Pėrgjigjet e sakta tė provimit tė Matematikės

Rreth 37 mijė maturantė, nė tė gjithė vendin, iu nėnshtruan dje provimit tė dytė tė detyrueshėm, atij tė lėndės sė Matematikės. Ashtu si nė provimin e parė, atė tė Letėrsisė, teza kishte nė pėrmbajtjen e saj rreth 25 pyetje. Testet janė hartuar nga specialistė tė pėrzgjedhur nga Ministria e Arsimit, tė cilėt qėndruan nė izolim tė plotė nė ambientet e Agjencisė sė Vlerėsimit tė Arritjeve tė Nxėnėsve (AVA). Pėrgjigjet e provimit tė dytė tė detyrueshėm tė Maturės Shtetėrore 2009, pritet tė dalin pas dhjetė ditėsh, nė pėrputhje me rregulloren e hartuar nga Ministria e Arsimit. Ndėrsa, rezultatet e provimit tė parė, atij tė Gjuhės dhe Letėrsisė, tashmė janė zbardhur, por pritet qė tė dhėnat tė kompjuterizohen dhe mė pas tė bėhen tė ditura pėr tė gjithė tė rinjtė. Sipas drejtorit tė Arsimit Parauniversitar nė Ministrinė e Arsimit, Fatmir Vejsiu, tė gjithė maturantėt do tė njihen me pikėt qė kanė marrė nė provimin e Letėrsisė, ditėn e martė. Sipas drejtorit Vejsiu, provimi i Matematikės ka vijuar normalisht, ndėrsa filloi njėkohėsisht nė tė gjithė vendin nė orėn 10:00 dhe zgjati 2 orė e gjysmė. Maturantėt nė kėtė provim u testuan pėr 7 lloje tė ndryshme testesh, sipas profilit tė shkollės sė gjithsecilit. Pas daljes sė rezultateve pėr dy provimet e detyruara tė maturės shtetėrore, nga ana e Ministrisė sė Arsimit ėshtė premtuar se do tė bėhet publik edhe Formulari A2, nė tė cilin tė rinjtė kandidatė, pėr nė institucionet e arsimit tė lartė publik nė vend, do tė duhet tė rreshtojnė dhjetė preferencat e tyre pėr studime. Ky formular, sipas rregullores sė maturės, duhej tė ishte shpėrndarė qė nė fund tė muajit maj, por pėr shkak tė mungesės sė miratimit tė kuotave tė pranimit nė universitete, ai ėshtė shtyrė. Nė datėn 10 korrik, maturantėt do t‘i nėnshtrohen dhe provimeve tė fundit, atyre me zgjedhje, pėr t‘i dhėnė fund kėshtu procesit tė maturės shtetėrore. Gazeta "Shqip" boton sot tė plota edhe ēelėsin e pėrgjigjeve tė sakta tė provimit tė matematikės pėr tė tre profilet e gjimnazit, atė natyror, shoqėror si dhe tė pėrgjithshėm, nė tė dy variantet e pėrgatitura nga specialistėt e AVA-s. Po kėshtu, edhe pėrgjigjet pėr testet e hartuara pėr maturantėt e shkollave tė mesme tė gjuhėve tė huaja, si dhe tė shkollave profesionale (3+2), dhe pedagogjike. Mbi bazė tė kėtyre pėrgjigjeve maturantėt mund tė llogarisin paraprakisht pikėt qė duhet tė marrin nė provim.

Shenim: Pergjigjet mund t‘i lexoni ne PDF



 

Publikoje në:

Disktutime, lajme dhe informacione nga jeta e perditshme

Informacione mbi artikullin

Gazeta Shqip

Publikuar nga: Gazeta Shqip

Tė tjera lajme interesante

Regjistrim

Ju mund tė regjistroheni pėr RSS ose pėr tė marrė e-mail me lajmet mė tė fundit.

Regjistrohuni per RSS feed


Ky opsion do tė rivendose dhe njėherė rregullat a paracaktuara tė shfaqjes sė lajmeve nė faqe.

Ri-vendos