Matura, rezultatet e Letėrsisė pėr gjimnazet e kryeqytetit

Botohen listat e plota me notat pėr gjimnazistėt e Tiranės. Skandali, nga 39 mijė maturantė vetėm 14 kanė marrė pikėt maksimale

Jonida Tashi

Shpallen zyrtarisht rezultatet e provimit tė parė tė detyruar tė Maturės Shtetėrore pėr lėndėn Gjuhė dhe Letėrsi shqipe. Gazeta boton sot notat qė kanė marrė nė kėtė provim maturantėt e gjimnazeve tė kryeqytetit. Pasditen e djeshme, njė pjesė e mirė e kėtyre gjimnazeve kanė afishuar nė ambientet e tyre listat zyrtare me notat e provimit tė Letėrsisė.
Niveli
Siē shihet edhe nga listat e publikuara, niveli i maturantėve nė kėtė provim ka qenė mesatar. Ndėrsa pėrsa u pėrket nxėnėsve tė dalluar, nė kėtė provim ata duket se kanė qenė tė paktė. Burime zyrtare nga Ministria e Arsimit kanė bėrė tė ditur se vetėm 14 maturantė nė rang vendi kanė arritur tė marrin pikėt maksimale nė provimin e Letėrsisė, 49 pikė nga 50 nė total qė kishte provimi. Krahasuar me njė vit mė parė, shifra e mėsipėrme tregon njė rėnie tė ndjeshme tė maturantėve qė kanė grumbulluar pikėt maksimale nė provimin e Letėrsisė, tė cilėt nė Maturėn 2008 kanė qenė afro 30. Ditėn e sotme, Agjencia e Vlerėsimit tė Arritjeve tė Nxėnėsve (AVA) do tė evidentojė zyrtarisht se sa nxėnės nuk kanė mundur ta kalojnė me sukses provimin e parė tė Maturės, si dhe detaje tė tjera lidhur me rezultatet nė shkallė vendi. Mesditėn e djeshme Ministria e Arsimit njoftoi daljen e rezultateve tė provimit tė detyruar tė Maturės Shtetėrore 2009 pėr lėndėn Gjuhė dhe Letėrsi shqipe. Sot, tė gjitha gjimnazet nė vend do tė afishojnė nė ambientet e tyre listat zyrtare me notat e maturantėve. Shpėrndarja e rezultateve tė provimit tė Letėrsisė filloi pas orės 13:00 tė ditės sė djeshme. Fillimisht rezultatet janė dėrguar nėpėr drejtoritė rajonale dhe zyrat arsimore, prej ku do tė nisen pėr afishim nė shkollat e mesme. Nė provimin e parė tė detyruar tė Maturės Shtetėrore 2009, Letėrsi dhe Gjuhė shqipe, morėn pjesė 38 499 nxėnės.
Rishikimi
Vetėm katėr ditė kohė nė dispozicion pas pėrfundimit tė ēdo provimi do tė kenė maturantėt pėr tė dorėzuar kėrkesėn e rivlerėsimit tė testit, kundrejt pagesės prej 400 lekėsh. Sipas rregullores sė sivjetshme tė Maturės, ēdo kandidat pjesėmarrės nė provimet e Maturės Shtetėrore, pas shpalljes sė rezultateve tė provimit, nė bazė tė njohjes me skemat e publikuara tė vlerėsimit, ka tė drejtė tė kėrkojė nga AVA rivlerėsim tė testit tė tij. Pėr kėtė, brenda katėr ditėve pas shpalljes sė rezultateve tė provimit, ai paraqet pranė Komisionit Shkollor tė Maturės Shtetėrore (KSHMSH) njė kėrkesė dhe mandat-arkėtimin e pagesės sė tarifės sė pėrcaktuar. Vetėm pėr tė kėrkuar fotokopjen e testit tė provimit, maturantėt duhet tė paguajnė 400 lekė, ndėrsa nėse vėrejnė gabime nė korrigjim dhe kėrkojnė rivlerėsim, duhet tė paguajnė dhe 1200 lekė tė tjera. Sipas njė pėrllogaritjeje tė thjeshtė, pėr tė kėrkuar rivlerėsimin e njėrit prej katėr provimeve tė Maturės, maturantėt duhet tė nxjerrin nga xhepi 1600 lekė. Edhe mė e madhe bėhet kostoja e rivlerėsimit tė testeve pėr ata maturantė, tė cilėt do tė kėrkojnė qė kjo procedurė tė kryhet pėr katėr provimet. Nė kėtė rast, kostoja financiare qė duhet tė paguajnė maturantėt ėshtė plot 6400 lekė. Nė rastin mė tė mirė, kur maturantėt pas rivlerėsimit tė testit do tė marrin njė notė mė tė lartė se e para, shpenzimi i lekėve pėr kėtė proces do tė ishte i vlefshėm. Por, nuk pėrjashtohet mundėsia qė tė ndodh edhe e kundėrta, qė maturantėt edhe pas rivlerėsimit tė marrin po atė notė qė kanė pasur nė fillim. Pikėrisht pėr kėtė arsye, secili prej maturantėve qė do tė kėrkojė rivlerėsim tė testit tė provimit duhet tė jetė mėse i bindur pėr mėnyrėn se si u ėshtė pėrgjigjur pyetjeve duke u bazuar edhe nė testin e zgjidhur tė provimit, qė ėshtė publikuar pas pėrfundimit tė ēdo provimi.



17 Qershor 2009

 

Publikoje në:

Disktutime, lajme dhe informacione nga jeta e perditshme

Informacione mbi artikullin

Albania

Publikuar nga: Albania

Tė tjera lajme interesante

Regjistrim

Ju mund tė regjistroheni pėr RSS ose pėr tė marrė e-mail me lajmet mė tė fundit.

Regjistrohuni per RSS feed


Ky opsion do tė rivendose dhe njėherė rregullat a paracaktuara tė shfaqjes sė lajmeve nė faqe.

Ri-vendos