Provimet e lirimit, sot testi gjuhė- letėrsi

Rreth 50 mijė nxėnėsit e klasave tė IX-ta iu nėnshtruan sot provimit tė Gjuhė- Leximit. Vlerėsimi i tezave tė provimit do tė kryhet nga grupi mė i mirė i mėsuesve tė lėndės. 

TIRANE- Rreth 50 mijė nxėnėsit e klasave tė IX-ta, tė cilėt pėrfunduan mė 5 qershor vitin shkollor, iu nėnshtruan sot provimit tė Gjuhė- Leximit, njė procedurė e ngjashme me atė tė Maturės Shtetėrore.

Teza e kėtij provimi tė lirimit pėrmbante rreth 20 pyetje, 10 prej tė cilave ishin me alternativa dhe 10 tė tjera me zhvillim. Vlerėsimi i pyetjeve do tė bėhet me pikė, tė cilat ekuivalentohen mė pas nė notė. Vlerėsimi i çdo pėrgjigjeje tė dhėnė nga nxėnėsi pėr kėrkesėn pėrkatėse, mbėshtetet nė skemėn e vlerėsimit tė pėrgatitur nga Agjencia e Vlerėsimit dhe Arritjeve tė Nxėnėsve (AVA).

Vlerėsimi i tezave tė provimit do tė kryhet pranė ambienteve tė drejtorive arsimore tė rrethit, ku do tė mblidhen tė gjitha testet e plotėsuara. Pėr korrigjimin e tyre do tė pėrzgjidhet grupi mė i mirė i mėsuesve tė lėndės nga ana e drejtorive arsimore. Pas mbylljes sė kėsaj procedure vlerėsimi, do tė hapen dhe numrat e regjistrimit tė vendosur nė çdo tezė, dhe secila drejtori, nė bazė tė listave emėrore, identifikon rezultatet e nxėnėsve me emrat e tyre, tė cilat u shpėrndahen mė pas shkollave.

Pas testimit nė Gjuhė shqipe dhe Lexim letrar, nxėnėsit do tė pėrgatiten pėr provimin e matematikės nė 20 qershor.
Ndėrsa pėr sesionin e dytė tė provimeve tė lirimit, udhėzimi parashikon data tė tjera. Kėshtu, nxėnėsit qė nuk do tė kalojnė nė sesionin e parė tė provimeve tė lirimit, do t'i rijapin ato nė datat 1-5 shtator 2009.
(ATSH/BalkanWeb)


 

Publikoje në:

Disktutime, lajme dhe informacione nga jeta e perditshme

Informacione mbi artikullin

BalkanWeb

Publikuar nga: BalkanWeb

Tė tjera lajme interesante

Regjistrim

Ju mund tė regjistroheni pėr RSS ose pėr tė marrė e-mail me lajmet mė tė fundit.

Regjistrohuni per RSS feed


Ky opsion do tė rivendose dhe njėherė rregullat a paracaktuara tė shfaqjes sė lajmeve nė faqe.

Ri-vendos