Provimet e Lirimit, pėrfundon testi i gjuhė-leximit

Viti shkollor 2008-2009 pėr tė gjitha klasat e nėnta nė vendin tonė u mbyll mė datė 5 qershor. Ditėn e djeshme rreth 50 mijė nxėnės tė klasave tė IX-ta ju nėnshtruan provimit tė Gjuhė-Leximit. Procedura e provimeve tė lirimit pėr kėtė vit ka qenė e njėjtė me atė tė Maturės Shtetėrore. Teza e kėtij provimi tė lirimit pėrmbante rreth 20 pyetje, 10 prej tė cilave ishin me alternativa dhe 10 tė tjera me zhvillim. Vlerėsimi i pyetjeve do tė bėhet me pikė, tė cilat ekuivalentohen mė pas nė notė. Vlerėsimi i ēdo pėrgjigjeje tė dhėnė nga nxėnėsi pėr kėrkesėn pėrkatėse, mbėshtetet nė skemėn e vlerėsimit tė pėrgatitur nga Agjencia e Vlerėsimit dhe Arritjeve tė Nxėnėsve (AVA). Vlerėsimi i tezave tė provimit do tė kryhet pranė ambienteve tė drejtorive arsimore tė rrethit, ku do tė mblidhen tė gjitha testet e plotėsuara. Pėr korrigjimin e tyre do tė pėrzgjidhet grupi mė i mirė i mėsuesve tė lėndės nga ana e drejtorive arsimore. Pas mbylljes sė kėsaj procedure vlerėsimi, do tė hapen dhe numrat e regjistrimit tė vendosur nė ēdo tezė, dhe secila drejtori, nė bazė tė listave emėrore, identifikon rezultatet e nxėnėsve me emrat e tyre, tė cilat u shpėrndahen mė pas shkollave. Pas testimit nė Gjuhė shqipe dhe Lexim letrar, nxėnėsit do tė pėrgatiten pėr provimin e matematikės nė 20 qershor. Ndėrsa pėr sesionin e dytė tė provimeve tė lirimit, udhėzimi parashikon data tė tjera. Kėshtu, nxėnėsit qė nuk do tė kalojnė nė sesionin e parė tė provimeve tė lirimit, do t'i rijapin ato nė datat 1-5 shtator 2009.

 

Publikoje në:

Disktutime, lajme dhe informacione nga jeta e perditshme

Informacione mbi artikullin

Gazeta Sot

Publikuar nga: Gazeta Sot

Tė tjera lajme interesante

Regjistrim

Ju mund tė regjistroheni pėr RSS ose pėr tė marrė e-mail me lajmet mė tė fundit.

Regjistrohuni per RSS feed


Ky opsion do tė rivendose dhe njėherė rregullat a paracaktuara tė shfaqjes sė lajmeve nė faqe.

Ri-vendos