Exit Poll pėr zgjedhjet, rezultati nė Ora News 1 minutė pas mbylljes sė kutive

Pas tre sondazhesh tė suksesshme, televizioni Ora News dhe kompania e njohur italiane e sondazheve IPR Marketing kanė nėnshkruar njė kontratė tė re pėr realizimin e njė sondazhi tjetėr nė datėn 22 qershor dhe realizimin e njė exit polli datėn e zgjedhjeve. Kontrata ėshtė nėnshkruar nga presidenti i televizionit Ora News, Ylli Ndroqi dhe drejtori i kompanise italiane tė sondazheve IPR Marketing, Antonio Noto dhe sanksionon nje bashkėpunim mes IPR Marketing , televizioni Ora News dhe universitetit Kristal pėr realizimin e kėtij testimi kaq tė rėndėsishėm tė votuesve shqiptarė. Sipas Presidentit tė televizionit Ora News, Ylli Ndroqi, kjo kontratė i krijon hapėsirėn mediatike tė gjithė qytetarėve pėr tė mėsuar rezultatin e zgjedhjeve parlamentare menjėherė pasi tė mbyllen kutitė e votimit.
"Nė orėn 19:02 shikuesi do shohė fituesin e zgjedhjeve nė Ora News. Ndėrsa mė 22 qershor do tė publikohen edhe rezultatet e zgjedhjeve pėr qarkun e Tiranės", u shpreh presidenti i Ora News.
Ditėn e zgjedhjeve do tė jenė rreth 250 studentė tė universitetit Kristal qė do tė shpėrndahen nė 200 qendra votimi nė tė gjithė vendin. Çdo pėrfaqėsues i kompanisė IPR Marketing do t'i drejtohet nė mėnyrė rastėsore qytetarėve qė sapo kanė votuar; duke iu dhėnė njė fletė votimi pėr tė shprehur qėndrimin e tyre. Tė gjitha tė dhenat do tė dergohen nė Itali ku do tė pėrpunohen pėr tė nxjerrė rezultatet e sondazhit me njė garanci tė plotė pėr fshehtėsine e votės. "Exit polli do realizohet si zgjedhjet, pra do respektohet vota e fshehtė dhe votuesi qė do zgjidhet pėr Exit-Pollit do ketė garancitė se vota e tij do jetė e fshehtė. Exit polli do realizohet nė njė kampion prej 200 qendrash votimi nė gjithė territorin e vendit dhe janė pėrzgjedhur nė bazė tė rezlutateve qė kanė dalė nė vitin 2005 e 2007", tha Noto.
Ndėrkaq drejtori i televizionit Ora News, Alfred Peza ka sqaruar se exit polli ėshtė vetėm njė nga elementėt qė ekrani i Ora News do tė ofrojė ditėn e zgjedhjeve me synimin pėr tė dhėnė njė imazh tė plotė tė zgjedhjeve parlamentare. "Njė nga elementėt kryesor qė do pėrdorim pėr tė qenė nė kohė reale pėr informimin ditėn e zgjedhjeve do jetė edhe exit polli-i. Ajo qė do bėjė diferencėn me televizionet e tjera informative ėshtė fakti se Ora News ėshtė i vetmi televizion informativ qė firmos kontratė pėr Exit Poll-in", u shpreh Alfred Peza.
Kėshtu ditėn e zgjedhjeve pas orės 19:00, televizioni Ora News ėshtė i vetmi televizion informativ qė do tė shpallė se kush i ka fituar zgjedhjet parlamentare.

 

Publikoje në:

Disktutime, lajme dhe informacione nga jeta e perditshme

Informacione mbi artikullin

Ora News

Publikuar nga: Ora News

Tė tjera lajme interesante

Regjistrim

Ju mund tė regjistroheni pėr RSS ose pėr tė marrė e-mail me lajmet mė tė fundit.

Regjistrohuni per RSS feed


Ky opsion do tė rivendose dhe njėherė rregullat a paracaktuara tė shfaqjes sė lajmeve nė faqe.

Ri-vendos