit dhe nė pėrputhje me teknologjinė qė disponohet, pėrdoruesit do tė mund tė zgjedhin nėse dėshirojnė tė marrin pyetėsorė tė thjeshtė me SMS, ose tė aksesojnė njė variant mė interaktiv tė tij. Pėr aparatet telefonike celulare tė teknologjisė sė fundit, aksesi nė internet ofron mundėsi tė pafund pėr tė shkarkuar tekste, fotografi dhe video ilustruese. Ekspertėt e mėsimdhėnies sė gjuhėve tė huaja konfirmojnė se kombinimi i tė dėgjuarit me teknologjinė dhe me pėrmbajtjen e duhur rrit mundėsitė e suksesit nė nxėnie. Kjo ėshtė vlerėsuar edhe nga Kėshilli Britanik nė pėrgatitjen e materialeve didaktike audio pėr nivelet qė nga ai fillestar e deri tek ai mė i avancuar. Kėto materiale mund tė dėgjohen nga kompjuteri, ose mund tė shkarkohen nė MP3, pėr t‘u pėrdorur nė kohėn dhe vendin e dėshiruar. Risi tjetėr nė kėtė fushė ėshtė tendenca pėr tė afruar te mėsimi i gjuhės grupmoshėn e adoleshentėve pėrmes lojėrave interaktive. Ajo ėshtė strukturuar nė njė formė qė nxit eksplorimin e fjalorit dhe gramatikės, duke u zbavitur njėkohėsisht. Kjo lojė kompjuterike mund tė luhet nė njė ambient virtual tė sigurt pėr pėrdoruesit adoleshentė.

Kėshilli Britanik ka punuar sė bashku me ELTA (Shoqata e Mėsuesve tė Gjuhės Angleze) pėr promovimin e kėtij produkti nėpėrmjet prezantimeve, seminareve dhe demonstrimeve me: pedagogėt dhe studentėt e gjuhės angleze tė universiteteve nė Tiranė, Durrės, Elbasan, Shkodėr, Vlorė, Gjirokastėr dhe Korēė; mėsuesit e gjuhės angleze tė shkollave tė mesme dhe atyre 9-vjeēare publike dhe private nė Tiranė, Durrės, Elbasan, Shkodėr, Vlorė, Gjirokastėr, Korēė, dhe Berat; pedagogėt e gjuhės angleze tė Akademisė Ushtarake "Skėnderbej" etj. Si rezultat, 406 mėsues tė gjuhės angleze, tė cilėt tashmė janė regjistruar dhe nė mėnyrė tė vazhdueshme pėrdorin websit-in Your Global Home, e gjejnė kėtė produkt me tepėr vlerė.

Kėshilli Britanik, dje, nė bashkėpunim me Fakultetin e Gjuhėve tė Huaja tė Universitetit tė Tiranės, organizuan ceremoninė e hapjes sė qendrės sė rikonstruktuar tė informimit dhe aftėsimit pėr Gjuhėn Angleze pranė kėtij fakulteti. Kjo qendėr e re u pėrurua nga Fiona Mcilwham, ambasadore e Mbretėrisė sė Bashkuar nė Tiranė, si dhe rektori i UT-sė, Dhori Kule. Aty ėshtė ngritur edhe njė laboratori kompjuterik pėr tė zgjeruar mundėsitė e pedagogėve dhe studentėve pėr akses nė metodat dhe burimet mė tė avancuara tė studimit dhe kėrkimit, shumė prej tyre tė dizajnuara e tė prodhuara po nga Kėshilli Britanik. E tillė ėshtė platforma online Your Global Home http://www.teachingenglish.org.uk

Koleksionit ekzistues tė literaturės sė qendrės sė rikonstruktuar i janė shtuar falė kėsaj ndėrhyrjeje rreth 700 tituj librash, bashkė me 11 tituj periodikėsh tė ndryshėm e materiale audiovizive.



 

Publikoje në:

Disktutime, lajme dhe informacione nga jeta e perditshme

Informacione mbi artikullin

Gazeta Shqip

Publikuar nga: Gazeta Shqip

Tė tjera lajme interesante

Regjistrim

Ju mund tė regjistroheni pėr RSS ose pėr tė marrė e-mail me lajmet mė tė fundit.

Regjistrohuni per RSS feed


Ky opsion do tė rivendose dhe njėherė rregullat a paracaktuara tė shfaqjes sė lajmeve nė faqe.

Ri-vendos