Stabiliteti ekonomik i vendit, objektivi i mbledhjes sė ardhshme tė BSH-sė



Banka Qendrore, do tė miratojė javėn qė vjen, "Strategjinė e zhvillimit tė Bankės sė Shqipėrisė pėr periudhėn 2009- 2011". BSH-ja, bėnė tė ditur se nė mbledhjen e ardhshme tė Kėshillit Mbikėqyrės, njė vend tė rėndėsishėm do tė zėrė diskutimi i politikės afatgjatė, e cila synon stabilitetin e pėrgjithshėm makroekonomik tė vendit, me qėllim rritjen e mėtejshme tė investimeve vendase e tė huaja. Ekspertet bankar shprehen se, pėrballė kushteve tė krizės financiare ndėrkombėtare, ruajtja e stabilitetit makroekonomik tė vendit mbetet njė nga sfidat kryesore tė BSH-sė. Sipas BSH-sė, burimet e rritjes sė qėndrueshme pėr periudhėn afatmesme dhe afatgjatė, do tė konsistojnė jo vetėm nė nxitjen e rritjes sė produktivitetit tė punės apo tė investimeve nė industri e ndėrtim, por edhe nė sektorė tė tjerė strategjikė. Investimet vendase dhe ato tė huaja direkte nė sektorė strategjikė si turizėm dhe infrastrukturė, do tė pėrbėnin njė burim real tė rritjes ekonomike, duke ndikuar nė zbutjen e efekteve negative tė krizės.



Ndryshon rregullorja pėr regjistrin e kredive

Mėnyra e mbajtjes sė tė dhėnave tė klientėve nė regjistrin e kredive, si dhe raporti i kredimarrėsve do tė jenė ndryshimet qė do tė pėsojė rregullorja pėrkatėse. Bėhet fjalė pėr projektet pėr disa ndryshime nė rregulloren “Pėr funksionimin e regjistrit tė kredive” dhe nė udhėzimin “Pėr procedurėn e nxjerrjes sė raportit mbi kredimarrėsin dhe rishikimin e tė dhėnave qė mbahen nė regjistrin e kredive”, tė cilat do tė diskutohen nė fund tė kėtij muaji nė mbledhjen e radhės sė Kėshillit Mbikėqyrės tė Bankės sė Shqipėrisė. Burimet zyrtare tė kėtij institucioni bėjnė tė ditur se nė kėtė mbledhje do tė diskutohet edhe raporti mujor i politikės monetare pėr muajin maj 2009, si dhe marrja e vendimit tė politikės monetare. Tė tjera pika tė pėrfshira pėr diskutim nė mbledhjen e radhės janė edhe projekti pėr miratimin e rregullores “Mbi buxhetin e Bankės sė Shqipėrisė” dhe informacioni mbi pasqyrat financiare tė Bankės sė Shqipėrisė pėr muajin maj tė kėtij viti.




19 Qershor 2009

 

Publikoje në:

Disktutime, lajme dhe informacione nga jeta e perditshme

Informacione mbi artikullin

Albania

Publikuar nga: Albania

Tė tjera lajme interesante

Regjistrim

Ju mund tė regjistroheni pėr RSS ose pėr tė marrė e-mail me lajmet mė tė fundit.

Regjistrohuni per RSS feed


Ky opsion do tė rivendose dhe njėherė rregullat a paracaktuara tė shfaqjes sė lajmeve nė faqe.

Ri-vendos