V E N D I M PĖR PĖRCAKTIMIN E NIVELIT TĖ FIROVE TĖ LEJUARA GJATĖ PROCESIT TĖ PĖRPUNIM-MANIPULIMIT TĖ DUHANIT  

V E N D I M 

PËR 

PËRCAKTIMIN E NIVELIT TË FIROVE TË LEJUARA GJATË PROCESIT TË PËRPUNIM-MANIPULIMIT TË DUHANIT

 

 

Nė mbėshtetje tė nenit 100 tė Kushtetutės, tė nenit 21,  tė ligjit nr.8438,  datė 28.12.1998, “Pėr tatimin mbi tė ardhurat”, tė ndryshuar, dhe tė neneve 16 e 25, tė ligjit nr.8691, datė 16.11.2000, “Pėr prodhimin dhe tregtimin e duhanit dhe tė cigareve”, tė ndryshuar, me propozimin e ministrit tė Bujqėsisė, Ushqimit dhe Mbrojtjes sė Konsumatorit, Kėshilli i Ministrave

 

V E N D O S I :

 

1.     Mbeturinat e pashfrytėzuara, qė krijohen nė proceset e magazinimit, tė pėrpunim-manipulimit tė duhanit, si dhe humbjet e lėndės sė thatė, si pasojė e shndėrrimeve biokimike gjatė fermentimit, pėrbėjnė atė qė quhet firo e lejuar.

 

Nė procesin e pėrgatitjes sė duhanit pėr treg, firot krijohen gjatė:

 

a)     ruajtjes nė magazinė;

b)     pėrpunim-manipulimit dhe pėrgatitjes sė tongave;

c)     fermentimit.

 

 

 

  a) Firo tė lejuara gjatė ruajtjes nė magazinė janė humbjet nga:

 

·         procesi natyral i fermentimit;

·         dėmtimet mekanike, nė rrotullimin e dengjeve, pėr efekt ajrosjeje (allaburi);

·         myku i gjetheve tė duhanit.

 

                  b) Firo tė lejuara gjatė pėrpunim-manipulimit janė humbjet:

 

·         gjatė ventilimit tė gjetheve (largim tė lėndėve inerte);

·         nga dėmtimet mekanike, gjatė seleksionimit dhe pėrpunimit tė duhanit;

·         nga dėmtimet mekanike, gjatė bėrjes sė tongave.

 

                   c) Firo tė lejuara gjatė fermentimit janė humbjet:

 

·         pėr efekt tė procesit artificial tė fermentimit;

·         nga dėmtimet mekanike, gjatė pėrpunimit tė tongave para, gjatė dhe pas fermentimit.

 

2.     Niveli i firove tė lejuara gjatė proceseve tė pėrmendura nė pikėn 1, tė kėtij vendimi, pėr duhanet e tipit “Oriental” ėshtė, si mė poshtė vijon:

 

a)        Gjatė ruajtjes nė magazinė                  deri 2.5%;

b)       Gjatė pėrpunim-manipulimit                deri         5.3%;

c)        Gjatė fermentimit                                   deri 3.2%;

ç)  Gjithsej                                                        deri 11%.

 

3.     Ngarkohen Ministria e Financave dhe Ministria e Bujqėsisė, Ushqimit dhe Mbrojtjes sė Konsumatorit pėr zbatimin e kėtij vendimi.

 

Ky vendim hyn nė fuqi pas botimit nė “Fletoren zyrtare”.

 

 

K R Y E M I N I S T R I

 

 

SALI  BERISHA


18/06/2009

 

Publikoje në:

Disktutime, lajme dhe informacione nga jeta e perditshme

Informacione mbi artikullin

Keshilli i Ministrave

Publikuar nga: Keshilli i Ministrave

Tė tjera lajme interesante

Regjistrim

Ju mund tė regjistroheni pėr RSS ose pėr tė marrė e-mail me lajmet mė tė fundit.

Regjistrohuni per RSS feed


Ky opsion do tė rivendose dhe njėherė rregullat a paracaktuara tė shfaqjes sė lajmeve nė faqe.

Ri-vendos