“Hakmarrja e Aldo Bares me kokėn e Artur Dajės”

 

Trazhgim Sokolaj

Enver Dondollaku, njeriu qė akuzohet se qėndroi nė krah tė djathtė tė Aldo Bares gjatė aktivitetit tė “bandės sė Lushnjės”, u shpall dje fajtor pėr dhjetė krime tė rėnda. Historia e pėrgjakshme nis nė korrik 1997 nė Lushnjė me vrasjen e Ramadan Shkurtit, vėllait tė Aldo Bares. Ky i fundit nė pėrpjekje pėr t’u hakmarrė pėr vrasjen e vėllait, sipas pretencės sė Prokurorisė krijoi “bandėn e Lushnjės”, e cila u vu nė ndjekje tė Artur Dajės derisa e vrau atė. Nė pretencėn e lexuar dje nė Gjykatė nga Prokuroria, thuhet se pas vrasjes sė Artur Dajės, anėtarėt e “bandės sė Lushnjės” lajmėruan hakmarrjen duke lėvizur nė qytet me kokėn e prerė tė viktimės. Mė poshtė publikohet pretenca e plotė siç ėshtė paraqitur dje nė sallėn e gjyqit:
Nė pėrfundim tė shqyrtimit tė çėshtjes penale nė ngarkim tė tė pandehurit Enver Dondollaku, i biri i Refatit dhe i Lumturies, i datėlindjes 15. 03. 1975 i akuzuar pėr kryerjen e veprave penale tė:
“Vrasjes me paramendim” tė shtetasit Xhevat Demiri, parashikuar nga neni 78 i Kodit Penal; “Vrasjes me paramendim” tė shtetasit Nimet Zenelit, parashikuar nga neni 78 i Kodit Penal; “Vrasjes me paramendim”, tė mbetur nė tentative ndaj shtetasve Gramoz Selmani dhe Masar Aliu, parashikuar nga neni 78 dhe 22 i Kodit Penal; “Vrasjes me paramendim” tė shtetasit Masar Aliu, parashikuar nga neni 78 i Kodit Penal; “Vrasjes me dashje” tė shtetasit Idajet Beqiri, parashikuar nga neni 76 i Kodit Penal; “Mbajtjes pa leje tė armėve luftarake”, tė parashikuar nga neni 278/2 tė Kodit Penal; “Shkatėrrimit tė pronės me zjarr” tė banesės sė shtetasit Shkėlqim Haxhiu, parashikuar nga neni 151/2 tė Kodit Penal; “Pjesėmarrjes nė organizatėn kriminale”; “Kryerjes sė veprave penale nga organizata kriminale”, tė parashikuar nga neni 333 dhe 334 tė Kodit Penal; tė “Vjedhjes me dhunė”, nė dėm tė shtetasit Baki Taullai, parashikuar nga neni 139 i Kodit Penal.
Nė bazė tė nenit 378 tė Kodit tė Procedurės Penale paraqesim konkluzionet pėrfundimtare si mė poshtė:
Meqenėse Gjykata ka vendosur ndarjen e çėshtjes penale midis tė pandehurve Aldo Bare dhe Enver Dondollaku dhe pėr kėtė tė fundit ka pranuar gjykimin e shkurtuar, konkluzionet pėrfundimtare janė pėr tė pandehurin Enver Dondollaku dhe bazohen nė gjendjen qė janė aktet e hetimit paraprak.
Nga tėrėsia e akteve rezulton se Prokuroria pėr Krime tė Rėnda Tiranė ka regjistruar nė datė 07.02.2006 procedimin penal me nr. 15.
Ky procedim penal ėshtė regjistruar nė emėr tė shtetasve Aldo Bare (me emėr tė ndryshuar nga Alfred Shkurti), Arben Boriçi, Enver Boriçi, Ilir Stergu, Erion Cici, Afrim Hoxha, Enver Dondollaku, Rexhep Gina etj. Regjistrimi i procedimit penal me nr. 15 ėshtė bėrė pas shpalljes sė moskompetencės lėndore tė datės 31.01.2006 nga ana e Prokurorisė sė Rrethit Gjyqėsor Lushnjė tė procedimit penal me nr. 22 tė vitit 2006 tė kėsaj Prokurorie dhe kalimit tė akteve Prokurorisė pėr Krime tė Rėnda Tiranė.
Nė datėn 17.04.2007 ėshtė bėrė ndarja e procedimit penal nr. 15 tė vitit 2006 me procedimin nr. 15/4. Ndarja ėshtė bėrė pėr arsye se pėr tė pandehurit Arben Boriçi, Ilir Stergu, Afrim Hoxha, Erion Cici, Arjan Alico, Jorgo Muzaka, Rexhep Gina kishin pėrfunduar hetimet nė lidhje me akuzat e ngritura. Procedimi penal nr. 15/4 ėshtė regjistruar nė emėr tė pandehurve Arben Boriçi, Ilir Stergu, Afrim Hoxha, Erion Cici, Arjan Alico, Jorgo Muzaka, Rexhep Gina. Ky procedim penal ėshtė dėrguar pėr gjykim nė datėn 17.04.2007.
Nga provat e marra nga hetimi paraprak i çėshtjes rezulton e provuar se:
Nė muajin korrik tė vitit 1997 nė qytetin e Lushnjės ėshtė vrarė me armė zjarri shtetasi Ramadan Shkurti, i vėllai i tė pandehurit Alfred Shkurti me emėr tė ndryshuar Aldo Bare. Nė kėtė datė i pandehuri Aldo Bare, sė bashku me shtetasit Ramadan Shkurti, Enver Rabija dhe Bardhyl Rabija janė nisur me njė autoveturė nė drejtim tė lokalit ku ndodhej shtetasi Artur Daja. Kur janė afruar disa metra i pandehuri Aldo Bare, sė bashku me personat e tjerė tė ndodhur nė automjet kanė qėlluar me armė zjarri nė drejtim tė lokalit ku ndodhej edhe shtetasi Artur Daja. Pas fillimit tė goditjes edhe nga ana e lokalit kanė filluar tė qėllojnė nė drejtim tė automjetit. Gjatė shkėmbimit tė zjarrit ka mbetur i vdekur shtetasi Genci Kashari, brenda nė verandėn e lokalit ku ndodhej edhe shtetasi Artur Daja. Nė verandėn e lokalit nėn shoqėrimin e shtetasit Artur Daja ndodheshin familjarė tė tij, shtetasi Gramoz Selmani etj. Pas shkėmbimit tė zjarrit i pandehuri Aldo Bare sė bashku me shtetasin e plagosur aty Enver Rabija, janė larguar me nxitim nga vendi i ngjarjes, duke vazhduar tė qėllonin herė pas here nė drejtim tė lokalit. Nė vendngjarje dhe pikėrisht nė automjet mbetėn tė plagosur shtetasi Ramadan Shkurti (vėllai i tė pandehurit Aldo Bare), dhe Bardhyl Rabija. Nga shkėmbimi i zjarrit mbetet i plagosur shtetasi Artur Daja, i cili afrohet nė automjetin ku ndodheshin shtetasit Bardhyl Rabija dhe Ramadan Shkurti, i qėllon me armė zjarri duke i shkaktuar vdekjen.  
Ndėrmjet shtetasit Artur Daja dhe tė pandehurit Aldo Bare ka filluar njė konflikt qė nga viti 1996. Pėr vrasjen e vėllait tė tij, i pandehuri Aldo Bare ka akuzuar shtetasin Artur Daja. Pėr kėtė arsye sė bashku me grupin e tij, i pandehuri Aldo Bare ka tentuar disa herė pėr tė vrarė shtetasin Artur Daja. Pas vrasjes sė vėllait tė tij i pandehuri Aldo Bare, me qėllim hakmarrjen ndaj shtetasit Artur Daja, shokėve, miqve dhe tė afėrmve tė tij, krijoi tė ashtuquajturėn “bandė e Lushnjės”.
Fillimisht nė kėtė grup u mblodhėn tė pandehurit Ilir Stergu, Afrim Hoxha, Arben Boriçi, Enver Boriçi, Enver Dondollaku, shokė, miq dhe tė afėrm tė pandehurit Aldo Bare dhe vėllait tė tij Ramadan Shkurtit, tė vrarė.
Pikėrisht nė kėtė periudhė, mė datė 03.08.1997 nė qytetin e Lushnjės ėshtė vrarė me armė zjarri shtetasi shqiptaro-maqedonas Xhevat Demiri. Nė hyrje tė qytetit tė Lushnjės viktima sė bashku me familjarė tė tij janė ndaluar nga katėr persona tė armatosur, ku ndėrmjet tyre ishin edhe tė pandehurit Ilir Stergu dhe Afrim Hoxha, Enver Dondollaku dhe Aldo Bare. Pasi kanė vėnė maskat nė kokė ata kanė qėlluar nė drejtim tė shtetasit Xhevat Demiri, i cili kishte zbritur nga furgoni, duke i shkaktuar atij vdekjen. Ndėrkohė i pandehuri Arben Boriėi i cili rrinte nė njė autoveturė afėr vendit tė ngjarjes ėshtė afruar me shpejtėsi dhe nė autoveturė kanė hipur tė gjithė personat e sipėrcituar.
Nė lidhje me akuzėn e vrasjes sė shtetasit Nimet Zeneli dhe vrasjes sė mbetur nė tentativė tė shtetasit Masar Aliu.
Mė datė 13.02.1998 nė vendin e quajtur Kolonjė tė Rrethit Lushnjė, ėshtė vrarė me armė zjarri shtetasi Nimet Zeneli. Nė rrugėn automobilistike persona tė armatosur, ku ndėrmjet tė tjerėve edhe tė pandehurit Arben Boriçi e Ilir Stergu, Enver Dondollaku dhe Aldo Bare i kanė zėnė pritė fuoristradės “Tojota” me targa FR 8079 A. Personat e armatosur pasi kanė parė furgonin tė afrohej kanė qėlluar me armė automatik nė drejtim tė tij. Nė fuoristradė udhėtonte shtetasi Gramoz Selmani, shoku i ngushtė i shtetasit Artur Daja, si dhe shtetasit Masar Aliu dhe Nimet Zeneli, shokė tė shtetasit Gramoz Selmani. Ky i fundit pas goditjes nga grupi i Aldo Bares, me qėllim pėr t’u shmangur nga goditja e grupit, fshihej tek shtetasit e sipėrpėrmendur. Menjėherė shoferi i furgonit, shtetasi Masar Aliu, ka nxjerrė nga rruga makinėn dhe tė tre personat kanė dalė nga furgoni dhe janė larguar me vrap. Tė pandehurit Arben Boriçi dhe Ilir Stergu kanė ndjekur me vrap dy shtetasit Nimet Zeneli dhe Masar Aliu, duke qėlluar me armė nė drejtim tė kėtyre tė fundit. Gjatė ndjekjes shtetasi Nimet Zeneli ėshtė plagosur me armė zjarri dhe nuk ka mundur tė largohej. I pandehuri Ilir Stergu sė bashku me tė pandehurin Arben Boriçi i janė afruar tė plagosurit dhe kanė qėlluar nė drejtim tė tij me armė zjarri, duke i shkaktuar edhe vdekjen. Dy shtetasit e tjerė, Gramoz Selmani dhe Masar Aliu kanė mundur t’i shpėtonin ekzekutimit.
Nė lidhje me akuzėn e vrasjes sė shtetasit Masar Aliu dhe Idejat Beqiri.
Disa ditė me vonė, mė datė 22.02.1998 nė rrugėn Kolonje–Bitaj tė rrethit Lushnjė, me qėllimin e vetėm vrasjen e shtetasit Masar Aliu, persona tė armatosur ku ndėrmjet tyre edhe tė pandehurit Enver Dondollaku, Ilir Stergu dhe Arben Boriçi kanė pritur ardhjen me makinė tė shtetasit Masar Aliu. Pasi kanė pikasur ardhjen e makinės kanė dalė dhe kanė ndaluar makinėn. Ata kanė qėlluar me armė zjarri nė drejtim tė shtetasit Masar Aliu duke i shkaktuar vdekjen. Pas kėsaj ata kanė qėlluar edhe nė drejtim tė shtetasit Idajet Beqiri, i cili ka qenė rastėsisht brenda nė automjet.  
Nė gusht tė vitit 1998 ėshtė djegur me anė tė zjarrit banesa e shtetasit Shkėlqim Haxhiu. Persona tė armatosur, ku ndėrmjet tyre edhe tė pandehurit Ilir Stergu, Arben Boriçi; Enver Boriçi; Erion Cici, Jorgo Muzaka, Rexhep Gina nė bashkėpunim me tė pandehurit  e tjerė Aldo Bare; Enver Dondollaku; dhe shtetasin e vrarė Leonard Prifti etj., ditėn e ngjarjes kanė shkuar nė shtėpinė e shtetasit Shkėlqim Haxhiu. Pasi nuk kanė gjetur personat tė cilėt kėrkonin, ata i kanė vėnė zjarrin shtėpisė dhe kanė marrė me vete disa nga personat qė ndodheshin brenda nė shtėpi.
Ngjarja nė fjalė ėshtė e lidhur me njė ngjarje tjetėr e ndodhur nė Lushnjė nė tė njėjtėn ditė. Paraditen e ditės sė ngjarjes ėshtė bėrė goditje me antitank tė njė makine nė Sul Zotaj (Lushnjė), ku ndodhej edhe drejtuesi i grupit kriminal tė pandehurit Alfred Shkurti. Nė vendngjarje ka qenė edhe furgoni i shtetasit Shkėlqim Haxhiut, nga ku ėshtė qėlluar me antitank dhe armė zjarri nė drejtim tė makinės ku ndodhej i pandehuri Aldo Bare dhe pjesėtarė tė tjerė tė bandės sė tij.
Nė datėn 21.10.1998 nė fshatin Grabian tė qytetit tė Lushnjės, pasi ėshtė dėgjuar njė plasje eksplozivi, ėshtė gjetur nė vendngjarje pjesė tė njė trupi njerėzor i shpėrndarė. Ditėn e vrasjes sė Artur Dajės, nė sheshin e qytetit tė Lushnjės pjesėtarė tė grupit kriminal tė drejtuar nga Aldo Bare kanė shėtitur nėpėr shesh kokėn e prerė tė kufomės sė Artur Dajės. Ndėrmjet tyre nė ngjarjen kriminale tė ekspozimit tė kokės sė prerė kanė qenė edhe tė pandehurit Ilir Stergu, Arben Boriçi, Erion Cici, Arjan Alico, Enver Boriėi, Enver Dondollaku, shtetasi i vrarė Leonard Prifti etj.
Tė gjithė viktimat kanė qenė shokė, miq tė shtetasit Artur Daja, i cili ishte kundėrshtari i drejtuesit tė organizatės kriminale tė drejtuar nga ana e tė pandehurit Aldo Bare. Viktimat nuk kanė pasur konflikte personale me tė pandehurit. 
Si moment i krijimit tė organizatės, e ashtuquajtura “bandė e Lushnjės” apo “grupi i Alfred Shkurtit”, ėshtė vrasja dhe dhunimi i kufomės sė shtetasit Ramadan Shkurti, vėllai i Aldo Bares, nė muajin korrik tė vitit 1997 nė qytetin e Lushnjės. Kjo vrasje erdhi si pasojė e pėrballjes me bandėn e shtetasit Artur Daja, banor i qytetit tė Lushnjės. Pas vrasjes shtetasi Aldo Bare, me qėllim hakmarrjen ndaj shtetasit Artur Daja dhe pjesėtarėve tė bandės, krijoi bandėn e tij.
Nga provat e gjykimit rezulton se i pandehuri Aldo Bare ka njė rol dhe autoritet absolut nė organizatė. Nga veprimet hetimore ka rezultuar qė tė gjithė anėtarėt e organizatės kriminale kanė pasur njė disiplinė tė fortė tė drejtuar dhe tė kontrolluar nga i pandehuri Aldo Bare. Nė gjithė veprimtarinė e saj kjo organizatė udhėhiqej nga interesat e tė pandehurit Aldo Bare. Anėtarėt e organizatės i drejtoheshin drejtuesit tė tyre Aldo Bares me nofka tė tilla si: “I madhi”; “Profesori”; “Kryetari” e tė tjera. Disiplina e fortė dallohej qartė nė momentet kur urdhrat e tė pandehurit Aldo Bare nuk bėheshin tė diskutueshėm. Ato zbatoheshin me fanatizėm nga tė gjithė anėtarėt e organizatės, tė cilėt vepronin nėpėrmjet ushtrimit tė dhunės psikike, fizike si dhe tė veprimeve kriminale tė tilla si: rrahje, heqje tė lirisė, tortura, vrasje.  
Nė vijim tė veprimtarisė kriminale, kjo organizatė ėshtė kujdesur vazhdimisht nė drejtim tė ushtrimit tė veprimtarive ekonomike, ku pjesėtarė tė organizatės ushtronin role tė caktuara. Kėto veprimtari shtriheshin nė lagunėn e Karavastasė, nė shoqėrinė e sport-klub Lushnje, nė bingon e qytetit e tė tjera. 
Nga tėrėsia e provave arrihet nė pėrfundimin se i pandehur Enver Dondollaku ka konsumuar elementėt e figurave tė veprave penale pėr tė cilat ėshtė akuzuar.
Pėr sa mė sipėr kėrkojmė bazuar nė nenin 378 e K.Pr.Penale
                    K E R K O J M E
1. Deklarimin fajtor tė pandehurit Enver Dondollaku pėr veprat penale, dėnimin e tij me burgim tė pėrjetshėm.



AKUZAT PER DONDOLLAKUN
 “Vrasjes me paramendim” tė shtetasit Xhevat Demiri, parashikuar nga neni 78 i Kodit Penal
 “Vrasjes me paramendim” tė shtetasit Nimet Zenelit, parashikuar nga neni 78 i Kodit Penal
 “Vrasjes me paramendim”, tė ngelur nė tentativė ndaj shtetasve Gramoz Selmani dhe Masar Aliu, parashikuar nga neni 78 dhe 22 i Kodit Penal
 “Vrasjes me paramendim” tė shtetasit Masar Aliu, parashikuar nga neni 78 i Kodit Penal
 “Vrasjes me dashje” tė shtetasit Idajet Beqiri, parashikuar nga neni 76 i Kodit Penal
 “Mbajtjes pa leje tė armėve luftarake”, tė parashikuar nga neni 278/2 tė Kodit Penal
 “Shkatėrrimit tė pronės me zjarr” tė banesės tė shtetasit Shkėlqim Haxhiu, parashikuar nga neni 151/2 tė Kodit Penal
 “Pjesėmarrjes nė organizatėn kriminale”;
 “Kryerjes tė veprave penale nga organizata kriminale”, tė parashikuar nga neni 333 dhe 334 tė Kodit Penal
 “Vjedhjes me dhune”, nė dėm tė shtetasit Baki Taullai, parashikuar nga neni 139 i Kodit Penal.



“Dondollaku burg pėrjetė, por do tė vuajė vetėm 25 vjet nė qeli”

TIRANE – Njė çerek shekulli burg pėr Enver Dondollakun, njė nga eksponentėt kryesorė tė organizatės kriminale tė cilėsuar si “banda e Lushnjės”. I njohuri si krahu i djathtė i Aldo Bares, tė cilit Prokuroria e Krimeve tė Rėnda i atribuon “kreun” e bandės famėkeqe, Dondollaku u dėnua me burgim tė pėrjetshėm, por ulja nė 25 vjet u bė pėr shkak tė gjykimit tė tij me kohė tė shkurtuar. Vetėm dy muaj pasi gjykata vendosi ndarjen e dosjes sė tij nga ajo e Aldo Bares dhe gjykimin me kohė tė shkurtuar, gjykata mbylli dje shqyrtimin gjyqėsor nė ngarkim tė Dondollakut. Sipas kėrkesės qė u pranua nga Krimet e Rėnda, Dondollaku kėrkonte shqyrtimin e çėshtjes nė gjendjen qė ishin aktet, duke i “shpėtuar” nė kėtė mėnyrė dėnimit me burgim pėrjetė. Enver Dondollaku u gjykua nė mungesė nė kėtė proces, pėr shkak se aktualisht ai ndodhet nė Itali, ku po vuan njė dėnim me 18 vjet burg pėr njė vepėr penale tė kryer nė kėtė vend. Nė seancėn e djeshme Gjykata pėr Krimet e Rėnda i dha fund shqyrtimit gjyqėsor nė ngarkim tė Enver Dondollakut, tė akuzuar pėr njė sėrė veprash tė rėnda kriminale, ngjarje tė ndodhura nė rrethin e Lushnjės nė vitet 1998-2000. Nė tė njėjtėn seancė qė pėrfundoi me shpalljen e vendimit pėrfundimtar pėr Dondollakun, gjykata u njoh me konkluzionet pėrfundimtare tė tė dyja palėve. Gjatė leximit tė konkluzioneve pėrfundimtare, organi i akuzės kėrkoi 4 burgime tė pėrjetshme dhe 6 dėnime tė tjera qė varionin nga 5 deri nė 25 vjet burg pėr Dondollakun dhe nė pėrfundim pėr shkak tė gjykimit tė shkurtuar dėnimin e tij me 25 vjet. Sipas Prokurorisė pėr Krimet e Rėnda, Dondollaku duhet tė shpallej fajtor pėr vrasjen me paramendim tė Xhevat Demirit, Nimet Zenelit, Masar Aliut dhe Artuar Dajės, vrasjes me dashje tė Idajet Beqirit, tė vrasjes sė mbetur nė tentativė tė Gramoz Selmanit dhe Masar Aliut, si edhe pėr “pjesėmarrje nė organizatė kriminale”, “armėmbajtje pa leje”, “shkatėrrim prone me zjarr” dhe “vjedhje me dhunė”. Ndėrsa avokati mbrojtės i tė pandehurit Enver Dondollaku pretendoi pafajėsi pėr klientin e tij. Sipas avokatit, provat e sjella nga organi i akuzės nuk provonin fajėsinė e klientit qė ai pėrfaqėsonte. Pasi i dha fund shqyrtimit gjyqėsor, Gjykata e Krimeve tė Rėnda u tėrhoq nė dhomėn e kėshillimit. Pas rreth 50 minutash u shpall verdikti pėrfundimtar, ku Enver Dondollaku u deklarua fajtor pėr veprat penale pėr tė cilat akuzohej dhe u dėnua me burgim tė pėrjetshėm. Fakti qė pėr tė pak mė parė ishte pranuar gjykimi me kohė tė shkurtuar, dėnimi i tij u ul nė 25 vjet burg.  ar.ba

 

Publikoje në:

Disktutime, lajme dhe informacione nga jeta e perditshme

Informacione mbi artikullin

Panorama

Publikuar nga: Panorama

Tė tjera lajme interesante

Regjistrim

Ju mund tė regjistroheni pėr RSS ose pėr tė marrė e-mail me lajmet mė tė fundit.

Regjistrohuni per RSS feed


Ky opsion do tė rivendose dhe njėherė rregullat a paracaktuara tė shfaqjes sė lajmeve nė faqe.

Ri-vendos