Guinea Bisau, shteti afrikan tani ėshtė mbretėria botėrore e narkotrafikut

Ėshtė i pesti ndėr vendet mė tė varfra nė rruzull. Nuk ka burgje dhe rrugėve sillen shumė pak policė. Tani ky shtet i dėshtuar ėshtė vėnė nėn shėnjestrėn e karteleve kolumbiane tė drogės, tė cilėt e kanė kthyer nė njė nga pikat mė tė rėndėsishme tė transitit drejt Evropės Rruga pėrballė klubit "X" nė Bisau, kryeqyteti i tė pestit ndėr vendet mė tė varfra nė rruzull ėshtė gjithė gropa. Nuk ėshtė riparuar qė nga koha kur mbi tė kalonin mjetet e rėnda ushtarake gjatė luftės civile nė Guinea Bisou nė fund tė viteve nėntėdhjetė. Por makinat e parkuara pėrreth - Porsche dhe Audi tė fundit - do vinin nė siklet edhe rrugėt mė tė famshme tė Evropės. Brenda nė lokal dėgjohet muzikė pop evropiane dhe njė birrė kushton mė shumė (dyfishin) se tė ardhurat mesatare ditore pėr frymė prej njė dollari nė ditė. E megjithatė, kjo mesatare tmerrėsisht e ulėt tė ardhurash nuk i pengon pronarėt e klubeve tė tilla tė importojnė uiski nga Evropa (kushton 80 dollarė shishja). Njė nga klientėt e rregullt tė lokalit na tregon njerėzit qė pėrfaqėsojnė etapat e ndryshme tė trafikut tė kokainės, e cila niset nga Amerika e Jugut, udhėton pėrmes Guinea Bisau pėr nė Afrikėn Perėndimore dhe pėrfundon nė Britani e nė pjesė tė tjera tė Evropės. "Ai ėshtė trafikant i madh dhe ai pėrkrah ėshtė truproja. Ai aty hiqet si kush e di se ēfarė, por ėshtė peshk i vogėl. Ajo gruaja ėshtė mushkė (kėshtu quhen nė zhargon njerėzit qė e transportojnė kokainėn). Ka qenė nja dy herė nė Evropė". Nė njė rrugė tė rrethuar me ndėrtesa tė stilit kolonial gjendet restoranti i anės. Mund tė ngatėrrohet fare mirė me njė pikė tė kėndshme turistike. "Por klientėt e vetėm qė na vijnė janė kolumbianė", vėren Ana. "Ky vend po shkatėrrohet nga trafikantėt e drogės. Gjenden kudo. Pak javė mė parė, njeriu qė dikur punonte tek unė si kopshtar, mė trokiti nė derė e mė pyeti nėse doja tė blija shtat kilogramė kokainė". Nėpėr lokalet pėr tė ardhur keq gjenden njė mori baronėsh kolumbianė droge, qė vėrtiten me makina nga mė luksozet e me vajza tė bukura pėrkrah. Jashtė qytetit gjenden vila tė bukura me veranda gjigante, pishina e me porta tė mėdha hekuri tė ruajtura nga njerėz tė armatosur. Ditėn, Guinea Bisau tė jep pėrshtypjen e atij qė ėshtė nė tė vėrtetė, njė vend i varfėr. Shumė nga banorėt nuk kanė mundėsi tė blejnė njė biletė autobusi, jo mė tė kenė makinė personale. Nuk ka rrjet qendror furnizimi me energji elektrike. Ujė tė rrjedhshėm kanė vetėm tė pasurit dhe ndėrtesat shtetėrore, si pallati presidencial janė nė gjendje tė rrėnuar edhe sot, nėntė vjet pas pėrfundimit tė luftės civile. Por nga Organizata e Kombeve tė Bashkuara cilėsohet si "i pari narko shtet" i kontinentit. Autoritetet e luftės kundėr narkotrafikut tregojnė se kanalet tradicionale tė kokainės qė kalojnė pėrmes Karaibeve, Xhamajkės dhe Panamasė tani gėlojnė nga forcat policore, gjė qė i ka detyruar kolumbianėt tė gjejnė rrugė tė tjera transporti. Gjithashtu, dalja nė skenė e karteleve tė forta meksikane i ka detyruar amerikanojugorėt tė shkojnė nė Evropė pėrmes Atlantikut, duke lėnė pas dore ato qė kalojnė pėrmes Amerikės Qendrore. Ajo qė dikur pėrbėnte rrugėn e tregtisė sė skllevėrve, bregu perėndimor i Afrikės, ėshtė kthyer sėrish nė qendėr tė vėmendjes, thotė Antonio Maria Kosta, drejtori i zyrės sė OKB-sė pėr drogėn dhe krimet (UNODC). "Nė shekullin XIX, uria evropiane pėr skllevėr shkatėrroi Afrikėn Perėndimore. Dyqind vjet mė vonė, oreksi pėr kokainė mund tė bėjė tė njėjtėn gjė". Pushtimi i Afrikės Perėndimore nga kolumbianėt dhe kartelet e tjera tė drogės po bėhet me shpejtėsi tė pabesueshme. Mes viteve 1998-2003 sasia totale e kokainės qė kalonte nėpėr kėtė territor nuk i kalonte 600 kilogramėt nė vit. Tani kjo shifėr ėshtė pesėfishuar. Vlera e drogės sė trafikuar nėpėr territor e kalon shumė herė produktin e brendshėm bruto tė kėtij vendi. Njė e katėrta e gjithė kokainės qė konsumohet nė Evropėn e Perėndimit trafikohet pėrmes Afrikės Perėndimore. Bandat nigeriane tė drogės kanė qenė historikisht shumė aktive nė skenėn globale tė trafikut, por shėnjestra e trafikantėve latinoamerikanė kanė qenė "shtetet e dėshtuara" tė Bregut tė Artė, ku varfėria ėshtė e skajshme, ku shoqėria ėshtė e pėrgjunjur nga luftėrat civile dhe ku institucionet shtetėrore mund tė blihen me lehtėsi. Faktorė tė tillė e bėjnė Guinea Bisou prenė e pėrkryer. Sipas UNODC, nė kėtė shtet vlera nė para e drogės sė trafikuar ėshtė mė e madhe se tė ardhurat kombėtare. "Ėshtė fakti i njohur", bėn tė ditur Agjencia Afrikane e Kėshillimit "se pa ndihma nga jashtė Guinea Bisou mbetet tėrėsisht nė mėshirė tė trafikantėve qė zotėrojnė teknologji nga mė tė pėrparuarat e tė armatosur mė sė miri". Shteti qė numėron 1.5 milionė banorė renditet i pesti ndėr vendet mė tė varfra tė rruzullit. Edhe historia e tij ėshtė po kaq e zymtė: pas njė konflikti tė pėrgjakshėm 13-vjeēar arriti tė fitonte pavarėsinė nga Portugalia. Kaloi vitet e para nėn njė diktaturė marksiste deri nė ēastin kur Zhoao Bernardo Vieira u rrėzua nga njė revoltė e armatosur. Krizat e mėpasshme, dy luftėra dhe kolapsi ekonomik e sollėn pėrsėri diktatorin nė pushtet, nė vitin 2005. Shtėpia e Bardhė e ka cilėsuar Guinea Bisau si njė ndėr rrugėt kryesore qė pėrdorin trafikantėt amerikanolatinė pėr tė furnizuar me kokainė Evropėn Perėndimore. Kosta shpjegon: "Kur erdha pėr herė tė parė nė vend, e kisha shumė tė lehtė tė vėreja pasuritė qė buronin nga narkotrafiku. Jashtė kryeqytetit vėrehen vilat luksoze. Shpesh tė zė syri makina shumė luksoze ku nuk mund tė mungojnė vajzat e bukura, si ato tė filmave tė Xheims Bondit. Ekzistonin edhe njė seri hotelesh ku nuk mė kėshillohej tė shkoja". Njė zyrtar i lartė i Agjencisė Amerikane sė Luftės Kundėr Drogės (DEA) shpjegon pėrse Guinea Bisau ėshtė shėnjestėr e pėrsosur pėr narkotrafikantėt. "Gjeografikisht, Afrika Perėndimore ofron lehtėsi tė shumta gjeografike. Narkotrafikantėt mund tė arrijnė aty me avion - nė ndonjė prej pistave tė shumta tė lėna pas dore nga lufta - ose me mjete lundrimi. Anijet mund tė ankorohen nė ujėra jashtė ēdolloj monitorimi, ndėrsa barkat e vogla shkarkojnė nė breg drogėn krejt tė pashqetėsuara". "Guinea Bisau ėshtė njė shtet i dėshtuar dhe ėshtė si tė lėvizėsh nėpėr njė shtėpi tė boshatisur", shton zyrtari i DEA-s duke shpjeguar se nė vend nuk ka burgje. Njė anije e ndryshkur patrullon njė vijė detare 350 kilometra tė gjatė bashkė me 82 ishuj. Hapėsira ajrore nuk patrullohet. Policia ka shumė pak makina tė cilat nuk kanė radio, kufje apo telefona. "Kushdo mund tė shkojė, tė blejė ēfarė tė dojė me ndihmėn e autoriteteve, tė ushtrisė e tė banorėve. Kokaina ngarkohet dhe transportohet drejt Evropės qoftė pėrmes detit, drejt Spanjės e Portugalisė, ashtu si edhe pėrmes ajrit duke pėrdorur ‘mushkat‘. Nė njė avion tė vetėm, nė vitin 2006, udhėtonin plot 32 ‘mushka‘ qė transportonin kokainė nga Guinea Bisau". Zyrtari pranon se "e gjitha kjo ndodhi me shpejtėsi shumė tė madhe dhe reagimi ka qenė shumė i dobėt. E kryesojnė ata lojėn". Edhe fakti qė pjesa dėrrmuese e pėrfaqėsive perėndimore u larguan nga vendi pas fillimit tė konfliktit tė armatosur duke preferuar mė pas tė operonin nga Senegali fqinj. Kalvari i kokainės sė Guinea Bisau nisi tre vite mė parė kur njė peshkatar gjeti nė njė prej ishujve disa pako me pluhur tė bardhė. As qė e kishin idenė ēfarė qe ajo substancė e bardhė misterioze. "Fillimisht e pėrdorėn pėr tė lyer trupat gjatė ceremonive tradicionale", kujton gazetari vendas, Alberto Dabo. "Pastaj ia hodhėn tė korrave, tė cilat u shkatėrruan pėr shkak tė drogės. Arritėn deri nė atė pikė sa ta pėrdornin pėr tė krijuar vijat e bardha tė njė fushe futbolli". Ēasti i vėrtetė mbėrriti kur dy latinoamerikanė ia behėn me njė avion tė vogėl e me 1 milion dollarė nė xhepa pėr tė blerė mallin e humbur. Dy burrat u arrestuan nga policia, por u liruan. "Kur njerėzit mėsuan pėr ēfarė bėhej fjalė dhe se mund ta shisnin", tregon Dabo, "disa prej peshkatarėve blenė makina e ndėrtuan shtėpi". Njė faktor tjetėr qė e bėn Guinea Bisau njė parajsė pėr bandat e narkotrafikut ėshtė prania thuajse e papėrfillshme e ligjit. "Nė rast se je bos i ndonjė organizate kriminale ėshtė shumė e lehtė tė operosh", shpjegon Amado Filip de Andres, numri dy i UNODC nė vend. "Ligji nuk ushtron asnjė lloj kontrolli pėr dy motive: nuk ka pajisje dhe as kapacitete njerėzore". Njė tjetėr fenomen mbi tė cilin vėnė theksin DEA dhe UNODC ėshtė shtrirja nė vend edhe e trafikut tė heroinės nga kartelet aziatike dhe afrikane, tė cilėt e shfrytėzojnė kanalin nė drejtim tė kundėrt, pėr ta furnizuar tregun amerikan. Vitin e shkuar DEA dhe policia e Ēikagos arrestoi nėntė afrikanė qė kishin mbėrritur ne Shtetet e Bashkuara nga Afrika Perėndimore dhe nė mėnyrė tė veēantė nga Guinea Bisau. Organizma tė ndryshėm kanė shifra tė ndryshme mbi praninė e kolumbianėve nė vend, por njė vėzhgues vėren se nė Guinea Bisau numėrohen tė paktėn 60 trafikantė kolumbianė. Kanė blerė biznese lokale, pėrfshi dyqane e fabrika dhe kanė ndėrtuar shtėpi tė mėdha e tė rrethuar me roje tė shumta. "I shohim kėta njerėz tė veprojnė tė patrazuar. U tregojnė tė gjithėve sa tė pasur janė. E tregojnė pa pasur kurrfarė frike", thotė Xhamel Handem, njė aktivist vendas. Mendohet se forcat e armatosura dhe disa politikanė tė lartė vendas janė pėrfshirė thellė nė gjithė kėtė trafik kokaine. Vitin qė shkoi u arrestuan dy ushtarakė sė bashku me njė civil nė njė mjet qė transportonte 635 kilogramė kokainė. Ushtria siguroi menjėherė lėshimin e dy ushtarakėve dhe as qė u dėgjua se do pėrballeshin me akuza. Nė zyrėn e tij tė mobiluar mė sė miri, zėdhėnėsi i forcave tė armatosura tė vendit, Arsenio Balde, hedh poshtė ēdo mundėsi qė ushtria tė jetė e pėrfshirė nė trafikun e drogės. Lidhur me rastrin nė fjalė, ai thotė se ushtarakėt u gjendėn nė vendin e gabuar nė ēastin e gabuar: "Ishin nė rrugė e po kėrkonin ndonjė makinė. Ai zotėria ndaloi dhe ata hipėn. Mė pas makina u ndalua dhe qė tė tre u arrestuan. Nuk ekziston asnjė provė pėr pėrfshirje nė shkallė tė gjera. Ju lutem vetėm tė na sillni ndonjė provė. Kaq po ju kėrkojmė". Edhe zėdhėnėsi i qeverisė, Pedro da Kosta, jep pėrgjigje pak a shumė tė ngjashme pėr pyetjen nėse ekzekutivi i vendit ėshtė pėrfshirė nė trafikun e drogės. "Nuk kam asnjė lloj informacioni tė tillė", thotė prerė. Kėmbėngul nė vullnetin e qeverisė pėr ta ndalur trafikun dhe shpjegon se mundėsitė janė tė kufizuara pėr shkak tė mungesės sė mjeteve. Por si shumė tė tjerė nė Guinea Bisau edhe ai mendon se pėrplasjet mes karteleve pėr dominimin e tregut mund ta shtyjnė pėrsėri vendin nė luftė civile. "Sigurisht qė shqetėsohemi. Jemi tė gjithė tė preokupuar. Nuk e di sa pasojat mund tė jenė tė ngeshme me ato tė viteve 1998-‘99, pasi sot motivimet janė tė ndryshme. Por sigurisht qė pėrbėjnė njė rrezik tė madh pėr vendin". Zgjedhjet parlamentare, tė planifikuara fillimisht pėr t‘u zhvilluar gjatė kėtij muaji, u shtynė pėr nė fund tė vitit. Fushata mund tė shkaktonte tensione mes grupimeve politike dhe tė ndihmonte edhe mė tej korrupsionin. Zyra e UNOCD ka pėrpiluar njė plan tė detajuar pėr tė ndihmuar Guiena Bisau. Nė vitin 2006 u fol pėr njė buxhet tė mundshėm prej disa qindra miliona dollarėsh tė grumbulluara nga donatorė tė huaj. Por nė fund kėta nuk pranuan t‘i jepnin ato para. Vitin e shkuar, zyra u shfaq me njė projekt shumė mė modest qė do pėrqendrohej te reforma e shėrbimeve tė sigurisė, qė pėrfshinte gjithashtu edhe ndėrtimin e njė burgu. Kostot mendoheshin se do preknin 19 milionė dollarėt. Dhe sikur tė mos mjaftonte prania e karteleve, Guinea Bisau po pėrballet me njė tjetėr problem tė rėndė, atė tė shtimit tė pėrdoruesve tė drogės mes popullsisė. "Ushtarėt shpėrblehen me mall", thotė Antonio Maria Kosta, "ndėrkohė qė gjithēka nuk dėrgohet nė Evropė shitet nė tregun vendas".

 

Publikoje në:

Disktutime, lajme dhe informacione nga jeta e perditshme

Informacione mbi artikullin

Gazeta Shqip

Publikuar nga: Gazeta Shqip

Tė tjera lajme interesante

Regjistrim

Ju mund tė regjistroheni pėr RSS ose pėr tė marrė e-mail me lajmet mė tė fundit.

Regjistrohuni per RSS feed


Ky opsion do tė rivendose dhe njėherė rregullat a paracaktuara tė shfaqjes sė lajmeve nė faqe.

Ri-vendos